Kulturë

Sot është Dita Europiane e Gjuhëve

“Historia e promovimit të gjuhës shqipe krahas gjuhëve të tjera europiane, nga diaspora shqiptare, i ka fillesat shumë herët”, u shpreh sot Ministri i Diasporës Pandeli Majko, në Ditën Europiane të Gjuhëve, e përcaktuar nga Komiteti Europian, 26 shtator.

“Ja disa nga shembujt e shtypit shqiptar që kanë promovuar kulturën, traditën e mbi të gjitha gjuhën shqipe:“Flamuri i Arbërit”, gazetë e botuar në gjuhën shqipe dhe italiane më 1883 dhe me një jetëgjatësi deri në vitin 1887, nën kujdesin e Jeronim De Radës, do të shënonte fillesat e shtypit shqiptar. “Sqipëtari”, gazetë e botuar nga shoqëria e Bukureshtit “Drita”. Numri i parë i gazetës doli më 7 gusht 1888, me një format dygjuhësh, shqip dhe rumanisht, drejtuesi i saj ishte Nikolla Naço”, kujton Majko.

“L’Albania- Albania” ishte revistë dygjuhëshe (shqipe dhe frënge) e drejtuar nga Faik Konica që ishte edhe kryeredaktor i revistës me pseudonimin Trhank Spirobeg. Numri parë i saj u botua më 25 mars të vitit 1897. Ishte e përmuajshme politike, kulturore e letrare, që u bë tribunë e mendimit të atdhetarëve përparimtarë shqiptarë jashtë Shqipërisë ( Filip Shiroka, Luigj Gurakuqi, Andon Zako, Çajupi, Hilë Mosi, Fan Noli). Kjo revistë deri në vitin 1901 u botua në Bruksel dhe nga viti 1902 e më pas në Londër. “Lajmëtari i Shqipërisë”, gazetë e përjavshme në gjuhën shqipe dhe italiane. Kjo gazetë e pa dritën e botimit në Romë, në vitin 1904 nën drejtimin e Gasper Jakova Mërturi”, shprehet Majko./atsh

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 82
    Në fund të shekullit 19-të tokat e banuara me shqiptarë u vunë përsëri në rrezik kur fqinjët ballkanikë të shqiptarëve filluan aktivisht të ndeshen për të marrë pjesë nga territori i Maqedonisë, kontest që do të shpinte drejt Luftërave Ballkanike. Territori i Kontestueshëm përfshinte edhe katër vilajetet shqiptare. Patriotët shqiptar…
    Tags: të, në
  • 75
    Vendi i vogël i Ballkanit padrejtësisht nënvlerësohet. Ai ka natyrë grandioze, njerëz mikpritës dhe kulturë mahnitëse. [Ky shkrim u botua në numrin më të ri të revistës zvicerane «Weltwoche»]. Së fundi, në një ndejë, ia nisa muhabetit me një të panjohur. Kur i tregova se kam qenë për pushime në…
    Tags: të, në, dhe, një
  • 74
    Para se të flasim për secilin veç e veç, duhet theksuar fakti se janë të rralla edhe në botën me qytetërim të lartë, kur anëtarët e një familjeje hyn së bashku me historinë e lëvizjes kombëtare të një populli, siç është rasti me familjen e Qeriazëve. Prof. Dr. NEBI DERVISHI…
    Tags: të, në, dhe
  • 71
    Kongresi i Manastirit, Kongresi i unifikimit të një alfabeti të gjuhës shqipe është tubimi i dijetareve shqiptarë më 14 nëntor deri më 22 nëntor të vitit 1908 në Manastir, në qendrën e atëhershme të Vilajetit për përcaktimin e alfabetit të gjuhës shqipe. Gjendja gjatë zhvillimit te letërsisë shqipe ishin hartuar…
    Tags: të, në, dhe
  • 71
    Bashkëshorti i Carol Rosenstein’s, Irvin, u diagnostikua me sëmundjen e Parkinsonit në vitin 2006.  Tre vite më vonë ai u diagnostikua edhe me dementia. Duke qenë se sëmundja përparonte, Irvini kishte luhatje të vazhdueshme të humorit dhe  gjendjes së tij të përgjithshme . Mjekimet bënin që ai të kishte haluçinacione.…
    Tags: të, që, dhe, në, më
Comments