Inkurajime

Si të reagojmë ndaj Komplimentave?

A viheni në siklet kur dikush ju bën ndonjë kompliment?

Fjalët e Urta 27:2

Mendoni për një rast kur keni marrë ndonjë kompliment nga prindi, mësuesi ose shefi. Si jeni ndjerë? A ju bëri të lumtur apo ishit në siklet? Për shumë njerëz, komplimenti është pothuajse aq i vështirë për t’u pranuar sa kritika. Për shkak se Fjala e Zotit na udhëzon të jemi të përulur (Mateu 18:4; Filipianëve 2:3), ka raste kur ndihemi të hutuar se si të reagojmë ndaj ndonjë komplimenti. Më poshtë po ndajmë ju 3 mënyra se si mund të reagoni:

1. Pranojeni komplimentin  duke e falenderuar personin. Mos u përpiqni të shpjegoni se nuk jeni të denjë për atë kompliment apo të  përpiqeni t’a shmangni një dashamirësi të tillë. Zoti po e përdor atë person për t’ju bekuar!

2. Identifikoni dhe pranoni cilësinë e karakterit që e bëri personin tjetër t’ju komplimentonte. Ndoshta ai ose ajo sheh diçka në ju që ju nuk e shihni (dhe që Perëndia dëshiron që ju ta shihni). Kujtoni se, besimtarët janë thirrur për të “inkurajuar njëri-tjetrin dhe për të ndërtuar njëri-tjetrin” në Zotin (1 Thesalonikasve 5:11).

3. Ndani se çfarë do të thotë inkurajimi për ju personalisht. Shkrimi thotë se “Fjalët e ëmbla janë si një huall mjalti, ëmbëlsi për shpirtin dhe ilaç për kockat.” (Fjalët e Urta 16:24). Tregojini personit tjetër se sa shumë jeni bekuar nga vëmendja dhe kujdesi i tij/saj. Dhe kështu përfundoni duke komplimentuar njëri – tjetrin.

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 97
    Marrëdhëniet!Por Jezusi e donte Martën, motrën e saj dhe Llazarin. -Gjoni 11:5 Nëse keni lexuar kapitullin e fundit që Pali i shkroi të krishterëve në Romë, me siguri jeni penguar në një listë prej 26 emrash që keni gjetur atje. Ju thoni: “Çfarë ushtrimi me emra të çuditshëm si, Epenetit, Adronikut,…
    Tags: të, dhe, që, për, ju, në, inkurajime
  • 97
    Kalaja më e madhe!Në thellësi të shkretëtirës arabe ndodhet një kështjellë e vogël. Thomas Edward Lawrence, i njohur si Lawrence i Arabisë, shkonte  shpesh atje. Edhe pse jo shumë modeste, ishte më efikase.  Njihej për sigurinë e saj. Kur sulmohej, shpesh nga forcat superiore, Lawrence tërhiqej  dhe shkonte atje për siguri. Gjatë qëndrimit…
    Tags: të, në, që, dhe, ju, për, se, inkurajime
  • 97
    12 Arsye për të qenë FALENDERUESKy artikull u shkrua si një guidë për lutje, bashkëbisedim dhe reflektim, për të falenderuar Perëndinë dhe për tu rritur në mirënjohje. Hap pas hapi ndajmë me ju 12 fusha të jetës për të cilat duhet të jemi falenderues, duke përfshirë dhe një varg biblik dhe bashkëbisedim, dhe shembuj që…
    Tags: të, për, dhe, ju, që, në, inkurajime
  • 96
    Nga persekutues në ndjekës!Veprat e Apostujve, kapitulli 22, vargu 4. Pali po bën një mbrojtje të jetës së tij dhe të kthimit të tij në besim, para një grupi njerëzish. Ai thotë në vargun 4: “unë kam përndjekur…” po flet për të krishterët… “unë kam përndjekur këtë Udhë deri në vdekje, duke lidhur…
    Tags: të, në, që, dhe, se, për, inkurajime
  • 95
    Si të lutemi për të tjerët?Filipianëve, kapitulli 1, vargjet 9 deri në 11, janë nga ato shkrime ku ne shohim Palin të lutet përmes letrave të tij drejtuar një kishe, për njerëzit në atë kishë.  Kështu, kemi një model lutjeje, le të themi, për mënyrën se si mund të lutemi për njerëzit që na rrethojnë.…
    Tags: të, që, për, në, dhe, inkurajime
Comments