Kulturë

“Shota” rrëmben çmimin e parë në “Vitosha Folk Fest 2018”

Ansambli “Shota” mori tri çmime Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve “Shota”, është shpërblyer me çmimet më të rëndësishme të festivalit “Vitosha folk fest 2018”.

Ky festival u mbajt mbrëmë në Sofje të Bullgarisë. Ata kanë arritur që të rrëmbejnë tre çmimet kryesore, duke filluar me çmimin e parë, koreografia më e mirë dhe muzika më e mirë

“Në konkurrencë jashtëzakonisht të fortë, në festivalin “Vitosha folk fest 2018” Ansambli ynë kombëtar i këngëve dhe valleve “SHOTA” edhe njëherë dëshmoi se është institucioni kulturor më reprezentativ në vend, duke rrëmbyer çmimet më të rëndësishme të këtij festivali ndërkombëtar me traditë siç janë : Best Koreografi, Best Music dhe Festival 1-st Prize”, thuhet në njoftimin e ansamblit në “Facebook”. Ansambli kombëtar i këngëve dhe valleve “SHOTA” është themeluar me 30 Shtator 1950, si Ansambël Shtetëror. Ndërsa nga viti 1994, Ansambli funksionon me emërtimin e ri: Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve “Shota”.

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 77
    Para se të flasim për secilin veç e veç, duhet theksuar fakti se janë të rralla edhe në botën me qytetërim të lartë, kur anëtarët e një familjeje hyn së bashku me historinë e lëvizjes kombëtare të një populli, siç është rasti me familjen e Qeriazëve. Prof. Dr. NEBI DERVISHI…
    Tags: të, në, dhe
  • 65
    Politizimi i bordeve të ndërmarrjeve publike, po shihet si një prej faktorëve që po i çon këto ndërmarrje drejt procesit të falimentimit. Përfaqësues të shoqërisë civile të cilët kanë realizuar hulumtime për emërimet në këto pozita, thonë se një dukuri e tillë i ka përcjellë të gjitha qeveritë e deritashme…
    Tags: të, në
  • 65
    Kuvendi i Kosovës ka hapur sot dyert për të pritur diasporën në një seancë pune. Përmes konferencës katërditore “Diaspora Flet”, Kuvendi në bashkëpunim Germin, mundëson që bashkatdhetarët nga vende të ndryshme të botës të debatojnë bashkë me deputetët në sallën plenare për çështje që lidhen me diasporën dhe të drejtat…
    Tags: të, në, dhe
  • 65
    Sulmin e gjerë që e kishte ndërmarrë Serbia në Drenicë për të zhdukur Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës e koncentroi në Prekaz, në zemrën dhe kokën e UÇK-së duke i bërë asaj një rrethim të hekurt. Ajo që do të ndodhë në fillimet e marsit të vitit 1998 do të jetë…
    Tags: të, dhe, në
  • 63
    Krishtlindja është si një festë e shenjtë fetare dhe një fenomen global kulturor dhe komercial. Për dy mijëvjeçarë, njerëzit në mbarë botën e kanë vëzhguar atë me tradita dhe praktika të cilat janë të natyrës fetare dhe sekulare. Të krishterët festojnë Ditën e Krishtlindjeve si përvjetorin e lindjes së Jezusit…
    Tags: të, në, dhe
Comments