Inkurajime

Si të dalim nga rrënojat ku kemi ngecur?

Zemra gënjehet më tepër se çdo gjë tjetër dhe sëmuret në mënyrë të pashërueshme; kush mund ta njohë atë?Unë, Zoti, hetoj zemrën, vë në provë mendjen për t’i dhënë secilit sipas rrugëve të tij, sipas frytit të veprimeve të tij.– Jeremia 17 :9-10

Craig Groeschel tregon se kur shkrin bora e dimrit në Alaskë,  rrugët  mbushen me baltë. Ndaj në hyrje të Alaskës, në një tabelë rrugore shkruhet: “Zgjidhni me kujdes rrugën tuaj. Do të udhëtoni në të atë rrugë për 96 kilometrat në vazhdim.”

Ashtu si rrugët me baltë, mendjet tona ngecin në rrënojat e të menduarit gjatë gjithë jetës; shpesh, mendimet tona duken të pavullnetshme. Shkencëtarët konfirmojnë se ne mund të kontrollojmë vetëm një pjesë të vogël të mendimeve tona të ndërgjegjshme. Gënjeshtrat që besojmë për veten, mendimet që na shkaktojnë frikë, mendimet krenare, mendimet epshore – të gjitha rrotullohen në kokën tonë.

Bibla thotë se “Zemra gënjehet më tepër se çdo gjë tjetër dhe sëmuret në mënyrë të pashërueshme ” (Jeremia 17:9-10), dhe Jezusi tha: ” sepse pema njihet nga fryti. ” (Mateu 12 :33). Por kjo nuk do të thotë se kemi ngecur në ligësitë e zemrave tona, në rrënojat e mendjeve tona. Perëndia mund t’i pastrojë zemrat tona dhe  t’i shpengojë dhe rinovojë mendjet tona. Bibla na thotë se përvetësimi dhe meditimi rreth shkrimeve të shenjta na pastron dhe përtërin (Efesianëve 5:26), sepse Bibla nuk është një libër i zakonshëm njerëzor. Fjalët e Tij janë të vërteta (Gjoni 17:7) dhe ato kanë fuqinë e Frymës së Perëndisë. Kur zhytemi në Shkrime edhe mënyrat e të menduarit mund të ndryshojnë me kalimin e kohës.

Kjo është një lutje nga Psalmet me anë të së cilës mund të luteni sipas shkrimit: “O Perëndi, krijo tek unë një zemër të pastër dhe përtëri tek unë një frymë të patundur” (Psalmi 51:10 ).

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 96
    Të mësojmë të kënaqemi!Në librin e saj me titull “Qetësoje zemrën time në ankth”, Linda Dillou tregon për një nuse të re e cila u martua me një marinar, duke menduar se jetesa në vende të huaja dhe udhëtimet nëpër botë do të ishin romantike dhe emocionuese. Dy vjet më vonë, e vetmuar…
    Tags: të, dhe, në, inkurajime
  • 96
    Karakter i pastër në mes të sfidave!Veprat e Apostujve, kapitulli 25, vargjet 7 dhe 8 thonë se kur Pali mbërriti, judenjtë që kishin ardhur nga Jeruzalemi, qëndruan rreth tij dhe po hidhnin drejt tij shumë akuza, të cilat nuk mund t’i vërtetonin. Në mbrojtje të tij, Pali po thoshte se nuk kishte mëkatuar as kundër ligjit…
    Tags: të, në, dhe, inkurajime
  • 96
    Lutjet e papërgjigjura!Në tre kapitujt e librit të Habakukut shohim një shembull të shkëlqyer të Dhiatës së Vjetër të këmbënguljes në lutje. Të dhënat historike nga libri i Habakukut tregojnë se ai jetoi gjatë mbretërimit të mbretit të Izraelit Jehojakim. Kur Perandoria Babilonase po përparontte shumë. Por ishte përpara se babilonasit të…
    Tags: të, në, dhe, inkurajime
  • 95
    Shpresa nxit këmbënguljen!Shikoni përtej vështirësive aktuale dhe besojini Zotit, i cili po punon për të mirën tuaj. Isaia 40:28-31 Dhimbja mund të shërbejë si paralajmërim se diçka në trup nuk është në rregull. Megjithatë, pas një dëmtimi fizik ose operacioni, parehatia është pjesë e rrugëtimit drejt rikuperimit. Në raste të tilla, shumë…
    Tags: të, në, dhe, inkurajime
  • 94
    Kur ecën nëpër lugina!Nuk duhet të kemi frikë në kohë sprovash, sepse Ati ynë i mirë dhe i fuqishëm është gjithmonë me ne. Psalmi 23:1-6 Ku ka male, ka edhe lugina – është një fakt i thjeshtë i botës së krijuar. E njëjta gjë është e vërtetë edhe në jetën tonë shpirtërore. Për…
    Tags: të, në, dhe, inkurajime
Comments