Informacione

Si të largojmë frikën e fëmijëve nga dentisti?

  • Një nga fazat më të vështira të jetës së fëmijës është përballja me doktorin, dentistin apo ambientin klinik. Disa fëmijë e kalojnë lehtë këtë fazë, të tjerë e kalojnë me shumë vështirësi.
    Mjekja stomatologe Frida Rrasa e specializuar për ortodontesi dhe petodonti në moshat fëmijnore gjatë një interviste për TV7 Albania, shpjegon jo vetëm perceptimin e frikës tek fëmijët por edhe shkaktarët e saj.

    “Frika interpretohet si një nga problemet e sjelljes së pacientit të vogël. Problemet e sjelljes janë reagime jonormale të pacientit që vonojnë procesin e trajtimit, e vështirësojnë trajtimin ose nuk arrihet fare të kryhet trajtimi. Frika nga dentisti është specifike. Frika është edhe patologjike. Ka pacientë që kanë frikë dhe duhet të trajtohen në mënyrë shumë të veçantë sepse për ta është një problem shumë i madh. Nuk janë njësoj më pacientët e tjerë. Në këto raste, frika është reagim patologjik. Kjo do të thotë që është si një sëmundje që vjen si rezultat i objekteve të ndryshme që përdorim, aromërave të ndryshme që përdorim që janë të zakonshme për praktikën tonë e nuk janë të dëmshme por për fëmijën janë gjëra që ndikojnë në përjetimet e tij. Frika tek këta pacientë të vegjël është emocionale dhe fiziologjike. Është fiziologjike e brendshme dhe e jashtme. Në rastet e frikës së brendshme, ajo ndikon direkt në ndryshimet hormonale, në ndryshimet neurologjike të fëmijës që ne nuk i shohim. Ndërsa ndryshimet fiziologjike të jashtme janë të moniturueshme. Fëmija reagon me mimikë, veprime trupi, rrahjet e zemrës shtohen, mund të djersisin, mund ti thahet goja, kontraktohet etj. Janë edhe elementi konjiktiv i frikës që është elementi njohës, psikologjik. është shumë i rëndësishëm për fëmijën seppse ndryshimi psikologjik, fëmija fillon të imagjinojë gjëra që nuk janë , një imagjinate e hiperbolizuar, një imagjinatë që nuk është e mbështetur në objektivitet. Kjo e bën të krijojë ankth. Në moshat e vogla, ankthi dhe frika shkojnë shumë me njëra-tjetrën. Një fëmijë i vogël duke qënë shumë emotiv, e ka të vështirë të bëjë dallimin e frikës dhe ankthit si koncept më vete. Një fëmijë që ka frikë, ka edhe ankth”.

    Sipas mjekes stomatologe, ka studime që tregojnë se frika lidhet me karakterin. “Ka studime që tregojnë se mund të jetë edhe e lindur, në karakterin dhe temperamentin e fëmijës. Ka fëmijë që janë më të ndjeshëm se të tjerët. Por, ka edhe fëmijë të tjerë ku frika është e stimuluar nga prindi, nga përvoja e tij/saj dhe ja transmeton fëmijës, një përvojë nga shokët në shkollë, një përvojë vetjake me dhimbjen e dhëmbit etj. Një nga arsyet e frikës është përballja me mjetet metalike, me zhurmën që dëgjon nga dentist. Mund të ketë frikë nga figura dentare e dentistit kur dentist që e pret është i sertë, nuk ka dëshirë të komunikojë me fëmijën, nuk ka dëshirë ta njohi pacientin e vogël. Të gjitha këto ndikojnë tek fëmija. Aq më tepër kur ka ushtrime dhune nga fëmija . Frika nga shiringat(shpimi), një përvojë jo e mirë për fëmijën”.
    Sipas mjekes Rrasa, fëmijës i duhet shpjeguar i tërë procesi kur ndodhet në klinikë dentare. “Është e rëndësishme të shpjegohet në momentin që bëhet anestezia. Ky proces shoqërohet me fjalë të bukura. Është e ndaluar të përdoret fjala: frikë, dhimbje. Këto e ndihmojnë procesin e anestezimit.
    Por, si ti ndihmojmë fëmijët të heqin frikën?
    Është e rëndësishme që stomatologët të krijojnë një marrëdhënie miqësore me pacientët, veçanërisht fëmijët, në mënyrë që të luftojnë frikën e pacientëve dhe të ofrojnë trajtim efektiv dhe efikas. Krijimi i një raporti të fortë në vizitën e parë të fëmijës ndihmon në krijimin e një atmosfere komode në të cilën fëmija nuk ndihet i kërcënuar. Me fëmijët, prindërit e të cilëvë kanë kërkesë bashkëpunimi, mënyra e vetme për të punuar është duke folur sa më shumë. Mënyrat e tjera janë: anesstezia e përgjithshme që duhet bërë në kushte spitalore, trajtim medikamentoz. Një tjetër mënyrë është relaksimi: muzikë me kufje kur kanë vështirësi nga zhurma. Duke i treguar ndonjë përrallë. Një tjetër mënyrë është sedatimi. Maska që vendoset tek hunda, ka nevojë për trajtim të veçantë sepse makineria ka mënyrën e vet sesi punon. E rëndëisshme është që mjeku që e administron të ketë njohuri të plota mbi atë material që disponon. Qëllimi është të largohet akthi tek fëmija:. Doktoresha rekomandon “ të shkojnë tek mjeku specialist në mënyrë që fëmija të familjarizohet me ambientin, doktorin. Të mos e përdorin mjekun ose dentistin si një mënyrë frikësimi apo dënimi.

