Si të mund të ripajtohemi sërish?
Sepse Atit i pëlqeu që në të të banojë e gjithë plotësia, dhe, duke bërë paqen me anë të gjakut të kryqit të tij, duke fituar pas, me anë të tij, të gjitha gjërat, si ato që janë mbi dhe si dhe ato që janë në qiejt. – Kolosianëve 1 : 19-20
Si njerëz kemi nevojë për shumë pajtim. Pajtimi është një koncept i bukur dhe lehtësues i cili bën të mundur bashkimin e gjërave së bashku dhe të korrigjuara. Burrat dhe gratë kanë nevojë për shumë pajtim; po ashtu dhe vëllezërit e motrat që nuk kanë folur për dekada të tëra. Në aspektin më të gjërë, kombet, komunitetet dhe popujt kanë nevojë për këtë lloj shërimi gjithashtu. E thënë thjesht, i gjithë krijimi rënkon për t’u ribashkuar sërish.
Nevoja jonë e parë dhe më kryesorja është të pajtohemi me Perëndinë. Mëkati ynë, mëkati im, shkaktoi ndarje nga Perëndia, një marrëdhënie e lënë përgjysëm. Por Zoti më donte, Ai në fakt nuk reshti kurrë së dashuri mua e ty, madje dhe gjithë krijimin e Tij të rënë. Libri i Kolosianëve, kapitulli i 1-rë na thotë se të gjitha gjërat, si në tokë dhe në qiell, u pajtuan nga gjaku i Jezusit i derdhur mbi kryq.
Por jo vetëm kaq. Libri i Efesianëve thotë se Jezusi pajton popujt e ndarë. Kryqi, thotë Mark Roberts, “prek çdo lloj ndarjeje midis popujve, dhe çdo lloj armiqësie. Për shkak se e gjithë dis’harmonia njerëzore, përfshirë padrejtësinë dhe ndarjen racore, është si rezultat i mëkatit, Krishti bëri një rrugë për pajtim dhe paqe midis të gjithë popujve kur gozhdoi mëkatin në kryq.
Vetëm kur të jemi gati të kërkojmë falje për mëkatin tonë me anë të Jezusit, mund të ndodhë pajtimi – me Perëndinë dhe me njëri-tjetrin, në çdo lloj niveli.
Related Posts
- 98Sepse në qoftë se dikush mendon se është diçka (shumë i rëndësishëm për t’u kujdesur për barrën e dikujt tjetër), pa qënë asgjë (pa qënë superior përveç se me vlerësimin e vet), gënjen veten e vet. – Galatasve 6:3 Bibla na paralajmëron vazhdimisht kundër krenarisë. Nuk mund të theksoj mjaftueshëm rrezikun…
- 98
- 96Edhe pse mëkatet dhe shkeljet tona u paguan në kryq, mëkati ynë ende e trishton Frymën e Shenjtë, prandaj duhet të kujtojmë vazhdimisht varfërinë tonë shpirtërore dhe të pikëllohemi për mëkatin tonë. Le të kërkojmë të qëndrojmë të pastër në zemër dhe tërësisht të përkushtuar ndaj Zotit, në mënyrë që…
- 96
- 95