Inkurajime

Shprehni mirënjohjen tuaj ndaj të tjerëve!

Kohanimët ( priftërinjtë) duhet të inspektonin lëkurën e të infektuarit për të parë nëse shpërthimi ishte në të vërtetë lebër, apo nëse ishte ndonjë sëmundje tjetër. Po kështu, kur dikush pa se lebra ishte larguar, kërkohej që të paraqitej te prifti për të marrë deklaratën e tij se personi ishte shëruar dhe vetëm atëherë lebrozi mund të fillonte proçesin e pastrimit në mënyrë që të mund të kthehej sërish në rrethin e shoqërisë. Yeshua gjithashtu u tha dhjetë lebrozëve që Ai i shëroi të shkonin dhe të paraqiteshin tek priftërinjtë (Luka 17:14). Pse ishte kaq e rëndësishme deklarata e Kohanimit ( Priftit)?

Përgjigja e thjeshtë është se Kohanimët ishin të trajnuar në dallimin e lebrës nga anomalitë e tjera të lëkurës dhe ata nuk kishin arsye për të shpallur një lebroz të shëruar kur ai nuk ishte  në të vërtetë. Ata ishin thjesht ekspertë të paanshëm që do të kujdeseshin për mirëqenien e komunitetit. Megjithatë, ekziston edhe një arsye tjetër. Duhet mbajtur mend se një nga shkaqet themelore të lebrës ishte krenaria. Prandaj, një lebroz nuk ishte mësuar t’i nënshtrohej tjetrit dhe në fakt të bënte një gjë të tillë ishte kundër natyrës së tij krenare. Largimi i simptomave nuk do të thoshte domosdoshmërisht se i lebrosuri kishte ndryshuar. Për të parë nëse i ishte larguar edhe krenaria dhe nëse kishte mësuar nënshtrimin, duhej të shkonte e të paraqitej para Kohanimit dhe pastaj t’i nënshtrohej vendimit të priftit.

Në rrëfimin në lidhje me Yeshua-n dhe dhjetë lebrozët, është shumë domethënëse fakti që ndërsa të dhjetë po shkonin për tek Kohanimi, kur ai pa se edhe ishte shëruar, u ndal dhe u kthye te Yeshua, duke lavdëruar Perëndinë. Ky akt është akti i shprehjes së mirënjohjes. Zakonisht, lebra ishte një vuajtje e gjatë, dhe për këtë arsye secili prej këtyre burrave do të donin të shpalleshin të pastruar nga prifti dhe të fillonin menjëherë proçesin e pastrimit njëjavor për ta përfunduar atë dhe për t’u kthyer në shoqëri, veçanërisht në familjen e tyre. Fakti që ky u ndal dhe u kthye për të falënderuar Yeshua-n, duke lavdëruar Zotin gjatë gjithë rrugës, tregon një ndryshim domethënës tek ky njeri.

Këtë Shabat, pse të mos mendoni për njerëzit që ju kanë bekuar dhe kanë ndikuar në jetën tuaj? Lavdëroni gjithashtu Yeshua-n (Jezusin) për ta dhe telefonojini këta njerëz ose shkruani një shkrim të shkurtër (jo email) duke i falënderuar dhe duke u shprehur atyre ndjenjat tuaja.

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 98
    Dritë në kulturën e errëtGjithmonë ka pasoja kur populli i Perëndisë ndalon së nderuari Atë dhe  nuk i bindet Fjalës së Tij. Kur izraelitët ia kthyen shpinën Perëndisë, Zoti u hoqi dorën e tij mbrojtëse. Dhe ata përfunduan si viktima të terroristëve të kohës së tyre, babilonasve. Lexoni librin  e Habakukut se çfarë thotë…
    Tags: të, dhe, për, në, mesazh, inkurajime
  • 98
    Çfarë rëndësie ka Izraeli në profecitë Biblike?Izraeli është pjesë e rëndësishme e planit të Zotit dhe për këtë duhet të jemi gjithmonë në dakortësi me Zotin. Mësuesi i Biblës, Baruch Korman nga Izraeli gjatë një interviste dhënë përmes skype-it për TV7 Albania ndan interpretimin biblik duke nisur nga Libri i Zanafillës. Sipas tij, Zoti na tregon për Izraelin…
    Tags: të, dhe, në, për, mesazh, inkurajime
  • 98
    Të ngadaltë në zemërim!Fjalët e urta 19:11: “Mënçuria e bën njeriun të mos rrëmbehet shpejt nga zemërimi dhe është në lavdinë e tij t’i kapërcejë fyerjet.” Mendoni për këtë. Meditoni për këtë. Mencuria e bën njeriun të ngadaltë në zemërim dhe është në lavdinë e tij t’i kapërcejë fyerjet. Mendoni për pjesën e…
    Tags: të, në, dhe, për, mesazh, inkurajime
  • 96
    “Besimtarët në kërkim së drejtës dhe drejtësisë”Në leximin e Torahut të kësaj jave, Bijtë e Izraelit marrin Dhjetë Urdhërimet. Në leximin nga profetët mësojmë për identitetin e Mesias. Këto dy tema në thelb janë të lidhura me njëra tjetrën. Dhjetë Urdhërimet përfaqësojnë Torën dhe një nga qëllimet kryesore të Torës është të zbulojë karakterin e Mesisë.…
    Tags: të, dhe, në, mesazh, inkurajime
  • 96
    Lëreni Stuhinë Të QetësohetPerëndia është për ne një strehë dhe një forcë [i fuqishëm dhe i padepërtueshëm për tundimin], një ndihmë gjithnjë e gatshme në fatkeqësi. Prandaj ne nuk do të kemi frikë edhe sikur toka të luajë dhe malet të hidhen në mes të detit…- Psalmeve 46:1-2 Kam kaluar shumë stuhi në jetën…
    Tags: të, dhe, në, mesazh, inkurajime
Comments