Kulturë

Sot hapet edicioni i 20-të i Panairit të Librit “Prishtina 2018”

Sot hapet edicioni i 20-të i Panairit të Librit “Prishtina 2018”
Sot në Prishtinë hapet edicioni i 20-të i Panairit të Librit “Prishtina 2018”, ku pritet të marrin pjesë më shumë se 100 shtëpi botuese nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia dhe diaspora. Sipas organizatorëve, ky edicion është jubilar pasi përkon me 10 vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Përveç ekspozimit të librit janë paraparë edhe një varg aktivitetesh që përkojnë me përvjetorë të personaliteteve të shquara të letërsisë shqiptare dhe botërore.

Panairi do të ketë mysafirë të nderit, shkrimtarë të shquar shqiptarë dhe të huaj, përurime, debate, paraqitje, dedikime shkrimtarësh, shpërblime të ndryshme, tha për Radio Kosovën organizatori i Panairit të Librit, Besian Zeneli.

“Padyshim që përveç titujve të rinj janë paraparë edhe shumë aktivitete. Në agjendë i kemi deri në dhjetë promovime, që do të bëhen brenda dite në kuadër të këtij panairi. Çdo ditë, krahas shitjes dhe ekspozimit të librit, do të ketë edhe promovime. Është edhe darka e panairit që tashmë është tradicionale, në kuadër të së cilës ndahen shpërblime dhe mirënjohje”, tha ai.

Zeneli tha po ashtu se do të ketë ulje të çmimeve të librave deri në pesëdhjetë për qind. Ndërsa interesimi i vizitorëve pritet t’i tejkalojë pritëshmëritë.

“ Do ketë ofertë të mirë. Përvojat e kaluara kanë treguar se do të ketë të paktën njëzet për qind zbritje deri në pesëdhjetë për qind. Po do të ketë edhe ulje speciale vetëm për panairin nga disa shtëpi botuese, ku edhe me një euro do të kenë mundësi të blejnë një libër. Pritet të jetë një numër i madh i vizitorëve dhe pritet që do të kalojë numrin dyzet mijë, që është i paraparë”, shtoi ai.

Ceremonia e hapjes do të bëhet sot në orën 18, ku do të marrin pjesë përfaqësuese të lartë të institucioneve të vendit. Panairi do të jetë i hapur për vizitorë çdo ditë, nga ora 9: 00 deri në 20:00. Në të pritet të marrin pjesë rreth njëqind shtëpi botuese nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia dhe diaspora.

Numri i titujve të rinj që do të prezantohen në panair është rreth 1 mijë e 500. Atë pritet ta vizitojnë të gjitha kategoritë e qytetarëve: studentë, nxënës, personalitete të shquara nga jeta akademike, letrare, politike e intelektuale e Kosovës. Panairi mbyllet më 10 qershor, në orën 18.

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 100
    Sot është finalizuar iniciativa ‘’Lumbardhi, hapësirë publike për të gjithë’’ e konceptuar nga pjesëmarrësit e Shkollës së Aktivizimit Urban në kuadër të projektit “Rikthimi i Qytetit’’. Kjo iniciativë ka për qëllim të kontribuojë në pasurim përmbajtjesorë të hapësirave të përbashkëta të Kino Lumbardhit përmes bibliotekës së hapur, posterave informues lidhur…
    Tags: të
  • 100
    Oda Ekonomike Amerikane u ka dërguar shkresë të gjithë deputetëve të Kuvendit të Kosovës ku ka shprehur shqetësimet lidhur me iniciativën për heqjen e ndalesës për importin e veturave më të vjetra se dhjetë vjet. Kjo odë thotë se një ndryshim i tillë do të rriste nivelin e ndotjes së…
    Tags: të
  • 100
    Ambasada e Amerikës në Prishtinë ka reaguar ndaj deklaratave të liderëve kosovarë, të cilët kanë thënë se iniciative e tyre për Gjykatën Speciale do të dëmtojë marrëdhëniet e Kosovës me SHBA-në. Javë më parë krerët kosovarë kishin filluar një iniciativë për shfuqizimin e Ligjit për Gjykatën Speciale, iniciativë kjo që…
    Tags: të
  • 100
    Manifestimi shumë kulturor mbarëkombëtar “Flaka e Janarit 2019”, i cili këtë vit mbahet për herë të 28-të në Gjilan dhe organizohet nën përkujdesjen e kryetarit të komunës, Lutfi Hazirit, i kushtohet 20-vjetorit të çlirimit të Gjilanit. Për dallim prej viteve paraprake, kësaj radhe më 11 janar është ndezur Flakadani tek…
    Tags: të
  • 100
    Në sheshin e Prishtinës, mëngjesin e sotëm veç kanë nisur përgatitjet me stolisje. Flamujt e Kosovës, kanë filluar të vendosen në pjesë të ndryshme të kryeqytetit. Në përvjetorin e njëmbëdhjetë të shpalljes, Deklarata e Pavarësisë sivjet do të vizitojë shtatë qendrat kryesore të Kosovës. Kjo parashihet me agjendën e shënimit…
    Tags: të
Comments