LAJMET E FUNDIT

SHBA, partner kyç për zhvillimin e Kosovës

Ministri i Financave, Bedri Hamza, ka pritur në takim ambasadorin e SHBA-së në Kosovë, Greg Delawie, ku diskutuan për bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve, në veçanti në fushën e ekonomisë dhe financave.

Me këtë rast, ministri Hamza e falënderoi ambasadorin Delawie për bashkëpunimin dhe ndihmën e ofruar gjatë tërë këtyre viteve nga SHBA-ja, si partner kyç për zhvillimin e Kosovës, në veçanti për ministrinë e Financave.

Hamza gjithashtu e njoftoi Delawien për prioritet e Qeverisë për periudhën e ardhshme dhe planin për adresimin e sfidave në fushën e ekonomisë për ruajtjen e rritjes ekonomike dhe ruajtjes së indikatorëve makro fiskal.

“Ne si Ministri e Financave kemi bashkëpunim shumë të mirë dhe gjithëpërfshirës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përmes Ambasadës së SHBA-së në Kosovë, USAID-it dhe Thesarit Amerikan, sidomos në fushën e financave, makroekonomisë, Doganave, Administratës Tatimore, dhe presim që ky bashkëpunim të vazhdoj edhe më tej sepse është shumë i vlefshëm dhe i domosdoshëm për Kosovën”, u shpreh Hamza.

Facebook Comments

Share This:

Comments