Inkurajime

Si e tërheq Zoti vëmendjen tonë!

Ndërprerjet e jetës janë mundësi për t’i besuar Zotit dhe për ta parë Atë duke punuar.

Numrat 22:15-35

Bilbili e tërheq vëmendjen tonë menjëherë sapo dikush i bie, apo jo? Përdoret për të kontrolluar sjelljen e padisiplinuar, për të sinjalizuar fillimin ose përfundimin e një ngjarjeje ose për të ndërprerë veprimin. A e keni menduar ndonjëherë se edhe Zoti ka një “bilbil”? Nuk është ai që dëgjojmë me veshët tanë, por është efektiv për të tërhequr vëmendjen tonë dhe për të ridrejtuar jetën tonë.

Në pasazhin e sotëm, Perëndia përdori një gomar si “bilbilin” e Tij për të ridrejtuar Balaamin, por ai ishte aq i pavëmendshëm sa Zoti bëri që gomari ti fliste. Edhe pse nuk do të dëgjoni ndonjë gomar që t’u flasë, Perëndia ka ende mënyrat e Tij për të tërhequr vëmendjen tuaj.

Ndonjëherë Ai përdor shpirtin e shqetësuar ose ndonjë pakënaqësi pa arsye në jetën e dikujt. Në raste të tjera, mund të jetë një fragment nga Shkrimi ose diçka që një person thotë dhe na bën të ndalojmë. “Bilbilat” e Perëndisë kanë shumë forma si: sëmundje, humbje financiare, tragjedi, zhgënjime, humbje, vështirësi ose dështime.

Çfarëdo situate që përdor Zoti, përgjigja jonë duhet të jetë ta kërkojmë shpejt Atë në lutje. Ai meriton vëmendjen tone gjatë gjithë kohës, por shumë shpesh ne preokupohemi me rrethanat tona dhe nuk arrijmë t’i njohim ato për atë që janë. Herën tjetër që Zoti do ta ndërpresë jetën tuaj në çfarëdo lloj mënyre, lëreni situatën t’ju shtyjë të ktheheni tek Ai dhe të kërkoni drejtimin e Tij.

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 87
    Plot Drejtësi dhe MëshirëPër shkak të dashurisë së Tij të madhe për ne, Perëndia krijoi një rrugë që ne ta njohim Atë personalisht. Romakëve 3:21-26 Vargjet e sotme dhe shumë pasazhe të tjera biblike na tregojnë se Perëndia është i drejtë. Kjo do të thotë  se Ai është i vërtetë ndaj parimeve të…
    Tags: të, dhe, që, për, një, inkurajime, dr, charles, stanley
  • 64
    Çfarë rëndësie ka Izraeli në profecitë Biblike?Izraeli është pjesë e rëndësishme e planit të Zotit dhe për këtë duhet të jemi gjithmonë në dakortësi me Zotin. Mësuesi i Biblës, Baruch Korman nga Izraeli gjatë një interviste dhënë përmes skype-it për TV7 Albania ndan interpretimin biblik duke nisur nga Libri i Zanafillës. Sipas tij, Zoti na tregon për Izraelin…
    Tags: të, dhe, në, për, mesazh, inkurajime
  • 64
    Sakrifica e plotë dhe përfundimtare!“Dhe Moisiu mori gjysmën e gjakut dhe e vuri në legenë; dhe gjysmën tjetër të gjakut e shpërndau mbi altar. Pastaj mori librin e besëlidhjes dhe ia lexoi popullit, i cili tha: «Ne do të bëjmë tërë ato që ka thënë Zoti dhe do t’i bindemi». Pastaj Moisiu mori gjakun,…
    Tags: të, dhe, që, për, mesazh, inkurajime
  • 63
    Zot SovranVeprat e Apostujve 4:24: “Kur i dëgjuan këto, ata unanimisht e ngritën zërin te Perëndia dhe thanë: “O Zot, ti je Perëndia që ke bërë qiellin, tokën, detin dhe gjithçka që është në ta.’” Kjo është një mënyrë e mrekullueshme për të filluar një lutje, sidomos kur unë mendoj të…
    Tags: të, që, dhe, në, për, mesazh, inkurajime
  • 62
    Të ngadaltë në zemërim!Fjalët e urta 19:11: “Mënçuria e bën njeriun të mos rrëmbehet shpejt nga zemërimi dhe është në lavdinë e tij t’i kapërcejë fyerjet.” Mendoni për këtë. Meditoni për këtë. Mencuria e bën njeriun të ngadaltë në zemërim dhe është në lavdinë e tij t’i kapërcejë fyerjet. Mendoni për pjesën e…
    Tags: të, në, dhe, për, mesazh, inkurajime
Comments