Kulturë

Sislej Xhafa me provokim artistik debuton në Kosovë

Prishtinë, 28 qershor – Pasi veprat e tij kanë shëtitur gjithandej botës, fillimi i korrikut, Sislej Xhafën do ta gjejë në Kosovë. Për dallim prej ekspozitave të tjera që organizon Galeria Kombëtare e Kosovës, ajo e Xhafës nuk do të ndalet vetëm në objektin e këtij institucioni. E as vetëm në Prishtinë.

“Love you without knowing” (Të dua pa e ditur) prej 5 korrikut deri më 25 gusht, do të shtrihet në Prishtinë e Pejë. E kuruar nga Jérôme Sans, ekspozita që përmban një sërë veprash të Xhafës është e para e artistit në Kosovë dhe vjen një vit pasi ai përfaqësoi Kosovën në Bienalen Ndërkombëtare të Artit në Venecia me veprën “Lost and found” (E humbur dhe e gjetur).

Të enjten e 28 korrikut “Baseni me dymbëdhjetë ketra” është vepra që do të zërë vend tek “Shtegu i shëndetit” në Pejë. Sipas njoftimit të Galerisë Kombëtare të Kosovës, “Bilbili” është vepra tjetër, që në mbrëmjen e asaj dite do të jetë në sallën e Kuvendit të Kosovës në bashkëpunim me Ansamblin e Komunës së Gjakovës.

E “Lepuri i bardhë” do të grumbullojë një pjesë të veprave të Xhafës në objektin e GKK-së.

“Në ekspozitën e parë individuale në Kosovë, Xhafa do të prezantohet me projektin e ri ‘woven soil’ dhe me një përzgjedhje retrospektive veprash të realizuara gjatë karrierës së tij 20-vjeçare, të ekspozuara në muzetë më të njohur botëror”, shkruhet në njoftimin e GKK-së

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 100
    Ne vazhdimisht në ditët e sotme shpërqendrohemi dhe  nxitojmë të bëjmë gjëra të tjera ndërsa hamë. Kërkimet kanë treguar se problemet me shëndetin, dhembja dhe ankthi, e madje edhe depresioni  mund të vijnë për shkak se ne nuk i bëjmë më gjërat gjatë ditës duke u dhënë rëndësinë e duhur.…
    Tags: të, në
  • 100
    Partitë opozitare në Kosovë insistojnë që presidenti Hashim Thaçi të mos jetë në krye të procesit të dialogut me Serbinë, tani kur po afrohet edhe faza finale e tij. Sipas opozitës, Kuvendi është organi më i lartë, i cili duhet të vendosë për këtë çështje. Vetëm pasi që Thaçi të…
    Tags: të, në
  • 100
    Më 23 tetor 1891 u çel në Korçë shkolla e parë shqipe për vajza. Në kushtet e ndjekjeve nga qeveria osmane, hapja e saj u bë në saje të pasaportës së huaj që mbante themeluesi i saj Gjerasim Qiriazi. Qysh në vitin e parë numri i nxënëseve u rrit në…
    Tags: të, në
  • 100
    Më 27 shkurt të vitit 1897 u botua në Stamboll “Alfabetarja e gjuhës shqipe”, e cila u botua me nismën e atdhetarëve Sami Frashërit, Jani Vretos e Pashko Vasës. Ishte një nga veprimtaritë më të rëndësishme të patriotëve shqiptarë të Stambollit, të cilët më 12 tetor 1879 themeluan “Shoqërinë e…
    Tags: të, në
  • 100
    Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGjK), Nehat Idrizi në kuadër të një vizite studimore të gjyqësorëve të shteteve të ballkanit perëndimor, po qëndron në Këshillin e Lartë të Gjyqësorit të Portugalisë në përkrahje për reformat gjyqësore në shtetet e Ballkanit Perëndimor, njofton kumtesa, transmeton Koha.net. Vizita ka për synim…
    Tags: të, në
Comments