Inkurajime

Si të qetësoni zemrën tuaj?

Një mëngjes, jo shumë kohë më parë, e nisa ditën si zakonisht duke lexuar pak nga Bibla dhe u luta. Por unë nuk isha e qetë në zemrën time. Ishte një nga ato rastet kur ndjeshesh i shqetësuar dhe të duket çdo gjë e pavlerë.

E di mirë se çfarë na thotë Bibla të bëjmë në situata të tilla. Në Psalmin 46 Perëndia thotë: “Ndaluni dhe pranoni që jam Perëndi”.

“Të ndalem, Zot?” Por kam mesazhe për të përgatitur, evenimente për të planifikuar, nipër e mbesa që kanë nevojë për mua – dhe burri im sigurisht meriton edhe ai pak kohë.”

Këtu është problemi. Kam harruar se Zoti mund të mikromenaxhojë të gjitha detajet e jetës sime nëse thjesht do t’ia jap Atij mundësinë. Dëgjoni, e di mirë se Zoti është në kontroll të ngjarjeve të mëdha historike, por ndonjëherë harroj se Ai mund të drejtojë edhe ngjarjet më të vogla të jetës sime – në përditshmërinë time.

Kam gjetur dhe një varg tjetër në Bibël që gjithashtu flet për këtë situatë. Është Eksodi 14:14, ku Perëndia thotë: “Zoti do të luftojë për ju, dhe ju do të rrini të qetë.” Të jesh i qetë? Është komplet e kundërta,  mënyra se si e përballoj ditën time kur jam shumë e zënë. Këto fjalë për mua janë sikur të ishin kinezçe, kur gjithçka brenda meje zien për të bërë sa mundem. Megjithatë Zoti thotë: “Rri i qetë, sepse Unë do të luftoj për ty”.

Zot, dëgjoje lutjen time sot. Dua të mbështetem tek Ti për të gjitha përgjegjësitë e supeve të mia. Më mbush me paqen Tënde që të jem  e qetë edhe kur jam shumë e ngarkuar. Më mëso të ndalem dhe të gjej qetësi në Ty. Qetësoje zemrën time sot.

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 100
    Bëjini të tjerët pjesë të gëzimit tuaj!Këtë vit, le të mos zhytemi në kërkim të jetës së përsosur. Përkundrazi, le të jemi plot me gëzim për t’u treguar të tjerëve mrekullinë e dashurisë së Perëndisë. Që nga ngjitja e Krishtit në qiell pothuajse 2000 vjet më parë, Perëndia ka zgjedhur të prekë zemrat nëpërmjet nesh, fëmijëve…
    Tags: të, për, inkurajime
  • 97
    Ai lëviz dhe malet!Ndërsa përballemi me sfida të ndryshme në jetë, ka një sërë arsyesh që mund të na ndalojnë të lutemi. Mund t’i themi vetes se jemi shumë të zënë për t’u lutur. Mund të mendojmë se mund ta zgjidhim problemin vetë. Ose mund të mendojmë se Perëndia nuk u përgjigjet lutjeve…
    Tags: të, inkurajime
  • 97
    Besojini Perëndisë dhe bëni të mirë!Ki besim (beso, mbështetu dhe gjej sigurinë) te Zoti dhe bëj të mirën; bano vendin dhe shto besnikërinë. –Psalmeve 37:3 Shumë prej nesh kalojnë shumë kohë duke u përpjekur të zbulojnë si të marrim bekime për veten. Njerëzit ndonjëherë e kalojnë gjithë jetën e tyre duke u përpjekur të arrijnë…
    Tags: të, inkurajime
  • 97
    Zemra e matur!Fjalët e urta, kapitulli 18, vargu 15, thotë: “Zemra e njeriut të matur fiton dituri, edhe veshi i të urtëve kërkon diturinë.” Më pëlqen fraza me të cilën fillon ky varg: “Zemra e njeriut të matur.” A nuk e duam të gjithë këtë, një zemër të matur. Askush nuk e…
    Tags: të, inkurajime
  • 97
    Lejoni paqen të mbizotërojë në jetën tuaj!Dhe paqja e Perëndisë, për të cilin ju u thirrët në një trup të vetëm, të mbretërojë në zemrat tuaja; dhe jini mirënjohës! – Kolosianëve 3:15 Ne të gjithë kemi emocione dhe janë vendosur aty për të qëndruar. Mendoj se një nga qëllimet kryesore të çdo besimtari duhet të jetë qëndrueshmëria emocionale.…
    Tags: të, inkurajime
Comments