Kulturë

Shkrimtari Ramadan Mehmeti pasuron Bibliotekën e Gjilanit me mbi tre mijë libra

Gjilan, 13 prill – Shkrimtari Ramadan Mehmeti bibliotekën e tij personale me mbi 3 mijë e 200 libra ia ka dhuruar bibliotekës së qytetit “Fan Noli” të Gjilanit. Ramadani, që më 2013 ishte shpallur fitues i çmimit letrar “Beqir Musliu”, ka deklaruar se dhurimi i bibliotekës së tij personale është bërë për interesin publik dhe se e ka ndier veten borxhli në këtë aspekt.

Qëllimi i tij është pasurimi i fondit librar të bibliotekës së qytetit “Fan Noli” në Gjilan. Këto deklarime shkrimtari i ka bërë të enjten në bibliotekën “Fan Noli”, me rastin e hapjes së këndit të bibliotekës së tij, ku të gjithë lexuesit do të kenë qasje në librat që i ka dhuruar. Shkrimtari ka përmendur problemet e epokës digjitale e cila, sipas tij, po e ngacmon librin fizik.

“Të gjithë krijuesit letrarë kudo në botë ëndërrojnë që librat e tyre t’i kenë në biblioteka dhe sot e ndiej veten të gëzuar e të lumtur shumëfish. Biblioteka ime modeste e ndiej që ka dalë nga një përdorim personal i leximit dhe i jepet dhuratë leximit publik”, ka thënë ai.

Hapja e këndit-biblioteka e shkrimtarit gjilanas Ramadan Mehmeti është bërë në kuadër të aktiviteteve të edicionit të 16-të të “Javës së Bibliotekës në Kosovë”, që nisi të martën në Prishtinë

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 81
    Fjalët e fundit të Steve Jobs janë një “këmbanë” për të gjithë Zoti na ka bërë në një mënyrë, ne mund të ndiejmë dashurinë në zemrën e secilit prej nesh, dhe jo iluzionet e ngritura prej famës apo parasë, si ata që bëra në jetën time. Ata iluzione unë nuk…
    Tags: të, në, që
  • 79
    Filmi “Touch Me Not” (Mos më prek) e regjisores rumune Adina Pintilie, që flet për një grua e cila përballet me çështje të intimitetit dhe mëson se si të ndihet rehat me trupin e saj, e ka marrë “Ariun e artë” të edicionit të sivjetmë të festivalit “Berlinale”. Ndërsa Wes…
    Tags: të, në, ka, që
  • 77
    Vlerat e trashëgimisë kulturore materiale, shpirtërore dhe natyrore të Kosovës vihen në pah nëpërmjet një libri dhe ekspozite, produkt i hulumtimit të gjatë të sociologut Shemsi Krasniqi. Ai thotë të ketë prekur skaje të vendit për të dokumentuar prej peizazheve, simboleve të gravuara në gurë, festave popullore e riteve e…
    Tags: të, në, ka, që
  • 76
    Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, mori pjesë sot në punëtorinë kushtuar pjesëmarrjes së Kosovës në Programin e BE-së në mbështetje të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme – COSME. COSME është programi i BE, të parin që Kosova e ka nënshkruar pas hyrjes në fuqi të Marrëveshjes Kornizë. Kosova,…
    Tags: të, në, që
  • 76
    Prishtinë, 16 mars - Nuk ndodh fort shpesh që një artist të sfidohet deri në atë masë që brenda hapësirës së një galerie të fusë mbeturina. Agron Blakçori me kuratorin Mehmet Behluli e kanë bërë këtë gjë. Në pjesën qendrore është rikrijuar fotografia që artisti e kishte realizuar në lagjen…
    Tags: të, në, që
Comments