Kulturë

Shtatorja e Nënë Terezës vendoset në Rijekë

Shtatorja e Nënë Terezës, me gjatësi 161 cm, është vendosur ditët e fundit në Kishën e Shën Marisë në Trsat të Rijekës, në Kroaci.

Lajmi u bë i ditur nga ministri i Shtetit Shqiptar për Diasporën, Pandeli Majko. Në ceremoninë e përurimit të kësaj shtatoreje, të organizuar nën kujdesin e deputetes së Parlamentit të Kroacisë, Ermina Lekaj Prljaskaj, ishin të pranishëm bashkatdhetarë nga të gjitha trevat shqiptare, shkruan sot gazeta “Zëri”.

Duke e cilësuar këtë ditë shumë të veçantë, një fitore të madhe shpirtërore për gjithë kombin shqiptar, Prljaskaj u shpreh se “këtë arritje e kemi të përbashkët. Së bashku e kemi arritur dhe do të jemi gjithmonë të fortë”.

Skulptori i statujës, Gëzim Muriqi, u shpreh i kënaqur që shtatorja e tij u vendos në këtë kishë. “E kam realizuar këtë shtatore me shumë përkushtim. Jam shumë i lumtur që Nënë Tereza do të jetë për jetë në këtë vend, sepse ky vend ka pasur e do të ketë veprimtarë të dëshmuar të çështjes kombëtare”, ka thënë ndër të tjera ai.

Kisha e Shën Marisë në Trsat të Rijekës është vizituar edhe nga Nënë Tereza para disa viteve, si dhe nga Gjon Pali i II.

Organizatorët e këtij aktiviteti janë: Bashkësia e pakicës shqiptare në PBM, Ipeshkëvia e Rijekës – Kisha e shenjtë e Shën Marijes në Trsat, Këshilli i pakicës shqiptare në PBM, Këshilli i pakicës shqiptare të Qytetit të Rijekës, Këshilli i pakicës shqiptare i Qytetit të Crickvenicës.

Rikujtojmë se humanistja botërore Anjezë Gonxhe Bojaxhiu, e njohur si Nëna Terezë, ka lindur në Shkup (Vilajeti i Kosovës), më 26 gusht të vitit 1910 dhe vdiq më 5 shtator 1997, në Kalkuta të Indisë. Gonxhja ishte fëmija i tretë i Kolë Bojaxhiut, me origjinë nga Mirdita dhe e Drane Bojaxhiut (mbiemri i vajzërisë Barnaj) nga Novo Sella e Gjakovës. Kola dhe Drania patën 5 fëmijë, dy nga të cilët vdiqën në fëmijërinë e hershme.

Në moshën 18-vjeçare Gonxhja hyri në urdhrin e motrave të “Notre-Dame de Lorette”, në Dublin të Irlandës, që punonte me Arkipeshkvinë e Kalkutës. Nëna e saj “superiore” në Dublin dhe Papa kishin shumë besim tek ajo dhe në vitin 1948 ajo lejohet të largohet në drejtim të Indisë.

Nëna Terezë u vendos në Kalkuta, ku fillimisht u bë mësuese dhe shumë shpejt drejtoreshë e shkollës së vajzave. “Nëna Terezë e Kalkutës” u quajt kur themeloi urdhrin “Misionaret e Dashurisë” për t’u shërbyer më të varfërve dhe më të pashpresëve të Kalkutës, Indisë dhe gjithë botës.

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 100
    Sulmin e gjerë që e kishte ndërmarrë Serbia në Drenicë për të zhdukur Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës e koncentroi në Prekaz, në zemrën dhe kokën e UÇK-së duke i bërë asaj një rrethim të hekurt. Ajo që do të ndodhë në fillimet e marsit të vitit 1998 do të jetë…
    Tags: të, dhe, në
  • 100
    Fotografi të realizuara para gati shtatë dekadash në skenën e Teatrit Kombëtar të Shqipërisë që shpërfaqin aktorët e rolet e asaj kohe, janë bërë bashkë në ekspozitën e titulluar “Teatri, vitet ’50”. Holli i qendrës kulturore “arTurbina” në Tiranë është shndërruar në hapësirë nëpërmjet së cilës vizitorët kthehen prapa në…
    Tags: në, të, dhe
  • 100
    Galeria Kombëtare e Kosovës ka njoftuar se kuratori i 16-të i Bienalit të fotografisë “Gjon Milit” është João Ribas. João Ribas është shkrimtar dhe kurator bazuar në Porto. Ai më parë ishte drejtor i Muzeut të Arteve Bashkëkohore Serralves, Porto, ku gjithashtu mbajti postin e zëvendësdrejtorit dhe kuratorit të lartë…
    Tags: të, dhe, në
  • 100
    Se “DokuFesti” tashmë është destinacion i filmbërësve botërorë, dëshmia e radhës është edhe edicioni i 18-të. Prej të premtes Prizreni do të shndërrohet në kryeqendër të filmit, përderisa aty do të jenë edhe filma emrash të njohur, fitues çmimesh, si ai “Oscar”. Do të sjellë arritjet kulmore të kinematografisë, por…
    Tags: të, dhe, në
  • 100
    Unë do të jem 71 këtë Krishtlindje, kështu që ka pasur shumë Krishtlindje, disa të mrekullueshme, disa të trishtuara dhe, si me shumicën e familjeve, disa katastrofike. Megjithatë, gjithmonë ka qenë një kohë e mrekullueshme për mua. Por Krishtlindja më e mirë ndonjëherë ishte ajo që festuam më 2 janar…
    Tags: të, dhe, në
Comments