LAJMET E FUNDIT

SHBA: Refuzimi i Speciales do të dëmtojë marrëdhëniet mes nesh

Ambasada e Amerikës në Prishtinë ka reaguar ndaj deklaratave të liderëve kosovarë, të cilët kanë thënë se iniciative e tyre për Gjykatën Speciale do të dëmtojë marrëdhëniet e Kosovës me SHBA-në.

Javë më parë krerët kosovarë kishin filluar një iniciativë për shfuqizimin e Ligjit për Gjykatën Speciale, iniciativë kjo që u ndal pas ndërhyrjes së ashpër nga ana e SHBA-së dhe shteteve të BE-së, transmeton Koha.net.

Ambasada e SHBA-së thotë se çfarëdo përpjekje e tillë e përsëritur do të kishte pasoja të thella negative për të ardhmen evropiane të Kosovës.

“Gjatë kësaj jave udhëheqësit e Kosovës kanë bërë deklarata të përsëritura publike duke thënë se një iniciativë lidhur me Gjykatën Speciale, e ndërmarrë në Kuvendin e Kosovës, nuk do të dëmtojë marrëdhëniet ndërkombëtare të Kosovës. Ata e kanë gabim. Çfarëdo përpjekje e tillë e përsëritur do të kishte pasoja të thella negative për të ardhmen evropiane të Kosovës dhe për marrëdhënien e saj me Shtetet e Bashkuara”, thuhet në komunikatë.

Ambasada amerikane më tutje shton, “gjithashtu, kërcënimet me dhunë janë tërësisht të papranueshme, dhe qartësisht dhe pa mëdyshje ato duhet të hidhen poshtë nga Qeveria”.

SHBA-ja është jashtëzakonisht e zhgënjyer me ata që do të sakrifikonin të ardhmen e shtetit të tyre për interesat personale të tyre.

“Jemi jashtëzakonisht të dëshpëruar me ata që do të sakrifikonin të ardhmen e shtetit të tyre dhe përkrahjen e patundur të Shteteve të Bashkuara në favor të interesave të tyre personale”, thuhet në komunikatë.

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 100
    Me to janë njoftuar edhe krerët shtetërorë në takimet e shumta ditëve të fundit me diplomatë ndërkombëtarë, shkruan Koha Ditore. Sipas burimeve të gazetës, nëse miratohet shfuqizimi i Speciales, do të ketë degradim marrëdhëniesh bilaterale me shtetet e mëdha të Perëndimit. Do të ketë injorim të lidershipit të Kosovës dhe…
    Tags: të
  • 82
    Duhet të bëjmë çmos dhe është një ndër prioritetet e vitit 2018, që të bëhet ristrukturimi i ndërmarrjeve publike në mënyrë që të paktën t’i eliminojmë humbjet dhe nëse s’ka fitim, të paktën të mos jenë barrë e buxhetit të Kosovës.
    Tags: të
  • 82
    Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Behgjet Pacolli ka shprehur besimin e tij të plotë se kryesuesja e sapozgjedhur e Këshillit të BE-së, Ekaterina Zaharieva do vazhdojë ta mbështesë Kosovën në rrugën e saj euro-atlantike. Pacolli ka thënë se gjatë muajit tetor të vitit që lamë pas, ka zhvilluar një takim…
    Tags: të
  • 76
    Ambasadorja e Vullnetit të Mirë për Kosovën ne IHRC (International Human Rights Commission) Elvana Shala në kuader të fushatës vetedijesuese #NjëFijeDritë kundër diskriminimit të viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë ka vizituar për gjatë shumë muajve të gjitha organizatat në të gjitha qtytetet që merren me të drejtat…
    Tags: të
  • 74
    Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës Flamur Sefaj ka njoftuar sot se deri më tash janë regjistruar tetë mijë automjete pa paguar gjobë edhe pas të tejkalimit të afatit për regjistrim, transmeton Koha.net. Këtë njoftim Sefaj e ka bërë në Facebook: “Vendimi për regjistrimin e të gjitha llojeve të…
    Tags: të
Comments