Inkurajime

Shpresa nxit këmbënguljen!

Shikoni përtej vështirësive aktuale dhe besojini Zotit, i cili po punon për të mirën tuaj.

Isaia 40:28-31

Dhimbja mund të shërbejë si paralajmërim se diçka në trup nuk është në rregull. Megjithatë, pas një dëmtimi fizik ose operacioni, parehatia është pjesë e rrugëtimit drejt rikuperimit. Në raste të tilla, shumë njerëz tundohen të lënë dhimbjen t’i pengojë të punojnë gjatë proçesit të rikuperimit për të rifituar forcën dhe të lëvizin lehtë. Për këtë arsye, fizioterapistët shpesh i sfidojnë shpesh pacientët e tyre që ta tejkalojnë zonën e tyre të rehatisë. Ata e dinë se një rezultat i mirë  nuk varet nga durimi i dhimbjes vetëm një ose dy herë dhe më pas heqja dorë, para se të përfundojë rikuperimi.

Rikuperimi i suksesshëm varet nga shpresa e pacientit për një të ardhme më të mirë – me fjalë të tjera, ata duhet të shikojnë përtej rrethanave të tyre aktuale të pakëndshme dhe të dhimbshme.

Isaia e kuptoi se edhe të rinjtë që janë të fortë kanë kufizime (Isaia 40:30). Atyre u shteron energjia. Dhe pengohen. Në të kundërt, profeti vuri në dukje se Perëndia nuk lodhet kurrë, as nuk ka kufizime për zgjuarsinë e Tij (Isaia 40:28). Duke kuptuar lodhjen tonë, Ai na thërret të presim në Të (Isaia 40:31). Në të njëjtën kohë, Ati ynë e kupton se pritja mund të jetë edhe më e pakëndshme shpirtërisht dhe emocionalisht sesa përpjeka për të kaluar lodhjen me forcat tona. Por shpresa dhe besimi tek Ai mund të na ndihmojë të ngulmojmë dhe, me kalimin e kohës, të rritemi në mënyra që nuk i kishim imagjinuar kurrë

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 100
    Karakter i pastër në mes të sfidave!Veprat e Apostujve, kapitulli 25, vargjet 7 dhe 8 thonë se kur Pali mbërriti, judenjtë që kishin ardhur nga Jeruzalemi, qëndruan rreth tij dhe po hidhnin drejt tij shumë akuza, të cilat nuk mund t’i vërtetonin. Në mbrojtje të tij, Pali po thoshte se nuk kishte mëkatuar as kundër ligjit…
    Tags: të, në, dhe, inkurajime
  • 100
    Lutjet e papërgjigjura!Në tre kapitujt e librit të Habakukut shohim një shembull të shkëlqyer të Dhiatës së Vjetër të këmbënguljes në lutje. Të dhënat historike nga libri i Habakukut tregojnë se ai jetoi gjatë mbretërimit të mbretit të Izraelit Jehojakim. Kur Perandoria Babilonase po përparontte shumë. Por ishte përpara se babilonasit të…
    Tags: të, në, dhe, inkurajime
  • 98
    Kur ecën nëpër lugina!Nuk duhet të kemi frikë në kohë sprovash, sepse Ati ynë i mirë dhe i fuqishëm është gjithmonë me ne. Psalmi 23:1-6 Ku ka male, ka edhe lugina – është një fakt i thjeshtë i botës së krijuar. E njëjta gjë është e vërtetë edhe në jetën tonë shpirtërore. Për…
    Tags: të, në, dhe, inkurajime
  • 98
    Ftesa që nuk do doje ta humbisje!Atëherë Zoti i tha shërbëtorit: “Dil nëpër udhë dhe përgjatë gardheve dhe detyroji të hyjnë që të mbushet shtëpia ime. Sepse unë po ju them se asnjë nga ata njerëz që ishin të ftuar, nuk do ta shijojë darkën time”.- Luka 14: 23-24 Keni bërë ndonjë festë në të cilën nuk…
    Tags: të, dhe, inkurajime
  • 98
    Lutja prodhon paqeMos u shqetësoni për asgjë, por, në çdo gjë, ia parashtroni kërkesat tuaja Perëndisë me anë lutjesh dhe përgjërimesh, me falënderim.7Dhe paqja e Perëndisë, që ia tejkalon çdo zgjuarsie, do të ruajë zemrat tuaja dhe mendjet tuaja në Krishtin Jezus. Filipianëve 4:6-7 Në këtë pasazh, apostulli Pal nuk thotë: “…
    Tags: të, dhe, në, inkurajime
Comments