Kulturë

Sopranoja Marigona Qerkezi me çmim special në “Portofino”

Sopranoja kosovare Marigona Qerkezi është vlerësuar me çmimin special në garën e 4-të të këndimit operistik në Portofino të Italisë.

Qyteti i vogël italian i njohur për limanin piktoresk dhe resortet luksoze, për një javë qe nikoqir i garës në mes 250 këngëtarëve lirik që vinin nga 48 shtete të botës, transmeton KTV.

Emra të njohur të botës operistike kanë gjykuar këngëtarët, teksa roli i kryetarit të jurisë i është besuar Dominique Meyer – drejtor i Shtëpisë Shtetërore Operistike të Vjenës. Përmes një statusi në Facebook, Qerkezi ka thënë të ndihet e nderuar për fitoren në këtë garë të rëndësishme.

Sopranoja Qerkezi është përzgjedhur në mesin e 40 këngëtarëve që do garojë në prestigjiozen “Operalia”, konkurs i cili drejtohet nga Placido Domingo, e që këtë vit do të mbahet në Lisbonë të Portugalisë nga 27 gushti deri më 2 shtator.

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 89
    Siç kemi dëgjuar të thuhet, lumturia është një udhëtim jo një destinacion. Të gjithë ne jemi të ndryshëm. Ne vijmë nga vende e rrethana të ndryshme dhe kemi interes për gjëra  që janë të ndryshme. Por ka diçka universale, që e kërkojmë të gjithë, pavarësisht se cilët jemi, ajo është…
    Tags: të, që, në
  • 89
    Fikja e dritave tashmë është bërë si ritual që të paralajmërojë vepra që luhen me mjeshtëri. E ka “reprizuar” edhe pianisti norvegjez me famë botërore Hakon Austbo në natën e tretë të “Chopin Piano Fest” të enjten mbrëma në Amfiteatrin e Ri të Bibliotekës Qendrore Universitare. Vepra që hapi mbrëmjen…
    Tags: të, në, që, për, nga, është
  • 88
    Shtete anëtare të Bashkimit Evropian kërkojnë që të përfshihen në fazën përfundimtare të dialogut mes Kosovës e Serbisë i cili do të çonte në një marrëveshje ligjërisht obliguese për një normalizim zë plotë të marrëdhënieve, ka mësuar Radio Evropa e Lirë, edicioni në gjuhën serbe. Siç kanë thënë burimet evropiane,…
    Tags: të, në, për, që
  • 88
    Fjalët e fundit të Steve Jobs janë një “këmbanë” për të gjithë Zoti na ka bërë në një mënyrë, ne mund të ndiejmë dashurinë në zemrën e secilit prej nesh, dhe jo iluzionet e ngritura prej famës apo parasë, si ata që bëra në jetën time. Ata iluzione unë nuk…
    Tags: të, në, që
  • 88
    Fondacioni Biberaj përmes një njoftimi bën të ditur mbështetjen me 2.5 milionë dollarë amerikanë të programit MIP të Fondacionit Shqiptaro-Amerikan të Zhvillimit, për të ndihmuar profesionistët shqiptarë që synojnë të ndjekin studime pasuniversitare në Shtetet e Bashkuara. Fondacioni Biberaj, i themeluar dy vjet më parë, në 50-vjetorin e vendosjes së…
    Tags: të, në, për
Comments