Informacione

Si të shpenzojmë fundjavat tona?

Duhet të krijosh mëngjesin tënd

Mund të jetë e vështirë që të krijosh kohë për veten gjatë fundjavës, sidomos nëse ke familje.Të gjesh një mënyrë për t’u përfshirë në një aktivitet që të pëlqen shumë në mëngjes, mund të ndikojë shumë në gjendjen emocionale dhe po ashtu të ndihmon që të ndjesh rregull në mendjen tënde. Po ashtu është një mënyrë e shkëlqyer për të ndihmuar ritmin kardiak, kur ti e detyron veten tënde që të zgjohesh në të njëjtën orë siç zgjohesh gjatë ditëve të javës. Mendja jote arrin performancën më të lartë, 2-4 orë pasi je zgjuar, ndaj zgjohu herët dhe bëj një ushtrim fizik, dhe pastaj ulu dhe përshihu në diçka që kërkon përfshirje mendore.

Ndiq një pasion

Mund të surprizohesh kur kupton atë që ndodh kur ti ndjek diçka për të cilën ke pasion  gjatë fundjavave. Të plotësosh pasionet e tua është një mënyrë e shkëlqyer për të përballuar siç duhet stresin dhe për të hapur mendjen tënde ndaj të mënyrave të reja të mendimit.  Gjëra të tilla si të luash muzikë, të lexosh, të shkruash, të pikturosh, ose edhe të luash me fëmijët e tu, mund të ndihmojë që të stimulosh të menduarit, gjë që të ndihmon për javën që do të pasojë.

Shkëputu

Të jesh  në gatishmëri për punën 24 orë në 7 ditë të javës, të ekspozon në një breshëri rrethanash stresuese që të pengojnë të rifokusohesh dhe të rigjenerohesh për të qenë gati për javën pasuese. Nëse është e pamundur për ty që të marrësh të gjithë të shtunën dhe të Dielën pushim dhe të duhet të shohësh e kontrollosh patjetër emailet, atëherë mundohu që të vendosësh një fashë orare që do ti qëndrosh strikt  për të kontrolluar emailet dhe për t’ju përgjigjur mesazheve zanore.  Kur planifikon një  kohë të shkurtër për të kontrolluar,kjo  do të ulë stresin pa të dëmtuar dhe gatishmërinë që duhet të kesh për t’u përgjigjur në kohë.

Minimizo punët e shtëpisë

Punët e shtëpisë mund të rrëmbejnë  plotësisht fundjavat tuaja. Kur kjo ndodh, ju humbni mundësinë për t’u çlodhur dhe reflektuar. Ç’është më e keqja është se shumë punë shtëpie të bëjnë të ndihesh sikur vazhdon të jesh në punë, dhe nëse kaloni gjithë fundjavën duke i bërë ato, ju do të punoni 7 ditë të javës. Që kjo të mos ndodhë, ju duhet të planifikoni punët tuaja, si çdo gjë tjetër gjatë ditëve të javës.

Shpenzo kohë me familjen tënde

Ditët e javës janë aq të mbushura me gjëra që duhen bërë  saqë e gjithë fundjava mund të kalojë duke pasur shumë pak kohë me  familjen.  Mos e lër që kjo të ndikojë fundjavën tënde.  Mund të çosh fëmijët e tu në park, ose mund të rezervosh në restorantin e preferuar të parterit tënd për të kaluar më shumë kohë me të, apo të vizitosh prindërit e tu. Kështu do të jesh i gëzuar për gjërat që do të bësh.

Përgatitu për javën që vjen

Fundjava është koha e shkëlqyer për të pasur disa moment kur të planifikosh gjëra për javën që do të vijë.30 minuta planifikim mund të përkthehen në produktivitet të shtuar dhe në më pak stres.  Kështu java duket  lehtësisht e menaxhueshme , kur ke një plan, sepse gjithçka që duhet të bësh është ta ndjekësh atë.

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 96
    Nuk mund të ngatërrohemi me të vërtetën!Akuza e madhe e Zotit kundër Izraelit ishte se izraelitët u bënë vullnetarisht “partnerë dialogu” dhe “bashkëpunëtorë” me fetë e kananitëve dhe fenikasve, egjiptianëve dhe asirianëve, persëve dhe babilonasve. Ndonëse Perëndia i kishte thënë Izraelit: “Nuk do të kesh Perëndi tjetër përveç meje”, njerëzit u kthyen herë pas here tek…
    Tags: të, mesazh, informacione
  • 93
    Rizgjim në Kubë, 5000 mijë njerëz i japin jetën JezusitMisionarët baptistë të Floridës thonë se “Zoti po lëviz mes kishave dhe njerëzve në Kubë”, pasi rreth 5000 njerëz i dhanë jetën Jezus Krishtit gjatë një udhëtimi misionar në vendin komunist. Tetë drejtues Baptistë të Floridës kujtojnë me gëzim se si lëvizte dora e Perëndisë gjatë shërbesës dhe predikimit ungjillizues. “Ky udhëtim në shumë mënyra…
    Tags: të, mesazh, informacione
  • 79
    Një trup i shëndoshë në një mendje të shëndoshë- rekomandime të rëndësishmeQë të gezoni një mirëqënie të mirë nuk do të thotë që vetëm të ushqeheni mire. Por, të ushqyerit, stërvitja, gjumi, stresi apo marrëdhëniet e ndërtuara janë aspekte të jetës që kërkojnë kujdes të veçantë. Taylor Cwiertniewicz, infermiere e lartë e specializuar për kujdesin familjar në Kaliforni të Shteteve të…
    Tags: të, informacione
  • 78
    Si të kemi përkushtimin e duhur ndaj familjes?Prindërimi le gjurmë të pakorrigjueshme te fëmijët. Një prind shembullor dhe i përkushtuar, është jo vetëm fat dhe model për fëmijën, por edhe motiv dhe inspirim për të ndërtuar mbarë edhe ai nesër, familjen e tij të ardhshme. Sa të përkushtuar duhet të jemi ndaj familjes? Sa kohë duhet t”i…
    Tags: të, informacione
  • 77
    Kur të vini…..“Pasi shpëtohemi, pritet të ecim sipas standarteve të Perëndisë në lidhje me shenjtërinë (shenjtërimin)” Kur lexoni premtimet e Zotit, do të zbuloni se mallkimet janë më të shumta se sa bekimet. Pse është kështu? Për të treguar se sa seriozisht e merr Zoti drejtësinë. Qëllimi i pasazheve që flasin për…
    Tags: të, mesazh
Comments