Sot fillon mësimi në shumicën e shkollave në Kosovë
Pas një pushimi prej disa muajsh, sot në shkollat e Kosovës do të fillojë faza e parë e vitit të ri shkollor.
MASH ka propozuar që më datën 14 shtator të fillojnë mësimin klasat 0, 1, 2, 3, 6, 10 në të gjitha shkollat në Republikën e Kosovës. Klasat 4 dhe 5 të fillojnë mësimin tërësisht në shkollë ose me mësim të kombinuar, varësisht nga kapaciteti i shkollës, vlerësuar nga DKA dhe institucionet arsimore. Ndërsa, në fazën e dytë, më 21 shtator, të fillojë mësimi me mësim të kombinuar për klasat 7, 8, 9, dhe 11, 12, duke vijuar mësimin dy ditë në shkollë dhe tri ditë online/në distancë.
Të gjithë janë të obliguar të bartin maska dhe MASH ka ndarë rreth një gjysmë milioni maska në shkolla në Kosovë.
Përpos maskave të siguruara nga DKA-të, partnerët, donatorët dhe vetë shkollat, MASH dhe Qeveria e Kosovës ka ndarë dhe ka planifikuar një pjesë të buxhetit për maska, mjete tjera mbrojtëse dhe dezinfektuese, kështu që shkollat do të kenë fond rezervë të maskave, ka bërë të ditur MASH.
Ndërsa, Ministria e Shëndetësisë ka paralajmëruar se do të jetë shumë strikte në vlerësimin e masave, respektimin e udhëzuesve e protokolleve për të ngritur disiplinën dhe për ta ruajtur shëndetin e fëmijëve, mësimdhënësve dhe të qytetarëve të Kosovës.
Edhe IKSHPK ka theksuar se rëndësinë e respektimit të tri rregullave themelore gjatë procesit mësimor, sikurse janë mbajtja e maskës, distancës dhe higjienës.
Ndryshe, procesi mësimor në shkollat e Kosovës është mbajtur në formë online që nga shpërthimi i pandemisë me koronavirus në muajin mars.
Related Posts
- 100
Me një shkollim solid në Sorbonë të Francës, profesor Halit Halimi është vlerësuar për angazhimin e tij shumëvjeçar në Departamentin e Gjuhës dhe të Letërsisë Frënge, si dhe për studimet e shumta në fushën e fonetikës, leksikologjisë dhe përkthimeve. Profesor që përcolli breza të tërë studentësh e doktorantësh të frëngjishtes,…
- 98
- 96
Në duart e Nënës Tereze kam përjetuar dhe shprehur bashkëpunimin mes Zotit dhe njeriut”. Don Lush GJERGJI Kaluan- të mos them, “fluturuan” dymbëdhjetë vite nga kalimi në amshim i Mikut, Vëllait, Krijuesit, Skulptorit, Artistit të mirënjohur dhe të dashur, prof. AsimLokaj. Kujtimi për të, zgjon në mua shumë ndjenja, përjetime,…
- 96
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike si Institucioni më i lartë shëndetësor, shkencor dhe profesional në vazhdimësi hulumton ndikimin e faktorëve mjedisor në shëndetin e popullatës, propozon dhe merr vendime profesionale dhe u rekomandon institucioneve kompetente eliminimin e mangësive të zbuluara dhe ndikimin e tyre të dëmshëm në shëndet. IKSHP thotë…
- 95
Në fund të shekullit 19-të tokat e banuara me shqiptarë u vunë përsëri në rrezik kur fqinjët ballkanikë të shqiptarëve filluan aktivisht të ndeshen për të marrë pjesë nga territori i Maqedonisë, kontest që do të shpinte drejt Luftërave Ballkanike. Territori i Kontestueshëm përfshinte edhe katër vilajetet shqiptare. Patriotët shqiptar…