LAJMET E FUNDIT

Shtetet e BE-së kërkojnë përfshirjen në dialog, dyshojnë në Mogherinin

Shtete anëtare të Bashkimit Evropian kërkojnë që të përfshihen në fazën përfundimtare të dialogut mes Kosovës e Serbisë i cili do të çonte në një marrëveshje ligjërisht obliguese për një normalizim zë plotë të marrëdhënieve, ka mësuar Radio Evropa e Lirë, edicioni në gjuhën serbe.

Siç kanë thënë burimet evropiane, shtetet anëtare kanë nisur të shfaqin shqetësimin e tyre në lidhje me mungesën e transparencës rreth dialogut politik, veçanërisht në kapitullin që ka të bëjë me marrëveshjen përfundimtare.

Kjo u theksua qartë të premten e kaluar, në takimin ku përfaqësuesit e shërbimit të politikës së jashtme të BE-së gojarisht njoftuan përfaqësuesit e vendeve anëtare për procesin e dialogut.

Burimet nga ky takim kanë konfirmuar për REL-in, transmeton Koha.net, se shtetet anëtare nuk janë të kënaqura me faktin se janë të përjashtuara tërësisht nga ky proces. Siç sqarojnë burimet diplomatike, ekipi që udhëheq dialogun në Bruksel në asnjë moment nuk konsulton shtetet anëtare, madje as ato që konsiderohen të mëdha apo më të rëndësishme.

“Dialogu po hyn në një fazë kritike, ndërsa shtetet anëtare nuk janë të përfshira në ndërtimin e marrëveshjes përfundimtare e cila do të jetë historike. Ne po bëhemi dyshues se përse ekipi i (përfaqësueses së BE-së për politikë të jashtme dhe siguri) Federica Mogherinit gjithë këtë e mban në fshehtësi të plotë”, ka thënë për REL-in një burim diplomatik që ka marrë pjesë në takim.

Ai bashkëbisedues ka sqaruar se raportimet e ekipit të Federica Mogherinit rreth dialogut janë në përgjithësi “me notë sipërfaqësore dhe pozitive” me të vetmin konfirmim se të dyja palët, edhe Prishtina edhe Beogradi, janë të angazhuara për arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse, transmeton Koha.net.

Një prej hapave për të cilët aktualisht po bisedohet është ideja që kjo çështje të përfshihet në konkluzat përfundimtare në Samitin e qershorit ku shefat e shteteve dhe të qeverive të BE-së do të diskutojnë për mundësitë në Ballkanin Perëndimor.

Një burim diplomatik ka konfirmuar për REL-in se po punohet në atë drejtim që njëra nga pikat në konkluzat përfundimtare është kërkesa që të “përfshihen” edhe shtetet e BE-së në përgatitjen e marrëveshjes mes Kosovës e Serbisë.

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 100
    Zoti do t’u japë një vizion më të fuqishëm  atyre që janë besnikë me atë gjë  që Ai u ka ngarkuar në këto momente. Bibla na mëson se Zoti shpërblen shërbyesit e Tij besnikë: Dhe zoti i tij i tha: “Të lumtë, shërbëtor i mirë dhe besnik; ti u tregove…
    Tags: të, që, në, për
  • 95
    Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, ka bërë të ditur se Bordi për Telekomin e Kosovës do të jetë funksional në muajin e ardhshëm. “Është e vërtetë që tashmë posta që 15 muaj nuk ka bord, që nga dhjetori i vitit 2016. Një gjë e tillë me të vërtetë është…
    Tags: të, në, që, për
  • 94
    A jeni ndjerë ndonjëherë sikur endeshit të vetëm në errësirë, duke mos ditur se çfarë ju priste në hije, apo nëse drita do të shkëlqente sërish? Dishepujt patën një përjetim të ngjashëm, gjatë një stuhie të befasishme në det, e cila është treguar me hollësi tek Mateu 8. Edhe pse…
    Tags: të, në, që
  • 94
    Fjalët e fundit të Steve Jobs janë një “këmbanë” për të gjithë Zoti na ka bërë në një mënyrë, ne mund të ndiejmë dashurinë në zemrën e secilit prej nesh, dhe jo iluzionet e ngritura prej famës apo parasë, si ata që bëra në jetën time. Ata iluzione unë nuk…
    Tags: të, në, që
  • 94
    Për më shumë se 10 vjet projekti “Cities of Peace” apo “Qytetet e paqes” ka udhëtuar nga Jerusalemi në Bagdad, Sarajevë, Nju Jork e shumë qytete të tjera, dhe tash ka ardhur edhe në Prishtinë, ku sonte do të bëhet prezantimi i pikturës “The Flowering”, krejt kjo për të promovuar…
    Tags: të, në, që, për
Comments