LAJMET E FUNDIT

Selimi: Humbësi më i madh është Shpend Ahmeti

Rexhep Selimi, deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, në Interaktiv të KTV-së, ka folur për zhvillimet e fundit në Lëvizjen të cilës i përket ai.

Duke e komentuar largimin e kryetarit të Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, nga postet e tij në Lëvizjen Vetëvendosje, Selimi tha se kjo është humbje për Ahmetin, ndërsa theksoi se nuk e ka befasuar një vendim i tillë.

“Unë me Shpendin jemi miq. Por, nuk më ka befasuar duke e njohur nga afër. Ndoshta votuesit e Shpendit janë ndierë më të befasuar të cilët nuk e kanë ditur se Shpendi ka kohë që nuk merr pjesë në mbledhjet e Kryesisë. Tash jam i detyruar t’ia respektoj vendimin, por duhet t’i them se ka gabuar. Mendoj se ai tash e tutje duhet të mbajë fjalën para qytetarëve, t’i realizojë premtimet, t’i mbrojë të drejtat e qytetarëve të Prishtinës, dhe ta përmbush mandatin e tij si kryetar i Prishtinës duke u realizuar premtimet e dhëna”, theksoi ai, raporton Koha.net.

“Mendoj se në këtë rast, në spektrin politik, më së shumti ka humbur Shpendi, sepse Shpendi nuk e ka një Lëvizje Vetëvendosje tjetër, e Lëvizja do ta ketë një kandidat tjetër në zgjedhjet e ardhshme. Unë i dëshiroj suksese në udhëheqjen e Prishtinës, sepse suksesi i tij në udhëheqje është në interes të qytetarëve”, u shpreh Selimi.

Duke folur për mundësinë e dorëheqjes së Shpend Ahmetit nga drejtimi i Prishtinës, Selimi tha se VV nuk e ka biseduar fare këtë temë.

“LVV nuk ka pasur probleme me Shpendin e as anasjelltas. Ky është vendim i tij, të cilin unë s’e përkrahi, ka gabuar, por shpresoj se mandatin do ta realizojë siç ka premtuar”, tha Selimi, duke shtuar se nuk e di arsyen e largimit.

“Nuk e besoj se do t’i bashkohet krahut tjetër”, tha ai, duke iu referuar grupit të quajtur tashmë “grupi i Molloqajt”.

“Nga Grupi Parlamentar i LVV-së deri më tani nuk ka dorëheqje. Ata kanë dhënë dorëheqje nga pozitat e strukturës së organizatës politike, por jo nga GP dhe nga LVV. Ata janë anëtarë të VV-së dhe të GP-së. Nuk dua t’i konsideroj ndryshe, përveçse ashtu siç janë”, tha Selimi në Interaktiv.

Ai tregoi se në mbledhjen e sotme të GP të LVV-së, grupi i të dorëhequrve nuk kanë qenë të pranishëm.

“LVV nuk është ndarë. Ka dorëheqje, por nuk është ndarë. Ka dorëheqje nga strukturat e VV-së, pro jo nga GP. Duhet ta dimë se në gjendje më të rëndë është Kosova sesa LVV. Vetëvendosje nuk është e formuar për vetveten, por për Kosovën”, u shpreh deputeti i VV-së, Rexhep Selimi.

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 70
    Para se të flasim për secilin veç e veç, duhet theksuar fakti se janë të rralla edhe në botën me qytetërim të lartë, kur anëtarët e një familjeje hyn së bashku me historinë e lëvizjes kombëtare të një populli, siç është rasti me familjen e Qeriazëve. Prof. Dr. NEBI DERVISHI…
    Tags: të, në, për
  • 69
    Pas kërkimeve të jashtëzakonshme në Arkivat e Romës në Bosnje dhe në Kroaci, studiuesja e njohur Blerina Suta ka zbuluar fakte që hedhin dritë në jetën dhe veprën ende të panjohur të At Gjegj Fishtës, shkruan ‘Shqiptarja’. Ajo ka zbuluar poezinë e parë të At Gjergj Fishtës dhe një dëftesë…
    Tags: të, në, për
  • 64
    Përshkrimi dhe studimi i së folmes së fshatrave shqiptare të Ukrainës, për të cilën bie fjala më poshtë, ishte filluar që në çerekun e parë të shek. XX nga akademiku N. S. Derzhavin dhe ka vazhduar deri kohët e fundit, shkruan Aleksander Novik. Kontributin me vlerë në studimin linguistik të…
    Tags: të, në
  • 64
    Filmi kosovar “Agnus Dei” me skenar dhe regji të Agim Sopit, është shpallur si Filmi më i mirë i metrazhit të gjatë / Mejor Largometraje de Ficcion/ në “El Festival de Largos y Cortos de Santiago”, Santiago de Chile, i cili ka përfunduar të martën me mbrëmjen solemne të ndarjes…
    Tags: të, më, në, ka, për, nga
  • 64
    Përshkrimi dhe studimi i së folmes së fshatrave shqiptare të Ukrainës, për të cilën bie fjala më poshtë, ishte filluar që në çerekun e parë të shek. XX nga akademiku N. S. Derzhavin dhe ka vazhduar deri kohët e fundit, shkruan Aleksander Novik. Kontributin me vlerë në studimin linguistik të…
    Tags: të, në
Comments