Kulturë

“Selfie Mundi” vazhdon rrugëtimin si ekspozitë virtuale

Galeria e Ministrisë së Kulturës “Qafa” i është rikthyer ekspozimit online të veprave, pas vendimit të ekzekutivit në kuadër të masave për parandalimin e përhapjes së COVID-19, që përfshin edhe pezullimin e aktiviteteve kulturore në ambiente të mbyllura. Për Galerinë mbetet e rëndësishme përshtatja me situatën e krijuar dhe promovimi i artistëve që këtë vit artin e tyre do ta shpalosnin në hapësirën e këtij institucioni.

Kësisoj, vendimi i së martës ka bërë që ekspozita “Selfie Mundi” e artistes së re Engji Jaha të mbyllet para afatit. Për këtë “Qafa” ka vendosur që ekspozita, e cila zbërthen dualizmin e personalitetit dhe lojën me kohën, ta vazhdojë rrugëtimin në mënyrë virtuale.

Ekspozita e hapur më 16 qershor ishte menduar që të qëndronte e hapur për një muaj. Hapja e saj kishte bërë që muret e Galerisë të mbuloheshin me art pas më shumë se tre muajve që nga mbyllja e parë e saj për shkak të masave të ndërmarra për parandalimin e përhapjes së virusit COVID-19.

Artistja Engji Jaha përmes artit të saj shfaq dy anët e personalitetit të saj. Është pakëz engjëll e pakëz djall e ndonjëherë të dyja bashkë. Punon me autoportrete dhe përmes tyre shtjellon narrativa nga jeta e saj. Luan me kohën. Kthehet prapa, tek vishet me klasicizëm. “God Save the Queen” (Zot ruaje Mbretëreshën), “Poker në kazinonë ‘Omerta’”, “Psyche”, “Fallxhorja”, “Çupëza Engji” dhe “Dy Engjit”, janë disa prej titujve të veprave të ekspozuara.

Dhurata Ramosaj – Shala, koordinatore e Galerisë së Ministrisë së Kulturës, ka thënë se nuk do t’u përshtaten rrethanave dhe udhëzimeve të Qeverisë. “Nuk do të ndalemi së promovuari ekspozitat që janë përzgjedhur për programin e këtij viti. Besoj se do t’i realizojmë të gjitha gjatë këtij viti”, ka thënë ajo. Sipas saj, posa të ketë ndonjë vendim për hapjen e galerive ata do të vazhdojnë më ekspozitën e radhës, atë të artistit Yll Xhaferi. © KOHA. 

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 88
    Fuqia e fjalëveNga Pastor Jack Wellman Fjalët kanë kuptim…ato mund të ndërtojnë ose rrënojnë, por fjalët po ashtu kanë aftësinë të ndryshojnë. Fjalët kanë aftësinë të ndryshojnë edhe njerëzit. Lë të sjellin fjalët tona ndryshim për mirë. Të dua Faleminderit Më fal Të lutem Të dua Ky është një togfjalësh shumë i…
    Tags: të, për
  • 84
    A ka gjasë Kadare të shijojë “Nobelin” këtë të premteGjithkush që pret me padurim entuziast mesin e këtij tetori për të parë nëse shkrimtari i tij i preferuar merr çmimin e madh të letërsisë, Nobel Prize, duhet me patjetër të gëzojë dyfish. Siç shkruan "Shqip", Akademia Suedeze e çmimit pohon se të gjithë ata ‘lojtarë letrarë basti’ në këtë…
    Tags: të, për
  • 83
    Përcaktohen tarifat që mediat duhet të paguajnë për të shfrytëzuar muzikën për transmetimPas afër 5 viteve të negociatave mes Shoqatës për Menaxhimin Kolektiv të të Drejtave APIK dhe mediave, në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, është nënshkruar sot marrëveshja për tarifat e përgjithshme që duhet të paguajnë mediet, përkatësisht televizionet dhe radiot, për shfrytëzimin e muzikës si lëndë e mbrojtur me…
    Tags: të, për
  • 80
    “Through Arts We Rise” në kohë pandemie kthen vëmendjen për të pastrehëtNë fillim të këtij viti artistja Alketa Xhafa-Mripa kishte themeluar një organizatë për të adresuar çështjet shoqërore nëpërmjet artit. E kishte titulluar “Through Arts We Rise” (Përmes artit ne lartësohemi). Këtë muaj artistja që jeton në Londër i është përveshur punës. Përmes kësaj organizate ka hapur thirrjen e parë për…
    Tags: të, që, për
  • 78
    Konkursi për Shpërblimin për gazetari “Rexhai Surroi” i hapur deri më 1 nëntor“Grupi KOHA” fton gazetarët e mediave të shkruara që të konkurrojnë për Shpërblimin për gazetari “REXHAI SURROI” 2018 Afati mbyllet më 1 nëntor Në shenjë respekti dhe kujtimi të gazetarit, shkrimtarit, politikanit dhe diplomatit kosovar, “Grupi KOHA” fton të gjithë autorët dhe gazetarët e interesuar që të garojnë për Shpërblimin “Rexhai…
    Tags: të, për
Comments