Kulturë

Sot do të mbahet koncert pianistik në Prishtinë

Nesër (e martë) nga ora 18:00 në Sallën e Filharmonisë së Kosovës, katër pianistë të rinj të Shkollës së Muzikës “Prenk Jakova” në Prishtinë, do të japin Koncert Pianistik, nën drejtimin e profesoreshës Aida Gjikolli.

Nxënëset Klesta Fetoshi, Alisa Qirezi, Art Beka dhe Elisa Gashi do të paraqiten me vepra të kompozitorëve të ndryshëm nga vendi dhe të huaj si: “Arabeska”, “Progress”, “La Candeur”, “Innocence” dhe “Swallow” nga Fr. Burgmuller, “Bure” dhe “Prelud i vogël” nga J. S. Bach, “Pranvera” nga A. Vivaldi, “Sonatë” nga L.V. Beethoven, pastaj “Vallja e Rugovës”, “Shkodrane”, “Shota” dhe “Sharki” nga M. Mengjiqi, “Loja e bariut” nga M. Kaçinari, etj.

Në koncert do të marrin pjesë me këngë të zgjedhura edhe Grupi i Vajzave të profesoreshës Elife Jashari.

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 96
    Pranvera në Prizren do të shoqërohet edhe me tingujt e sezonit pranveror të “Lumbardhi N’Behar”. Do të fillojë më 7 prill dhe do të përfundojë në fund të pranverës, në mbrëmjen e 21 qershorit. Programi mëton t’i sjellë dinamizëm qytetit dhe njëherësh paralajmëron një institucion në rritje që prezantohet me…
    Tags: të, në, dhe, nga
  • 93
    Çështja e kthimit të Fondit Pensional të Kosovës nga Serbia, mund të përfshihet në kuadër të bisedimeve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit në Bruksel. Shteti i Serbisë kishte ndalur kontributet e pensionistëve të Kosovës nga qershori i vitit 1999, pas përfundimit të luftës së fundit në Kosovë. Që nga atëherë, pensionistët…
    Tags: të, në, nga
  • 92
    Në duart e Nënës Tereze kam përjetuar dhe shprehur bashkëpunimin mes Zotit dhe njeriut”. Don Lush GJERGJI Kaluan- të mos them, “fluturuan” dymbëdhjetë vite nga kalimi në amshim i Mikut, Vëllait, Krijuesit, Skulptorit, Artistit të mirënjohur dhe të dashur, prof. AsimLokaj. Kujtimi për të, zgjon në mua shumë ndjenja, përjetime,…
    Tags: dhe, të, në
  • 91
    Nga data 15 deri më 17 shtator 2018, në Rahovec mbahet edicioni i katërt i Festivalit Ndërkombëtar të Poezisë, organizuar nga Fondi për Edukim Kulturor dhe Trashëgimi të kësaj komune. Edhe në këtë edicion do të sillen emrat e shquar të letërsisë botërore, nga Japonia e deri në SHBA, nga…
    Tags: të, në, nga, dhe
  • 91
    Sulmin e gjerë që e kishte ndërmarrë Serbia në Drenicë për të zhdukur Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës e koncentroi në Prekaz, në zemrën dhe kokën e UÇK-së duke i bërë asaj një rrethim të hekurt. Ajo që do të ndodhë në fillimet e marsit të vitit 1998 do të jetë…
    Tags: të, dhe, në
Comments