Mesazh

Shpallni premtimet e Perëndisë.

Cilin premtim e keni bërë tuajin?

Hebrenjve 10:19-25

Pasazhi i sotëm thotë se Perëndia është besnik në përmbushjen e premtimeve të Tij. Por nëse jeni si shumica e të krishterëve, ndoshta jeni ndjerë sikur Ai ju ka zhgënjyer nga njëherë. Ndoshta keni lexuar ndonjë premtim nga Shkrimi dhe keni besuar se Zoti do ta përmbushte në jetën tënde, por nuk e përmbushi. Problemi nuk qëndron tek besnikëria e Zotit; por ka shumë gjasa, të ketë ndodhur një keqkuptim i premtimeve të Tij. Pra, kur ju duket sikur ai pasazh është për ju, bëni këto pyetje:

  • A është specific për dikë apo i përket të gjithë besimtarëve? Disa premtime  të Shkrimit iu dhanë një individi të caktuar, ndërsa të tjera ishin për të gjithë kombin e Izraelit. Dhe ndonjëherë një premtim kishte të bënte me një ngjarje apo rrethanë specifike. Por Fjala e Perëndisë përmban shumë që janë të destinuara për të gjithë ndjekësit e Tij në çdo kohë. Gjithmonë kontrolloni kontekstin.
  • A ka ndonjë kusht për premtimin? Nëse po, duhet ta përmbushim atë kusht më parë. Përndryshe, ai premtim nuk do të përmbushet në jetën tonë.
  • A po kërkoj një nevojë apo një dëshirë? Perëndia na siguron se Ai do të sigurojë çdo gjë që Ai e konsideron të nevojshme për të përfunduar punën e Tij në jetën tonë (2 Pjetrit 1:3). Por kjo nuk përfshin gjithçka që ne duam.

Këto pyetje do të na ndihmojnë të dallojmë se cilat premtime janë për ne dhe cilat jo. Por githashtu duhet të kujtojmë se disa premtime  mund të përmbushen vetëm në përjetësi. Në këtë rast, mund t’i shohim shenjtorët e Hebrenjve 11 si shembuj. Ata e pranuan Zotin dhe Fjalën e Tij – edhe pse nuk i panë premtimet e Tij të përmbushura gjatë jetës së tyre.

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 94
    Ndalu së shpëtuari veten!Zoti është i mirë, është një fortesë në ditën e fatkeqësisë; ai i njeh ata që kërkojnë strehë tek ai.- Nahumi 1:7 Kur jeni në ankth të thellë, pjesa më e keqe është kur nuk jeni të sigurt se si të dilni prej asaj situate. Në këtë pikë shumë njerëz i…
    Tags: të, në, një, mesazh
  • 94
    Fuqia jetëndryshuese e borxhit të falur!Dhe Mbreti duke iu përgjigjur do t’u thotë: “Në të vërtetë po ju them: sa herë ia keni bërë këtë ndonjërit prej këtyre vëllezërve të mi më të vegjël, këtë ma bëtë mua.– Mateu 25 : 40 Miku më i mirë i Xhejsonit, Met, shkoi në Japoni si misionar. Atje…
    Tags: të, për, një, në, mesazh
  • 93
    Një ndihmës për çdo rast...Anjëherë nuk përballeni me situatat vetëm. Gjoni 14:16-18 A keni dashur ndonjeherë të ketë një linjë telefonike për raste mergjente në parajsë? E vërteta është se ne kemi diçka shumë më të mirë. Fryma e Shenjtë jeton brenda nesh për të qenë ndihmësi ynë në çdo situatë. Natën para kryqëzimit…
    Tags: të, për, një, mesazh
  • 92
    Lutu për vullnetin e Zotit!Jozefi kaloi vite i mbyllur në një birucë egjiptiane. Ndërsa ai nuk kishte bërë asgjë për të merituar burgimin, Perëndia e dinte se besimi i Jozefit duhej të vihej në provë. Perëndia do t’i përmbushte premtimet e Tij, por së pari Ai donte të rriste besimin e Jozefit—duke e forcuar…
    Tags: të, në, mesazh
  • 92
    Të Shenjtëruar dhe të Veçuar!Ndiqni udhëzimet e Frymës së Shenjtë për të përmbushur planin që Perëndia ka për ju! 2 Timoteut 2:20-22 A ndiheni të veçantë, apo ndjeheni të parëndësishëm? Lajmi i mirë është se çdo besimtar është i veçantë në sytë e Zotit dhe Ai ju ka veçuar për veten e Tij. Meqënëse…
    Tags: të, për, në, mesazh
Comments