Shërbejini njëri-tjetrit në martesë!
Ju gratë, jini të nënshtruara burrave tuaj, ashtu si ka hije në Zotin. Ju burrat, duajini gratë tuaja dhe mos u bëni të hidhur ndaj tyre. –Kolosianëve 3:18-19
Dejvit i pëlqen të hajë sallatë frutash në mëngjes. Kështu një mëngjes, Zoti më inkurajoi t’i përgatisja bashkëshortit tim një sallatë frutash.
Problemi ishte që nuk dëshiroja t’i përgatisja një sallatë frutash. Mendoja, pse duhet që unë t’i përgatis gjithmonë këto gjëra për të? Zoti me durim më kujtoi që t’i shërbeja bashkëshortit tim në këtë mënyrë ishte njësoj si t’i shërbeja Perëndisë.
Pyes veten sa martesa do të shpëtoheshin nga divorci nëse burrat dhe gratë do të ishin të gatshëm të tregonin dashuri duke u shërbyer njëri-tjetrit. Duket sikur të gjithë sot duan të jenë të lirë dhe Jezusi i ka bërë të lirë. Por Ai asnjëherë nuk do që ne ta përdorim atë liri me egoizëm. Ai do që ne t’u shërbejmë partnerëve tanë në martesë.
Unë e dua burrin tim dhe ndonjëherë kjo dashuri shprehet më mirë përmes shërbimit. Fjalët janë të mrekullueshme, por ndonjëherë kur ecni në dashuri, përkushtimi juaj do të tregohet përmes veprave tuaja të dashurisë.
Ju nxis të vendosni veprime mbas dashurisë tuaj. Kërkojini Perëndisë t’ju tregojë si mund t’i shërbeni dhe bekoni partnerit tuaj sot.
Lutje
Perëndi, unë nuk dua të jem egoist në martesën time. Më ndihmo t’i shërbej bashkëshortit tim ashtu si Ti më kërkon, me dashuri më shumë se me fjalë.
Related Posts
98
Isaia 18:7 ” Në këtë kohë do t’i sjellë oferta Zotit të ushtrive një komb shtatlartë dhe lëkurëndritur, një popull që e kanë frikë që nga fillimet e tij e më pas, një komb i fuqishëm që shkel çdo gjë, vendi i të cilit ndahet nga lumenjtë; do të çohen në… Tags: të, që, dhe, në, mesazh
98
Po të flisja gjuhët e njerëzve dhe (edhe) të engjëjve, dhe të mos kisha dashuri (përkushtimi i arsyeshëm, i qëllimshëm dhe frymëror është i frymëzuar nga dashuria e Perëndisë për dhe në ne), do të bëhesha si një bronz që kumbon ose si cimbali që tingëllon. – 1 Korintasve 13:1… Tags: të, që, në, dhe, mesazh
98
Që kur fruti i ndaluar u këput nga pema në Kopshtin e Edenit, raca njerëzore ka kërkuar rrugë të shkurtra për të arritur në pushtet. Jezusi u përball me të njëjtën sfidë në shkretëtirë. Në tundimin e tretë, shohim Jezusin, megjithëse Perëndia në mish dhe i vetmi i denjë për… Tags: të, në, që, dhe, mesazh
98
Që kur fruti i ndaluar u këput nga pema në Kopshtin e Edenit, raca njerëzore ka kërkuar rrugë të shkurtra për të arritur në pushtet. Jezusi u përball me të njëjtën sfidë në shkretëtirë. Në tundimin e tretë, shohim Jezusin, megjithëse Perëndia në mish dhe i vetmi i denjë për… Tags: të, në, që, dhe, mesazh
98
Isaiah 9:6-7 Sepse na ka lindur një fëmijë, një djalë na është dhënë. Mbi supet e tij do të mbështetet perandoria dhe do të quhet Këshilltar i admirueshëm, Perëndi i fuqishëm, Atë i përjetshëm, Princ i paqes. Nuk do të ketë të sosur rritja e perandorisë së tij dhe paqja mbi… Tags: të, në, dhe, që, mesazh