Si duket Mëshira?
Shpëtimtari ynë i mëshirshëm është gjithmonë me ne në vuajtjet tona.
Vajtimet 3:22-26
Ne shpesh mendojmë për mirësinë e Perëndisë në terma të bekimeve të prekshme, por nuk duhet të ndiejmë se Zoti na do vetëm kur çdo gjë na shkon mirë. Në fakt, mirësia e Tij është më e madhe pikërisht në orët tona më të errëta (Isaia 43:1-2).
Një mënyrë se si Perëndia e shpreh mirësinë është nëpërmjet mëshirës së Tij. Përgjatë Ungjijve, e shohim Zotin të mbushur me dhembshuri dhe duke u shërbyer njerëzve që vuajnë. Mendoni për njeriun e pushtuar nga demonët që Jezusi takoi në vendin e Gadareasve– ai ishte i pushtuar si në mendje ashtu edhe në trup, duke u endur lakuriq mes varrezave (Luka 8:26-39). Njerëzit e atij vendi e kishin lidhur me zinxhirë dhe pranga, dhe e ruanin, jo për të mirën e tij, por për të mirën e tyre. Me sa dimë, askush nuk ishte përpjekur t’ia lehtësonte vuajtjet.
Por kjo është pikërisht ajo që bëri Jezusi. Jo vetëm që Ai i dëboi demonët; Ai gjithashtu e veshi burrin dhe foli me të. Mund të mendojmë se shërimi i mrekullueshëm ishte më se i mjaftueshëm, por misioni i Jezusit nuk kishte përfunduar derisa e ktheu burrin në normalitet duke u kujdesur për nevojat e tij fizike dhe duke e mirëpritur atë përsëri në komunitet. Kjo është mirësia e Perëndisë – dashuri pa kufi (Efesianëve 2:4-7).
Related Posts
86
Galatasve kapitulli 2, vargu 20. Nuk di vargje të tjerë që mund ta përshkruajnë më mirë se, cfarë do të thotë të jesh i krishterë, cfarë do të thotë të jesh ndjekës i Krishtit. Pali shkruan: “Unë u kryqëzova bashkë me Krishtin dhe nuk rroj më unë, po Krishti rron…Tags: të, ne, në, që, për, dhe, inkurajime
86
Mateu kapitulli 11, vargjet 28 deri në 30. Këto janë disa nga vargjet më të bukura të Ungjillit të Mateut. Jezusi tha: “Ejani tek unë, o ju të gjithë të munduar dhe të rënduar, dhe unë do t’ju jap çlodhje. Merrni mbi vete zgjedhën time dhe mësoni nga unë, sepse unë…Tags: të, në, për, që, dhe, ne, inkurajime
86
Dhe Jezusi u afrua dhe u foli atyre duke thënë: «Mua më është dhënë çdo pushtet në qiell e në tokë. Shkoni, pra, dhe bëni dishepuj të gjitha kombet duke i pagëzuar në emër të Atit e të Birit e të Frymës së Shenjtë, duke i mësuar të mbajnë të…Tags: të, në, dhe, që, për, duke, është, inkurajime
86
Galatasve kapitulli 2, vargu 20. Nuk di vargje të tjerë që mund ta përshkruajnë më mirë se, cfarë do të thotë të jesh i krishterë, cfarë do të thotë të jesh ndjekës i Krishtit. Pali shkruan: “Unë u kryqëzova bashkë me Krishtin dhe nuk rroj më unë, po Krishti rron…Tags: të, ne, në, që, për, dhe, inkurajime
85
Veprat e Apostujve, kapitulli 15, vargu 28, thotë: “Në fakt na u duk mirë Frymës së Shenjtë dhe neve që të mos ju ngarkojmë asnjë barrë tjetër përveç këtyre gjërave të nevojshme “ Ky është vërtet një varg interesant dhe një fjali vërtet interesante në mes të kapitullit 15 të veprave…Tags: të, në, dhe, që, inkurajime