Inkurajime

Si ndikon lutja në marrëdhëniet tona?

Rrëfeni fajet njëri tjetrit dhe lutuni për njëri tjetrin, që të shëroheni; shumë fuqi ka lutja e të drejtit kur bëhet me gjithë shpirt. – Jakobi 5:16

A luteni me zë me besimtarët e tjerë? Lutja së bashku dhe për njëri – tjetrin sjell unitet dhe inkurajim.  Kur lutemi me një mik ( apo qoftë edhe me dikë që sapo e kemi takuar) përfshihemi në një bisedë me Perëndinë ku ndajmë mendimet dhe ndjenjat  tona të sinqerta.

Mund të lutesh për dikë sapo dikush ndan një kërkesë lutjeje me ty.  Me anë të lutjes së menjëhershme  futeni në prezencën e Perëndisë me shpresë se miku juaj do të inkurajohet. Kur dikush të shkruan:  Jam e trishtuar dhe e dërrmuar,” mund ti përgjigjesh me një lutje si kjo: “ Jezus, ngushëlloje miken time për çka ka humbur. Unë e dua por Ti e do atë më shumë”. Kur lutemi me njëra tjetrën jo vetëm që ftojmë prezencën e Perëndisë në mesin tonë por edhe  i rikujtojmë njëra tjetrës të vëertetën, shpresën dhe ngushëllimin që gjejmë në Jezusin.

Bisedat e vazhdueshme me Perëndinë na afrojnë më shumë me Të, dhe lutjet e vazhdueshme për dhe me miqtë tanë na jep privilegjin të dimë se ne çfarë vështirësish po ecin.  Tek Luka 11: 5- 10, Jezusi na nxit të  trokasim në derën e miqve tanë në mes të natës deri sa ata ta hapin dhe ndihmojnë.  Por edhe ne mund ti ndihmojmë ata nëse e dimë se për çfarë kanë nevojë. A  po lutesh për dikë në nevojë sot?

Lexoni  Jakobi  5:13-18 , Luka 11:1-13

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 94
    Rruga për një jetë të lirë dhe të pastër!Po t`i rrëfejmë mëkatet tona, ai është besnik dhe i drejtë që të na falë mëkatet dhe të na pastrojë nga çdo paudhësi. – 1 e Gjonit 1:9 Para se Hollywoodi të xhirojë një film, ka shumë punë që duhen bërë përpara se kamerat të filmojnë. Duhet të ndizen dritat, të…
    Tags: të, për, dhe, në, që, një, mesazh, inkurajime
  • 94
    Zoti mund të të mbajë edhe me pak se sa të sigurojë më shumë!Në pjesën e Torahut të kësaj jave, njeriu mëson një parim shumë të rëndësishëm. A keni qenë ndonjëherë në nevojë dhe a jeni lutur që Zoti ta shumëfishonte atë që keni dhe të plotësonte nevojën tuaj? Ka shumë shembuj të kësaj që po themi në Shkrim. Një nga të preferuarat…
    Tags: të, dhe, një, në, që, shumë, për, se, mesazh, inkurajime
  • 94
    Çfarë rëndësie ka Izraeli në profecitë Biblike?Izraeli është pjesë e rëndësishme e planit të Zotit dhe për këtë duhet të jemi gjithmonë në dakortësi me Zotin. Mësuesi i Biblës, Baruch Korman nga Izraeli gjatë një interviste dhënë përmes skype-it për TV7 Albania ndan interpretimin biblik duke nisur nga Libri i Zanafillës. Sipas tij, Zoti na tregon për Izraelin…
    Tags: të, dhe, në, për, mesazh, inkurajime
  • 94
    Nevoja jonë e përditshme për të adhuruar dhe shërbyer Zotit!Në pjesën e Torahut të kësaj jave mësojmë për punën dhe veshjet e priftërinjve (Kohanim). Çdo ditë, Kohanimët do të sakrifikonin “ofrimin e vazhdueshëm ose në hebraisht  תָמִיד ṯāmīḏ;”. “Kjo është ajo që do të ofrosh mbi altar: dy qengja motakë çdo ditë, për gjithnjë (ṯāmīḏ). Njërin prej qengjave do ta…
    Tags: të, në, për, që, dhe, mesazh, inkurajime
  • 93
    Dritë në kulturën e errëtGjithmonë ka pasoja kur populli i Perëndisë ndalon së nderuari Atë dhe  nuk i bindet Fjalës së Tij. Kur izraelitët ia kthyen shpinën Perëndisë, Zoti u hoqi dorën e tij mbrojtëse. Dhe ata përfunduan si viktima të terroristëve të kohës së tyre, babilonasve. Lexoni librin  e Habakukut se çfarë thotë…
    Tags: të, dhe, për, në, mesazh, inkurajime
Comments