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 95
    Ndikimi i anemisë tek gratë shtatzëna dhe foshnjaAnemia gjatë shtatzanisë është mjaft e shpeshtë. Gjinekologu Shkëlqim Balili thekson rëndësinë e kontrollit të gjakut që në fazën e prekoncepsionit, po ashtu edhe gjatë shtatzanisë. Në një intervistë dhënë për TV7 Albania, mjeku flet për dy aspekte të rëndësishme të ekzaminimit të anemisë. “Mjeku kryen ekzaminimin objektiv dhe subjektiv. Në…
    Tags: të, në, është, që, një, informacione
  • 93
    Këshilla për ata që vuajnë nga sëmundjet e kockave!Osteoartriti cilësohet si sëmundja reumatizmale më e shpeshtë që prek artikulacionet dhe shkakton vështirësi në lëvizje. Diagnostikimi në kohë dhe trajtimi i duhur janë  të rëndësishme për të parandaluar ndërlikimet që mund të çojnë drejt invaliditetit. Në një intervistë për TV7 Albania, Jorida Kuçaj, mjeke reumatologe jep shpjegime rreth kësaj patologjie,…
    Tags: të, që, në, është, informacione
  • 92
    Ushqimet ketogjenike-çfarë duhet dhe nuk duhet të hamëDieta ketogjenike është një regjim ushqimor me pak karbohidrate, me shumë yndyra të mira dhe me proteina të moderuara. Është një dietë efikase jo vetëm në rënien nga pesha por ndihmon dukshëm në sëmundjen e Epilepsisë, Alzheimerit, Parkinsonit, Migrenës, sëmundjet kardio-vaskulare, dislipidemitë dhe diabet. Në një intervistë për TV7 Albania, nutricionistja…
    Tags: të, në, që, një, informacione
  • 91
    Ndikimi i pajisjeve elektronike në shëndetin tonëShumica e njerëzve sot jetojnë në një  lumë radiofrekuencash të emetuara nga teknologjitë me valë të të gjitha llojeve,  nga telefonat inteligjentë tek tabletët, monitorët e bebeve, televizorët, pajisjet smart dhe shumë të tjera. Sipas  ekspertëve, ekspozimi  i vazhdueshëm  ndaj këyre  pajisjeve, mund të ketë pasoja të rënda për shëndetin…
    Tags: të, në, një, që, informacione
  • 91
    Infeksionet e syrit, shenjat dhe trajtimi sipas mjekes BurdaKonjuktiviteti është një infeksion që prek indet rreth syrit ose kapakët e tij. Këto gjendje inflamatore janë mjaft të shpeshta dhe ngjitëse, ndaj duhet të trajtohen me shumë kujdes. Për të folur për konjuktivitet ose infeksionet e syrit, mjekja Nora Burda gjatë një intervistë për TV7 Albania, informon rreth llojeve të…
    Tags: të, në, që, informacione
Comments