Inkurajime

Si të presim me besim kohën e Zotit?

Kur isha e vogël, këndonim një këngë nga Ungjilli që thoshte,

“Një ditë do të mësojmë gjithçka,

Një ditë do e kuptojmë pse.”

Lindës, e cila shërbeu për shumë vite si ekonomiste në Shërbesën e Udhëzimeve, i kanë ndodhur gjëra të cilat nuk mund t’i kuptojmë pse – tre herë ju shfaq kanceri, bëri katër operacione dhe kimio që i shkatërruan pjesën dërrmuese të tiroides. Ka bërë operacion zemre si dhe pesë angioplastika.

Përveç kësaj, për shkak të problemeve që vajza e saj pati, Linda e rriti nipin e saj vetë që kur ishte 22 muajsh. Por goditja finale i ndodhi kur e telefonuan për ti thënë se dy gratë me të cilat ndante qeranë i kishin vrarë vajzën. Duke e lënë nipin e saj  pa nënë, e pa baba.

Nëse do e takonit Lindën , nuk do e kuptonit kurrë që ajo ka vështirësi të tilla, sepse ajo fal dashuri për këdo që takon. Unë mendoj se kjo është për shkak se zemra e saj është zbutur, dhe  nuk është hidhëruar nga vështirësitë që ka pasur. Kur e pyeta se si ia ka dalë mbanë, më tha:

Lutja ime ishte vetëm të jetoja aq sa të rrisja nipin tim. Zoti më dha  jo vetëm këtë mundësi por edhe më tepër, për të cilat jam mirënjohëse. Dhe besoj atë që shkroi Pali: ” Sepse Perëndia nuk na ka dhënë frymë frike, por force, dashurie dhe urtësie. ” (2 Timoteut 1:7), dhe ky premtim më ka mbajtur përmes vështirësive.

Pse i ndodhën të gjitha këto gjëra një personi të vetëm? Unë absolutisht nuk e di. Siç thotë vetë Linda, “rrugët e Zotit nuk janë tonat”. Por një ditë do ta kuptojmë. Dhe ndërkohë, Linda thotë: “Beso atë që di”. Ai është i denjë për besimin tonë.

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 87
    Të mos kapemi pas problemeve!Ja, ai do të më vrasë, nuk kam më shpresë; sidoqoftë, do ta mbroj para tij qëndrimin tim. Jobi 13:15 Kjo është historia e një alpinisti i cili rrëshqiti dhe ra  nga një shkëmb, por duke rënë, u kap pas rrënjëve të një peme dhe u mbajt aty për të shpëtuar…
    Tags: të, një, nuk, dhe, është, për, që, më, inkurajime
  • 84
    Mjaft patët frikë!Në vitin 1938, kur Bill dhe Majlldred Dillon po lundronin për në Angli për një shërbesë, u ngrit një stuhi dhe Majlldred u frikësua. Disa vite më parë ajo gati sa nuk humbi jetën e saj kur një tornado mori përpara qytetin e Fort Uejn në Indiana. Ajo u mbulua…
    Tags: të, më, dhe, për, nuk, që, saj, një, kur, inkurajime
  • 84
    Autoriteti i Fjalës!“Atëherë fjala e Zotit iu drejtua…”- Zanafilla 15:4 Autoriteti në botën tonë është po aq i rëndësishëm sa edhe ushqimi i shëndetshëm dhe ajri i pastër. Kur secili është “ligj për veten” nuk ekziston ligji; anarkia çon në kaos dhe kaosi në asgjësim. Kjo është arsyeja pse historia e njerëzimit…
    Tags: të, që, për, një, është, dhe, se, inkurajime
  • 84
    Si të çliroheni nga turpi?Tani, pra, nuk ka asnjë dënim për ata që janë në Krishtin Jezu, që nuk ecin sipas mishit, por sipas Frymës,sepse ligji i Frymës i jetës në Jezu Krishtin më çliroi nga ligji i mëkatit dhe i vdekjes.- Romakëve 8 : 1-2 Bibla është e mbushur me histori njerëzish, krimet e…
    Tags: të, dhe, që, por, për, nuk, se, inkurajime
  • 84
    Mjaft patët frikë!Në vitin 1938, kur Bill dhe Majlldred Dillon po lundronin për në Angli për një shërbesë, u ngrit një stuhi dhe Majlldred u frikësua. Disa vite më parë ajo gati sa nuk humbi jetën e saj kur një tornado mori përpara qytetin e Fort Uejn në Indiana. Ajo u mbulua…
    Tags: të, më, dhe, për, nuk, që, saj, një, kur, inkurajime
Comments