Kulturë

Shqiptarët në Nju Jork ruajnë traditat nga vendi i origjinës përmes këngës e folklorit

Edhe pse larg vendlindjes, komuniteti shqiptar në Nju Jork ruan me zili vlerat e kombit. Dëshmi për këtë është festivali shqiptar në këtë qytet amerikan, që çdo vit për gati tre dekada sjell këngë e valle folklorike.

Festivali i 29 shqiptar në Nju Jork, solli program të pasur kulturor. Ky aktivitet synon të ruaj traditat dhe vlerat artistike të kombit, nëpërmjet këngëve dhe valleve folklorike të interpretuara nga artistë të komunitetit shqiptar në Shtetet e Bashkuara.

Në skenë u ngjitën artistë shqiptarë që u përkasin tre brezave të ndryshëm. Famulltari i Kishës “Zoja e Shkodrës”, Dom Pjetër Popaj, u shpreh me shumë krenari përpara të pranishmëve.

“Është kënaqësi kur shohim të rinjtë e të rejat e komunitetit tonë që kanë lindur këtu në Amerikë, duke kënduar e vallëzuar këngë dhe valle shqiptare. Kjo tregon se ata krenohen se janë shqiptarë”.

I pranishëm në festival ishte edhe një mysafir i veçantë. Kryetari i Komisionit për Marrëdhënie me Jashtë në Dhomën e Përfaqësuesve, Eliot Engël, garantoi se do të vazhdojë kontributin për komunitetin shqiptar.

“Do të bëj gjithçka që është e mundur, që të sigurohem se Kosova merr njohjen që meriton, që Shqipëria merr përkrahjen që e meriton dhe që të gjithë shqiptarët qofshin në Ballkan ose në Amerikë, të trajtohen drejtë dhe në mënyrë të duhur sepse edhe unë e ndiej veten pjesë të kombit shqiptar, pasi kam punuar për shumë vite për të.”

Anëtari i Këshillit Bashkiak të Nju Jorkut, Mark Gjonaj, kërkoi nga komuniteti shqiptar në Amerikë që të mos kursehet ndihma për vendlindjen.

“Dikush më pyeti se sa shumë duhet të bëjmë për vendet tona? Përgjigja ime ishte e thjeshtë. Imagjinojeni sikur ne jemi në shtëpi, ndërsa familjet dhe populli ynë janë këtu. Sa shumë do të kërkonim nga ata që të bënin? Kaq i kemi borxh popullit tonë dhe vendit tone.”

Të pranishmit në festival i vlerësojnë shumë ngjarje si këto, që të kujtohet e kultura e kombit shqiptar, në mënyrë që ajo të mos harrohet kurrë.

“Prej gjithë botës jetojnë këtu dhe fëmijët tanë gjithmonë kanë marrëdhënie, sidomos në shkollë. Por besoj se festivalet dhe tubime të tilla luajnë një rol të jashtëzakonshëm që ruajmë traditat tona”, tha Kol Cacaj.

“Është mirë të dish nga je. Ku e ke vendin dhe sa vështirësi kishin njerëzit tanë të vinin këtu. Shqiptarët e patën të vështirë të vinin në Amerikë, që të kenë familje e punë. Është mirë ta dish nga ke ardhur. Pa histori s’ke të ardhme”, tha Albian Velia, pjesëtar i komunitetit shqiptaro-amerikan.

Festivali i 29 shqiptar, iu kushtua figurës së Ismail Qemalit. Aktiviteti i organizuar nga qendra kulturore “Nënë Tereza” e Kishës Zoja e Shkodrës, është një nga shumë veprimtaritë për nder të 107 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë/Zëri i Amerikës.

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 100
    Duke nisur nga dita e premte do të nisi kufizimet në qarkullimin e mjeteve të rënda për transportin rrugor të mallrave përgjatë sezonit turistik dhe festave. Referuar udhëzimit të publikuar ditën e sotme në “Fletoren Zyrtare”, ndalohet qarkullimi i një së mjetesh rrugore. Këto të fundit përfshijnë mjete me peshë…
    Tags: të, dhe, në, që
  • 100
    Në Muzeun e Kosovës u hap ekspozita “Prishtina: Qytet i Nderit dhe Mirënjohjes”, organizuar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Muzeu i Kosovës dhe Ambasada e ShBA-së në Kosovë, ku u prezantua vepra artistike që tregon për rrugëtimin e Prishtinës nëpër etapa të ndryshme historike. Në hapje të ekspozitës…
    Tags: të, dhe, në, që
  • 100
    Në jetë gjithçka mund të kthehet në art, por jo gjithkush mund ta bëjë një gjë të tillë. Është artistja Rudina Xhaferi ajo e cila arrin që çdo gjë ta trajtojë në këtë mënyrë. Veshjet të cilat i krijon ajo nuk janë në trend dhe nuk mund t’i shohësh askund…
    Tags: të, në, dhe, që
  • 100
    Gjergj Kastrioti-Skënderbeu mbetet figura më emblematike e historisë kombëtare shqiptare, simbol i unitetit dhe përfaqësues i denjë i kombit shqiptar. Kështu u tha në manifestimin “Ditët e Skënderbeut”, me rastin e 550- vjetorit të vdekjes së Gjergj Kastriotit-Skënderbeu, organizuar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Fakulteti i Edukimit dhe…
    Tags: të, në, dhe, që
  • 100
    Ka filluar kremtimi i Javëve të Frankofonisë në Kosovë, aktivitet ky që kremtohet çdo vit në muajin mars, në më shumë se 70 vende të botë. Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës si koordinatore vendore e Frankofonisë në Kosovë, së bashku me përfaqësitë diplomatikë të Francës, Belgjikës, Luksemburgut, Zvicrës…
    Tags: të, në, dhe, që
Comments