Inkurajime

Si je?

Dhe kur këto të fillojnë të ndodhin, shikoni lart dhe ngrini kokat tuaja, sepse çlirimi juaj është afër. ( Luka 21:28)

Më fal, a mund të të pyes, “ Si je sot?” Jo, mos më thuaj thjesht “Jam mirë” apo “çdo gjë në rregull”. Ti mendon se kjo është përgjigja që unë dua të dëgjoj. Tregohu i ndershëm për një moment dhe më thuaj se si je me të vërtetë.  Ndoshta, një përgjigje e ndershme do të ishte, “ Jam i lodhur, i kam nervat e shkatërruara; fëmijët po më çmendin, e kam për të bërë  dyfishin e gjërave që më duhet të bëj zakonisht. Kjo është gjendja në të cilën jam.”  Epo, fundja unë do ta quaja këtë një përgjigje të ndershme. Mundohu t’ia thuash këto gjëra personit që të pyet “si je?” dhe shiko nëse ai të pyet sërish.

Ne harxhojmë shumë kohë me gjëra të pakuptimta, që besojmë se na sjellin kënaqësi.  Në fakt mënyra se si jemi dhe se si ndihemi është një çështje shumë e rëndësishme. Sot, njerëzit përballen me presione me të cilat asnjë brez më përpara nuk është përballur. Përpara vitit 1945, bota nuk mund të shkatërrohej vetëm me dekretin e një njeriu, e as armët bërthamore nuk mund të zhduknin popullsi të tëra. Sot me qindra mijëra burra dhe gra ndihen të kërcënuar nga kjo gjë, ka njerëz në çdo qytet të botës që i tremben rrezikut të armëve bërthamore e që e kanë të vështirë të jetojnë me këtë ide.

Ne jemi bërë një brez i varur nga droga, jemi gjithmonë me nxitim por as nuk e dimë se ku shkojmë, kemi zemra të mbushura me frikë dhe trupa të lodhur.  Kushtet e mundimshme në të cilat gjendet bota, kanë bërë që shumë njerëz të mendojnë sërish për disa nga pyetjet bazike mbi ekzistencën. Kush është qëllimi i gjithë  kësaj? Përse ndodhem në këtë planet që quhet tokë, duke ecur përmes hapësirës me një shpejtësi fantastike? Çfarë ka përtej yllit më të largët, drita e së cilit për të na arritur ne në tokë, udhëton me 186,400 milje në sekondë?

Për shkak të kushteve në të cilat gjendet bota jonë, shumë mund të kenë nisur të pyesin, “Ku është Perëndia, kur ne kalojmë kaq shumë shqetësime?” Apo duhet të pyesim, a kanë ardhur të gjitha problemet si pasojë e faktit se njeriu nuk e ka përfshirë Perëndinë në planet e tij, në jetën e tij, në martesën e tij, në shtëpinë  e tij, e sigurisht as në zemrën e tij? Historiani H.G. Wells e shihte jetën nga perspektiva e dikujt që ka dijeni mbi historinë. Ai  ka thënë, “ Derisa një njeri të gjejë  Zotin, ai nuk e di se prej ku nis ekzistenca e tij dhe stërmundohet pa fund deri në fund të ditëve të tij pa e ditur se ku po shkon.”

Disa njerëz mundohen që ta shtyjnë Perëndinë jashtë jetës së tyre, madje edhe jashtë universit. Ata përfundojnë në hedonizëm ( të kërkuarit e kënaqësisë), në pyetje pa fund dhe në boshllëk. Augustini, në shekullin e 5-të ka thënë “ Ti na ke krijuar për veten o Perëndi, e zemra jonë është e shqetësuar deri sa e gjen veten e saj tek Ty.“

Për disa, besimi është një patericë. Këta njerëz  mendojnë se është një supozim mbi të cilin mbështeten njerëzit e dobët.  Për ju që jeni skeptikë, a mund të ndaj me ju një mendim që më vjen nga zemra ime? Kam mësuar se besimi nuk është një kërcim në errësirë, por një hap drejt dritës.

