Kulturë

Shënohet festa e Shën Nënë Terezës

Ditëfesta liturgjike e Shenjtës sonë Shën Nënë Tereza, do të kremtohet solemnisht nesër, më 5 shtator, ditë e enjte, në Katedralen Shën Nënë Tereza në Prishtinë.

Pas 10 ditëve të Nënë Terezës që filluan në ditën e lindjes së saj më 26 gusht dhe pas 9 ditësh me lutje e përshpirtje kushtuar së shenjtës në katedralen me emrin e saj, sot mbahen aktivitetet në vigjilje të festës së Shën Terezës.

Sot, ndërkaq, prej orës 10:00 në ambientet e katedrales do të zhvillohet aksioni i bamirësisë i Caritas Kosova në bashkëpunim me Katedralen Shën Nënë Tereza për personat nevojtarë. Më këtë rast do të dhurohen artikuj ushqimor dhe veshmbathje.

Prej orës 18:00 do të mbahet sakramenti i rrëfimit, ndërsa prej orës 18:30 lutja e Rruzares dhe litanitë e Nënë Terezës.

Prej orës 19:00 mbahet mesha e shenjtë e vigjiljes dhe lutje pranë Altarit të Reliktit të Shën Nënë Tereza, të cilën do ta udhëheq Don Lush Gjergji, biografi i Nënë Terezës.

Ndërsa, ditëfesta liturgjike e Shën Nënë Terezës do të kremtohet solemnisht nesër në Katedralen Shën Nënë Tereza në Prishtinë.

Prej orës 10:00 është paraparë pritja e besimtarëve, miqve dhe njerëzve vullnetmirë.

Prej orës 11:00 mbahet mesha solemne e festës në Katedrale, e udhëhequr nga Ipeshkvi i Dioqezës Prizren- Prishtinë, Imzot Dodë Gjergji.

Sivjet, ditët e Nënë Terezës, nëntëditëshi përgatitor dhe devocioni ndaj saj, kanë qenë të kremtuara në mënyrë të veçantë duke e kujtuar 40-vjetorin e Çmimit Nobel për Paqe të Nënë Terezës, e cila e mori në vitin 1979 në Oslo.

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 77
    Para se të flasim për secilin veç e veç, duhet theksuar fakti se janë të rralla edhe në botën me qytetërim të lartë, kur anëtarët e një familjeje hyn së bashku me historinë e lëvizjes kombëtare të një populli, siç është rasti me familjen e Qeriazëve. Prof. Dr. NEBI DERVISHI…
    Tags: të, në, dhe
  • 74
    Kongresi i Manastirit, Kongresi i unifikimit të një alfabeti të gjuhës shqipe është tubimi i dijetareve shqiptarë më 14 nëntor deri më 22 nëntor të vitit 1908 në Manastir, në qendrën e atëhershme të Vilajetit për përcaktimin e alfabetit të gjuhës shqipe. Gjendja gjatë zhvillimit te letërsisë shqipe ishin hartuar…
    Tags: të, në, dhe
  • 72
    E shtunë, 16 shkurt 2019 09:00 Deklarata e Pavarësisë Nisja e Deklaratës së Pavarësisë nga objekti i Qeverisë së Republikës së Kosovës, për në 7 qendrat kryesore të Republikës së Kosovës: Prishtinë, Mitrovicë, Pejë, Prizren, Gjilan, Gjakovë, Ferizaj Shënim: Nisja e Deklaratave përcillet në mënyrë ceremoniale nga Garda Shtetërore, ku…
    Tags: të, në, dhe, së
  • 70
    Ministri i Kulturës i Maqedonisë së Veriut, Hysni Ismaili, sot e vizitoi Institucionin nacional “Shtëpia Përkujtimore e Nënë Terezës”, ku mbajti konferencë për shtyp bashkë me drejtorin e këtij institucioni, Arjan Asllanaj, dhe me drejtorin e Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve, Skender Asani. Në konferencën për shtyp,…
    Tags: të, në, dhe, terezës, nënë, së
  • 68
    Vendi i vogël i Ballkanit padrejtësisht nënvlerësohet. Ai ka natyrë grandioze, njerëz mikpritës dhe kulturë mahnitëse. [Ky shkrim u botua në numrin më të ri të revistës zvicerane «Weltwoche»]. Së fundi, në një ndejë, ia nisa muhabetit me një të panjohur. Kur i tregova se kam qenë për pushime në…
    Tags: të, në, dhe
Comments