LAJMET E FUNDIT

Sholtes: Topi për liberalizim vizash është tek politikanët e Kosovës

Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Igor Sholtes, ka thënë se takimi mes kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj dhe atij të Malit të Zi, Dushko Markoviq, do të jetë mundësi që të arrihet shansi për një zgjidhje të shpejtë e cila do t’i mundësonte qytetarëve të Kosovës liberalizimin e vizave.

Haradinaj dhe Markoviq do të takohen të martën në Prishtinë.

“Çka do që të ndodh, mendoj se gjërat janë relativisht të qarta:? Demarkacioni i kufirit me Malin e Zi është një prej kushteve më të rëndësishme për liberalizim vizash për qytetarët e Kosovës, natyrisht, përveç luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit”, ka thënë Sholtes për të përditshmen malazeze “Pobjeda”, transmeton Koha.net.

Sipas tij, topi tashmë është në anën e Prishtinës dhe politikanëve të Kosovës të cilët duhet të kenë dy të tretat e votave në Parlament në mënyrë që të ratifikojnë marrëveshjen për demarkacion.

Ai thotë se e di që Markoviq do të vijë në Kosovë dhe se pret që të diskutohet për këtë temë.

“Mund të arrihet edhe ndonjë zgjidhje tjetër që do të mund të çonte në zhbllokim në Parlamentin e Kosovës, ndonjë formulë e dytë apo e tretë përmes së cilës do të zgjidhej pështja e demarkacionit të kufirit. Por, për këtë mund të flasim pas takimit mes dy kryeministrave”, shtoi Sholtes.

Ai shpreson që liberalizimi i vizave të ndodhë sa më shpejtë, sepse, siç thotë ai, është e papranueshme që Kosova të jetë e vetmja shoqëri nga rajoni qytetarët e së cilës nuk e gëzojnë këtë të drejtë.

“Mendoj se për qytetarët e Kosovës ky është një prej prioriteteve më të rëndësishme”, ka thënë raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Igor Sholtes.

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 100
    Përfaqësuesit e Odës së Afarizmit të Kosovës (OAK) gjatë një takimi me zëvendëskryeministrin e Kosovës, Fatmir Limaj, shpalosën sfidat e të bërit biznes në Kosovë, duke theksuar disa nga problemet kryesore me të cilat ballafaqohen bizneset. Kryetari i OAK-ut, Skender Krasniqi, ka përmendur sfidat e të bërit biznes, duke adresuar…
    Tags: të, në, për
  • 93
    Ambasadori i SHBA-ve në Kosovë, Greg Delawie, ka dalë në një konferencë për media, me anë së cilës ka folur për siç tha ai, për rëndësinë që ka Gjykata Speciale. Ai shprehu ngushëllime për vrasjen e liderit të serbëve Oliver Ivanoviq ndërsa tha se nuk ka dal për të folur…
    Tags: të, për, në
  • 91
    Nuk ka mbetur shumë kohë në dispozicion të liderëve të vendit që t’i vënë fundin çështjes së demarkacionit me Malin e Zi, për t’i hapur rrugë liberalizimit të vizave. Para se projektligji të mbërrijë në Kuvend, e që pritet të bëhet javën e ardhshme, partneri i koalicionit qeverisëse, PDK-ja, ka…
    Tags: të, në, për
  • 90
    Ambasadorja e Vullnetit të Mirë për Kosovën ne IHRC (International Human Rights Commission) Elvana Shala në kuader të fushatës vetedijesuese #NjëFijeDritë kundër diskriminimit të viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë ka vizituar për gjatë shumë muajve të gjitha organizatat në të gjitha qtytetet që merren me të drejtat…
    Tags: të, në, për
  • 89
    Piktura, kitara e CD të stolisura shpërfaqnin multidimensionalitetin e artistes Albulena Jashari. Ajo sonte solli ekspozitën e dytë personale duke e dëshmuar stilin e veçantë edhe në pikturë derisa shpalosi punimet në ambientin e Hanit të 2 Robertëve në Prishtinë, shkruan KultPlus. Albulena është artiste e grafikës, e muzikës dhe…
    Tags: të, në
Comments