Kulturë

Shpëtimi i skulpturave të Çavdarbashës në dorë të ekspertëve vendorë

Kërkesës së shtruar qysh më 2013 për të shpëtuar veprat e skulptorit Agim Çavdarbasha – skulpturat që kaherë kanë nisur të shkatërrohen në oborrin e galerisë-muze në Çagllavicë – Ministria e Kulturës do t’i përgjigjet duke angazhuar ekspertë të institucioneve të veta.

Ky institucion ka paralajmëruar që më së largu në fund të korrikut dy restaurues të Muzeut të Kosovës do të nisin punën për konservimin e skulpturave prej mermeri e druri, që ndodhen në galerinë e skulptorit të ndjerë. Ato prej druri janë dëmtuar nga një lloj insekti. Ka vite që është paralajmëruar se nëse nuk merren masa ka gjasë që ato të humbasin përgjithmonë.

Për të parën herë pas rihapjes së galerisë-muze para pesë vjetësh, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit sivjet ka ndarë buxhet prej 50 mijë eurosh. Këto mjete janë dedikuar për projektpropozimin për kompleksin galeri e hapur-muze të skulptorit akademik Agim Çavdarbasha. Projektpropozimi, i hedhur në letër qysh në mars të vitit 2016, nuk do të mundë të finalizohet i tëri, për shkak se buxheti i kërkuar është rreth 95 mijë euro. Restaurimi i veprave artistike të Çavdarbashës, si dhe mirëmbajtja e tyre janë përfshirë në fazën e parë, derisa pjesë e projektpropozimit është edhe zhvillimi i aktiviteteve kulturore në kuadër të kompleksit që ndodhet në Çagllavicë

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 100
    Ministria e Kulturës planifikon që gjatë muajit korrik, një pjesë e kabinetit të ministrit të bartet në Prizren. Për të marrë epilog kjo çështje pritet që së shpejti Komuna e Prizrenit dhe Ministria e Kulturës të nënshkruajnë një marrëveshje për shfrytëzimin e objekteve që i janë ndarë MKRS-së në qytetin…
    Tags: të, që, në, për
  • 100
    Janë gjithsej 22 kandidatë nga 75 konkurrentë, të vlerësuar maksimalisht për të nisur kursin për vallëzim. Sa i përket këndimit, nga 20 që i kanë hyrë garës, pikët më të larta i kanë arritur 11 prej tyre. E për instrumentistë, komisionit vlerësues ia kanë mbushur mendjen 2 nga 6 sa…
    Tags: të, në, për, që
  • 100
    Tetë të rinj nga vende të ndryshme janë bërë bashkë në Pejë për të mësuar më shumë sesi të shkruajnë një kritikë për film, por edhe sesi të raportojnë nga një festival. Kjo masterklasë po mbahet në kuadër të edicionit të dhjetë të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit të Animuar. Olga…
    Tags: të, në, që, për
  • 100
    Shtete anëtare të Bashkimit Evropian kërkojnë që të përfshihen në fazën përfundimtare të dialogut mes Kosovës e Serbisë i cili do të çonte në një marrëveshje ligjërisht obliguese për një normalizim zë plotë të marrëdhënieve, ka mësuar Radio Evropa e Lirë, edicioni në gjuhën serbe. Siç kanë thënë burimet evropiane,…
    Tags: të, në, për, që
  • 100
    Zoti do t’u japë një vizion më të fuqishëm  atyre që janë besnikë me atë gjë  që Ai u ka ngarkuar në këto momente. Bibla na mëson se Zoti shpërblen shërbyesit e Tij besnikë: Dhe zoti i tij i tha: “Të lumtë, shërbëtor i mirë dhe besnik; ti u tregove…
    Tags: të, që, në, për
Comments