“Shota” rrezikon vazhdimësinë në mungesë të gjeneratës së re
Janë gjithsej 22 kandidatë nga 75 konkurrentë, të vlerësuar maksimalisht për të nisur kursin për vallëzim. Sa i përket këndimit, nga 20 që i kanë hyrë garës, pikët më të larta i kanë arritur 11 prej tyre. E për instrumentistë, komisionit vlerësues ia kanë mbushur mendjen 2 nga 6 sa kishin konkurruar.
Në fillim të shkurtit për dy ditë krejt fëmijët e të rinjtë i janë nënshtruar audicionit. Por ende nuk dihet se kur do të nisin mësimet në atë që është planifikuar të quhet “Akademia e të rinjve” në ansamblin kombëtar të këngëve dhe valleve “Shota”. Menaxhmenti i këtij institucioni në mënyrë që të mos lejojë thellimin e krizës sa i përket kuadrit profesional të Ansamblit, qysh në fund të vitit të kaluar e kishte planifikuar edhe në buxhet themelimin e “Akademisë së të rinjve” për këtë vit. Për këtë edhe kishte hapur konkursin në janar.
Por Ministria e Kulturës nuk e ka përkrahur këtë nismë. Kishin kërkuar 19 mijë e 20 euro për pagesën e gjashtë profesorëve, që planifikohet të angazhohen. Por “Shotës” tash i duhet që për këtë kurs trevjeçar të marrë licencë nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.
“Kemi qenë në Ministrinë e Arsimit dhe ata na i kanë dhënë disa udhëzime për kërkesën që duhet bërë”, ka thënë drejtori i përgjithshëm i “Shotës”, Shefqet Gjocaj. Kjo kërkesë do të shkojë nëpërmjet Ministrisë së Kulturës.
Sikurse Gjocaj, ashtu edhe udhëheqësi artistik i Ansamblit, Ylber Asllanaj, “Akademinë e të rinjve” e sheh si përpjekje që “Shota” të ketë vazhdimësi.
Related Posts
- 100
Ministria e Kulturës planifikon që gjatë muajit korrik, një pjesë e kabinetit të ministrit të bartet në Prizren. Për të marrë epilog kjo çështje pritet që së shpejti Komuna e Prizrenit dhe Ministria e Kulturës të nënshkruajnë një marrëveshje për shfrytëzimin e objekteve që i janë ndarë MKRS-së në qytetin…
- 100
- 100
Kërkesës së shtruar qysh më 2013 për të shpëtuar veprat e skulptorit Agim Çavdarbasha – skulpturat që kaherë kanë nisur të shkatërrohen në oborrin e galerisë-muze në Çagllavicë – Ministria e Kulturës do t’i përgjigjet duke angazhuar ekspertë të institucioneve të veta. Ky institucion ka paralajmëruar që më së largu…
- 100
- 100
Shtete anëtare të Bashkimit Evropian kërkojnë që të përfshihen në fazën përfundimtare të dialogut mes Kosovës e Serbisë i cili do të çonte në një marrëveshje ligjërisht obliguese për një normalizim zë plotë të marrëdhënieve, ka mësuar Radio Evropa e Lirë, edicioni në gjuhën serbe. Siç kanë thënë burimet evropiane,…