Inkurajime

Si të ribashkoni copëzat e një jete të thyer?

Një grua e re më shkroi historinë e mëposhtme nga qelia e një burgu:

Jeta ime ka qënë si të isha një shishe. Gjithmonë mendoja se  do të isha diçka e veçantë. Ndoshta do të përdoresha  për të mbajtur ndonjë ilaç të kushtueshëm, ose mund të përdoresha si një vazo e bukur në tryezën e ndonjë personi të pasur. Por përfundova si një shishe e thjeshtë jeshile, poshtë një rripi transportieri dhe e mbushur me verë të lirë.

Më paketuan bashkë me një tufë shishesh të tjera dhe më dërguan në një qytet të madh, ku më lanë  në një raft të errët dhe të mbuluar nga pluhuri për një kohë të gjatë. Më pas ndodhi diçka akoma më e keqe. Një mirëdashës vere më tërhoqi nga rafti dhe më çoi në një rrugicë të errët. Aty ai takoi disa nga shokët e tij që pinin alkool dhe të gjithë më kaluan duar më duar derisa më përfunduan. Në fund, verëdashësit nuk i mbanin më këmbët, dhe më përplasi në mur duke më bërë copë-copë.

Për vite të tëra dergjesha atje në atë rrugicë, aq e copëtuar sa e dija se nuk kishte asnjë mënyrë që pjesët e jetës sime të bashkoheshin sërish.

Por një ditë dikush erdhi drejt meje – dikush që në të vërtetë u gjunjëzua në atë rrugicë të pistë dhe që vinte erë të keqe dhe filloi t’i mblidhte të gjitha copat e thyera. Se si ia gjeti anën, nuk e di, por ai njeri i gjeti të gjitha pjesët e mia të copëtuara dhe më bashkoi një nga një  përsëri. Kanë kaluar dy vjet e gjashtë muaj që kur më gjeti në atë rrugicë dhe që atëherë i ka pastruar të çarat e mia.

I njëjti Njeri që më gjeti mua, mund t’ju shërojë edhe juve. Emri i tij është Jezus dhe Ai mund të bashkojë jetën e kujtdo, siç bëri për mua. Bibla thotë:  Prandaj nëse dikush është në Krishtin, ai është një krijesë e re; gjërat e vjetra kanë shkuar; ja, të gjitha gjërat u bënë të reja. (2 Korintasve 5:17). Mos qëndroni në mjerimin tuaj. Thirreni Atë që sot dhe lëreni të ribashkojë copëzat e jetës tuaj.

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 97
    Pyetja më e rëndësishme në botë!Pastaj u ktheva të shikoj tërë veprat që kishin bërë duart e mia dhe mundin tim për t’i kryer; dhe ja, të gjitha ishin kotësi dhe një kërkim për të kapur erën; nuk kishte asnjë përfitim nën diell.- Predikuesit 2 : 11 Ajo u kurorëzua Mis Amerika në kohën që po…
    Tags: të, në, dhe, një, më, inkurajime
  • 93
    5 mënyra për të respektuar marrëveshjet në marrëdhënie.Prandaj eja të bëjmë një besëlidhie midis teje dhe meje, dhe që ajo shërbeftë si dëshmi midis teje dhe meje” –Zanafilla 31:44 Ekziston një fjalë e vjetër që përdoret për të përshkruar angazhimin, si përkushtimi në martesë, dhe është kjo: besëlidhje. Një besëlidhje është më e fortë se një marrëveshje…
    Tags: të, një, dhe, në, inkurajime
  • 93
    Vazhdoni!Megjithatë i drejti mbetet i lidhur fort me rrugën e tij, dhe ai që i ka duart e pastra fortësohet gjithnjë e më tepër.-Jobi 17:9 Ishujt Havai janë një parajsë tropikale që ndodhen në mes të Oqeanit Paqësor, 2500 milje larg nga toka më e afërt. Ujërat që rrethojnë ishujt…
    Tags: të, më, në, dhe, inkurajime
  • 93
    Një klithmë agonie nga Kryqi!“Pas kësaj, Jezusi, duke ditur që tashmë çdo gjë ishte kryer, që të përmbushej Shkrimi, tha: “Kam etje!.” (Gjoni 19:28). Kjo thirrje, thënia e pestë nga kryqi, ishte një klithmë agonie personale dhe dhimbjeje fizike, por edhe një klithmë nevoje e thellë shpirtërore. Dy ditë përpara kryqëzimit, Zoti ynë Jezus…
    Tags: të, në, dhe, më, një, inkurajime
  • 93
    Prezenca e Zotit e bind njeriun!Në pjesën e Torës të kësaj jave, Moisiu fillon të udhëzojë Izraelin në lidhje me sakrificat dhe ofertat e ndryshme. Mund të thuhet shumë për këto, por në këtë artikull do të diskutohet vetëm një fjalë. Në vargjet e para  të Levitikut lexojmë: “Në rast se oferta e tij është…
    Tags: të, në, një, dhe, inkurajime
Comments