Besimi është gjëja më e arsyeshme në botë. Është bazuar mbi zbulesën e Perëndisë tek lloji i njeriut në botë. Kjo zbulesë është materializuar në një dokument, të mbështetur në të dhënat e gjetura në dorëshkrime, ky dokument është quajtur Bibël.

Historia e provon më shumë  besimin  tim, sepse është në koherencë të plotë me pohimet e bëra në Shkrim. Psikologjia gjithashtu konfirmon besimin tim, sepse më thotë se natyra e njeriut ngelet e pandryshueshme nëse është e ndarë nga  Perëndia. Të njëjtën gjë thonë dhe Shkrimet.  Gazeta ime vazhdon të afirmojë besimin tim, sepse më sjell ngjarjet që po ndodhin në Lindjen e Mesme, e po ashtu edhe trendet që po njeh bota, më konfirmojnë deklaratat profetike të bëra me qindra vite më parë.

Do të kishte qenë një shaka e tmerrshme, nëse Perëndia do të na kishte krijuar dhe do të na linte këtu vetëm e të izoluar. Por fakti që Zoti e krijoi njeriun dhe pastaj tregoi se Ai interesohet për Të, më siguron se Ai është një Perëndi i dashur, i cili nuk qëndron indiferent ndaj nevojave tona. Lexoni Biblën  për të zbuluar se çfarë ndodhet përpara për ju dhe botën tuaj.

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 98
    Fuqia e Perëndisë përmes lutjes!I cili në ditët e mishit të tij, me klithma të forta dhe me lot, i ofroi lutje dhe përgjërime atij që mund ta shpëtonte nga vdekja, dhe u dëgjua për shkak të frikës nga Perëndia. – Hebrenjve 5:7 Lutja është kaq e fuqishme sepse bashkon zemrat e njerëzve në tokë…
    Tags: të, në, është, një, mesazh, inkurajime
  • 96
    Masa e dashurisë sonëNe nuk i bindemi Perëndisë për ti treguar dashurinë tonë, por nga dashuria për Atë, duam t’i bindemi Atij gjithnjë e më shumë. Gjoni 14:15-24 Është e lehtë të thuash se e duam Zotin, por a tregojnë veprat tuaja se e doni Atë? Një fjalë e urtë popullore  thotë: Veprat…
    Tags: të, është, një, në, mesazh, inkurajime
  • 96
    Cilësitë e një gruaje të perëndishmeNjë grua e perëndishme është një grua e përkushtuar.Një grua e tillë është e paçmueshme – vlera e saj është shumë më e madhe se ajo e margaritarëve, thuhet në Fjalën e Zotit. Burri që gjen një grua të tillë në të vërtetë nuk e meriton një nderim të tillë,…
    Tags: të, një, në, është, mesazh, inkurajime
  • 95
    Çfarë do të thotë që Shkrimi është i gjallë?Fjala jote është një llambë në këmbën time dhe një dritë në shtegun tim.-Psalmi 119 : 105 Që të jetojmë sipas Biblës, duhet të dimë se Fryma e Shenjtë na flet përmes shkrimit.  Hebrenjve 4:12 na tregon se Fjala e Perëndisë është e gjallë dhe vepruese. Kjo ndodh sepse Fryma e Shenjtë…
    Tags: të, në, është, mesazh, inkurajime
  • 95
    Shprehje e gëzimit!Kur isha djalë  i vogël në Egjipt, gjyshi im ishte një kontraktues ndërtimi me profesion dhe një udhëheqës në Kishën e Vëllezërve. Ai jetonte në një apartament të vogël ngjitur me shtëpinë e kushërinjve të mi dhe kur e kaloja natën me ta, e gjeja veten duke u zgjuar disa…
    Tags: të, në, një, mesazh, inkurajime
Comments