Inkurajime

Shtëpia më e dashur

Mbreti Solomon na thotë se përmes dijes, shtëpitë  tona  mund të mbushen me thesare të rralla dhe të mrekullueshme.  A nuk është kjo diçka interesante për t’u menduar? Ja tek është vargu tek Fjalët e Urta 24: “Shtëpia ndërtohet me dituri dhe bëhet e qëndrueshme me maturi. Me dijen mbushen dhomat me lloj-lloj të mirash të çmueshme dhe të pëlqyeshme.” ( vargjet 3 dhe 4).

Personalisht, besoj se nuk ka thesare më të çmuara në shtëpitë tona, sesa vlerat e Krishtera- morali që ne kërkojmë të trashëgojmë tek fëmijët tanë. As objekti më i çmuar në shtëpinë tuaj, nuk mund të krahasohet me vlerën që ka të pasurit fëmijë që e duan Perëndinë.

Patjetër, që nëse duam që të jemi të suksesshëm në transmetimin e vlerave të Krishtera , ne duhet që të japim një model të këtij mesazhi dhe të jetojmë  vazhdimisht një jetë të Krishterë edhe vetë. A e mbani mend urdhërimin e parë që na ka dhënë Zoti? Duaje Zotin, Perëndinë tënd me gjithë zemrën tënde, me gjithë shpirtin tënd dhe me gjithë mendjen tënde. Ky varg gjendet tek Ligji i Përtërirë, kapitulli 6.  Në vargun që pason, Zoti  vazhdon duke thënë se urdhërimet e Tij duhet të jenë të parat në zemrën tonë.  Pastaj Perëndia na thotë se duhet që t’i kalojmë ato tek fëmijët tanë. Por vini re rendin: më përpara duhet t’i kemi urdhërimet në zemrën tonë, e pastaj t’i kalojmë ato tek fëmijët tanë.

Ti nuk mund t’i mësosh fëmijës tënd, diçka që nuk është e pranishme në jetën tënde.  Shembulli yt është shumë i fuqishëm. Anna Mow, një misionare në Indi, njëherë ka thënë, “ Fëmijët mund të debatojnë për shkak të gjërave që thoni dhe të mos bien dakord me mënyrën se si ju i bëni gjërat, por ata  nuk mund të debatojnë me ju, nëse jeta e Krishtit është duke u jetuar përpara syve të tyre. “

Nëse je dekurajuar duke u përpjekur që t’i transmetosh vlera të Krishtera fëmijës tënd, asnjëherë mos e nënvlerëso fuqinë e lutjes. Personalisht, kur e shihja se fjalët  nuk funksionin tek fëmijët tanë, vija re se lutja më sillte rezultate pozitive, madje më shumë se çdo gjë tjetër. Mësuesi i Biblës J. Sidlow Baxter ka shkruar se njerëzit “ mund të mos pranojnë kërkesat tona,ata mund  të refuzojnë mesazhin tonë, të kundërshtojnë argumentet tona, e të na shikojnë me përçmim,  por ata nuk kanë asnjë fuqi kundër lutjeve tona. “ Ja cilat janë dy gjërat kryesore  mbi vlerat : Së pari, bëhu ti modeli i mesazhit që kërkon të japësh. Por asnjëherë mos nënvlerëso fuqinë e lutjes!

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 97
    Të ruash balancat kur je prind!Si shigjeta në duart e njė trimi, kështu janë bijtë e rinisë. Psalmi  127:4 Një nënë e re i bërtiti fëmijës, “Pusho tani!” . Ai  fëmijë nuk kishte mbushur ende një vjeç. Teksa e shihja, kuptova se ishte i sëmurë. Hundët e tij po kullonin dhe sytë i kishte të…
    Tags: të, që, inkurajime
  • 97
    Zoti Kërkon Bindje, Jo PërsosmëriNë zemrën e besimit të krishterë gjendet një e vërtetë e thellë: Perëndia nuk pret që njerëzit të jenë të përsosur. Ai nuk na fton të jetojmë një jetë pa gabime apo dështime, por na thërret në një marrëdhënie të ngushtë me Të, të bazuar te besimi dhe bindja. Shpesh…
    Tags: të, që, inkurajime
  • 97
    Një Ditë e Re!Prandaj nëse dikush është në Krishtin, ai është një krijesë e re; gjërat e vjetra kanë shkuar; ja, të gjitha gjërat u bënë të reja. –2 KORINTASVE 5:17 Si “një krijesë e re”, ti nuk duhet t’i lejosh gjërat e vjetra që të kanë ndodhur të vazhdojnë të ndikojnë në…
    Tags: të, që, inkurajime
  • 97
    BesimiKi besim tek Zoti me gjithë zemër dhe mos u mbështet në gjykimin tënd; pranoje në të gjitha rrugët e tua, dhe ai do të drejtojë shtigjet e tua. ( Fjalët e Urta3:5-6.) Allister Begg  tregon se një ditë, ai bashkë me gruan e tij panë një çiklist, i cili…
    Tags: të, që, inkurajime
  • 97
    Ndiqmëni…Mateu kapitulli 4, vargu 19. jezusi u tha atyre: “Ndiqmëni dhe unë do t’ju bëj peshkatarë njerëzish.” Kjo është ftesa fillestare e Jezusit për katër dishepujt. Simoni, i quajtur Pjetër gjithashtu, Andrea, vëllai i Tij dhe pastaj më pas Jakobi dhe Gjoni. “Ndiqmëni dhe unë do t’ju bëj peshkatarë njerëzish.”…
    Tags: të, që, inkurajime
Comments