Mesazh

Shlyerja ose shpengimi specifik

Shlyerja e Jezu Krishtit nuk është e kufizuar në fuqinë për të shpëtuar, por në shtrirjen që arrin dhe në shpëtimin e individëve të caktuar. Shlyerja Specifike është një term teologjik që është përdorur për shekuj të tërë për të përkufizuar një aspekt shumë të rëndësishëm të Ungjillit. Eshtë një doktrinë shumë thelbësore e krishterë e cila thotë që Jezu Krishti erdhi dhe vdiq për një numër të caktuar njerëzish. Ai nuk vdiq që të shpengojë të gjithë individët e të gjitha kohërave, por një mori individësh, pra, delet dhe kishën e Tij. Kjo nuk do të thotë që fuqia e vdekjes së Tij nuk mund ti shpëtonte të gjithë njerëzit nëse Ai do donte. Fuqia dhe efikasiteti i vdekjes së Tij edhe përmes një pike të vetme të gjakut të Tij mund të shpëtonte miliarda botë. Por kjo nuk ishte ajo që Perëndia kishte si qëllim. Shkrimi nuk luan në “mundësira.” Por deklaron që qëllimi i vdekjes së Tij ishte specifik.  Jezu Krishti, njësoj si qengji i sakrificave të Dhiatës së Vjetër, vdiq për një mori njerëzish. Ai siguroi shpëtimin e tyre nëpërmjet vdekjes së Tij e cila mori mëkatet e tyre dhe vendosi (ose llogariti) vetë drejtësinë e Tij në ta. Kjo është diçka që Krishti e kreu në kryq; jo diçka që vetë individët e iniciojnë. Është e vërtetë, siç thotë Shkrimi, që Ai vdiq për “të gjithë njerëzit”… Por në këtë rast “të gjithë njerëzit” nuk do të thotë të gjithë individët e të gjitha kohërave duke përfshirë edhe Judën dhe Faraonin..

Jezusi siguroi shpëtimin e atyre për të cilët Ai dha jetën e vet, dhe për ata të cilët Perëndia i vesh me drejtësinë e Tij. Jezusi nuk siguroi shpëtimin e të gjithë njerëzve, sepse të gjithë tani do të ishin të shpëtuar.

Krishti ose vuajti për:

1) Të gjitha mëkatet e të gjithë njerëzve – që do të thotë që të gjithë njerëzit janë të shpëtuar.

2) Disa nga mëkatet e të gjithë njerëzve – që do të thotë që njerëzit janë akoma në mëkatin e tyre.

Ose

3) Të gjithë mëkatin e disa njerëzve – ky është pozicioni biblik.

Nuk është fuqia e Krishtit që është e “kufizuar” por qëllimi i Tij ose përdorimi i ASAJ FUQIE është i kufizuar te ata për të cilët Ai vdiq, dhe zgjodhi.

“Kufizimi” i shtrirjes është një faktor vendimtar në mesazhin e Ungjillit sepse dikush ose beson që Perëndia i UNGJILLIT SHPËTON, ose që njerëzit shpëtojnë vetveten sepse Jezusi nuk shpëtoi asnjë në mënyrë direkte, por e bëri të mundur hipotetikisht që ata mund ta arrinin dhe të shpëtonin vetveten. Shpëtimi hipotetik nuk është aspak shpëtim.

Jezusi vdiq dhe siguroi shpëtimn e të gjithë atyre që Ati ia dha Atij, dhe askush nuk mund ti rrëmbejë nga dora e Atit. Nuk është që Krishti “mund të shpëtojë”, por që AI ËSHTË Shpëtimtari. Ai nuk e lë jetën e Tij për të gjithë, por për delet e Tij. Ai nuk e jep jetën e Tij për Judën, por vetëm për miqtë e Tij. Është kisha, jo bota, që Krishti ka blerë me vetë gjakun e Tij. – Dr. C. Matthew McMahon

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 74
    Shpërngulja e qindra e mijëra arbëreshëve drejt Kalabrisë është një kronikë e mirënjohur historike, por një skulptor nga Presheva që jeton në Shën Mitër nuk është një histori që dëgjohet shpesh. “Unë nuk i kam shkuar lumit poshtë, por jam ngjitur përpjetë rrjedhës”, e ka përshkruar sagën e tij jetësore…
    Tags: të, tij, që, është, për, nuk
  • 71
    Tifozët e Brazilit në Kupën e Botës fituan një fitore të madhe të premten pasi Brazili fitoi ndaj Kosta Rika 2-0, në Shën Petersburg. Neymar da Silva Santos Júnior, ndihmoi në çuarjen e skuadrës së tij në fitore, duke shënuar një gol në fund të ndeshjes. Për Neymar, fitorja e vendit…
    Tags: të, që, për, tij, është
  • 69
    Është promovuar libri “Bllaca – dhimbja e lirisë”, i publicistit Emin Azemi. Ky libër është vlerësuar si i veçantë dhe u tha se po vjen në kohën e duhur për të dëshmuar gjenocidin dhe krimet serbe që kanë ndodhur në Kosovë. Autori i librit, Emin Azemi tha se ky libër…
    Tags: të, që, për, është
  • 68
    Sundimi efektiv i ligj është efektiv për shoqërinë, prandaj askush nuk është mbi ligjin. Njerëzit e Kosovës presin që të kenë sistem kualitativ të drejtësisë, u tha në këtë konferencë
    Tags: është, të, për, që, nuk
  • 67
    Teatri Kombëtar i Kosovës, Baleti Kombëtar i Kosovës, Filarmonia e Kosovës dhe pesë institucionet e tjera qendrore të kulturës rrezikojnë të mbesin pa një pjesë të mjeteve për projektet e tyre. Të paktën disa prej tyre nuk mund të llogarisin në buxhetin që u është ndarë në fillim të vitit.…
    Tags: të, për, që, nuk, është
Comments