LAJMET E FUNDIT

Scharlowsi: Kosova duhet të shtojë buxhetin për arsim

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, së bashku me GIZ-in dhe partnerët tjerë ndërkombëtarë po mbështetësin fushatën “Për Arsim më të Mirë në Kosovë”.

Boris Scharlowsi, udhëheqës i projektit GIZ CDBE, tha se nga rezultatet e PISA-s, kanë dalë rekomandimet që Kosova duhet të punojë për rritjen e cilësisë në arsim.

“Ne kemi rekomanduar qeverisë së Kosovës të rris buxhetin për arsimin në nivelin e OECD-së”, tha ai sot në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).

Ai ka bërë me dije se ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, është zotuar se do të shtojë buxhetin për arsim.

Scharlowsi vlerësoi se sot nuk duhet të mësohet përmendsh. “Sot kemi google dhe nxënësit nuk kanë nevojë të mësohet me atë metodë. Ne presim përkrahje nga kryeministri i Kosovës, ai vet e ka nënshkruar peticionin”, theksoi ai.

Arsimi sipas udhëheqësit të projektit GIZ është shumë me rëndësishëm për zhvillimin e një shoqërisë.

“Deri më tani kemi trajnuar mbi 5 mijë mësimdhënës. Si donatorë po investojmë në arsim, por nuk mund të ndërrojmë sistemin. Kosova duhet të besojë modifikime në sistem”, tha ai.

Ndryshe qëllimi i këtij aktiviteti është avokimi publik dhe promovimi i mëtejmë i objektivit të fushatës “Arsimi në dorën tënde” , e lansuar në nëntor të vitit të kaluar, e cila ka për synim vetëdijesimin e faktorëve vendimmarrës dhe shoqërisë që arsimi të bëhet ndër prioritetet kryesore të Qeverisë së Kosovës. Pjesë e aktiviteteve do të jetë edhe një grup nxënësish do t`ia dorëzojnë kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, peticionin me mbi 100 mijë nënshkrime të nxënësve, mësimdhënësve dhe qytetarëve, të cilat janë mbledhur nga nëntori i vitit 2017.

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 96
    Para se të flasim për secilin veç e veç, duhet theksuar fakti se janë të rralla edhe në botën me qytetërim të lartë, kur anëtarët e një familjeje hyn së bashku me historinë e lëvizjes kombëtare të një populli, siç është rasti me familjen e Qeriazëve. Prof. Dr. NEBI DERVISHI…
    Tags: të, në, dhe, për
  • 88
    Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, gjatë vizitës së tij zyrtare në Zagreb, është pritur sot nga ministri i Shëndetësisë së Kroacisë, Milan Kujundzic, njofton kumtesa ministrore, transmeton Koha.net. Ismaili dhe Kujundzic diskutuan për forcimin e bashkëpunimit mes dy vendeve në fushën e shëndetësisë, në veçanti rreth ndihmës që ky shtet…
    Tags: të, në, për, dhe
  • 86
    28 vite më parë delegatët e Kuvendit të atëhershëm të Kosovës, miratuan Deklaratën Kushtetuese të pavarësisë së Kosovës, e njohur si Deklarata e 2 Korrikut. Në këtë ditë historike, Kosova është shpallur njësi e veçantë, në kuadër të federatës së atëhershme jugosllave. Deklarata Kushtetuese e 2 Korrikut të vitit 1990…
    Tags: të, dhe, kosovës, në
  • 85
    Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, shefja për Politikë të Jashtme dhe Siguri e BE-së, Federica Mogherini dhe Komisioneri për Zgjerim, Johannes Hahn, do të vizitojnë vendet e Ballkanit, përfshirë edhe Kosovën. Vizita në Kosovë e zyrtarëve evropianë, e paraparë më 28 shkurt, bëhet në kuadër të një turneu të…
    Tags: të, në, për, dhe
  • 85
    Sulmin e gjerë që e kishte ndërmarrë Serbia në Drenicë për të zhdukur Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës e koncentroi në Prekaz, në zemrën dhe kokën e UÇK-së duke i bërë asaj një rrethim të hekurt. Ajo që do të ndodhë në fillimet e marsit të vitit 1998 do të jetë…
    Tags: të, dhe, në
Comments