Inkurajime

Spirancat

Atëherë, nga frika se mos përplaseshin kundër shkëmbinjve, hodhën nga kiçi kaëėr spiranca, duke pritur me ankth që të bëhej ditë. Veprat e apostujve 27:29

Marinarët ishin në bord, kur një stuhi dimri filloi të godasë anijen e tyre të vjetër. Ata  po dëgjonin kërcitjet dhe  zhurmat që vinin nga trarët. Detarët kishin frikë se anija do të thyhej.  Në fund të fundit, gjëra të tilla kishin ndodhur edhe më përpara.  Ata ishin në mes të një stuhie në detin e Mesdheut. Deti dukej i pamëshirshëm. Një doktor që gjendej në bord shkroi në ditarin e tij “Shpresa se ne do të shpëtonim, po shuhej ngadalë. Kur ishte mesnatë detarët kishin frikë se mos anija ngecte diku. Luka gjithashtu  shkroi “ Ne hodhëm katër spiranca dhe po prisnim duke dëshiruar që të bëhej ditë.”

Ndonjëherë, gjatë jetës,  e gjejmë veten duke përjetuar  të njëjtin dëshpërim si Luka dhe Apostulli Pal. Ne përballemi me kërcënimin, e me situata të rënda. Ata hodhën katër spiranca që i mbajtën të sigurt gjatë kohës së stuhisë. Edhe për ty  ka katër spiranca që mund të mbajnë të palëvizshëm, gjatë kohës që do të përballesh me stuhinë.  Këto spiranca janë udhëzime për jetën.

Spiranca  e parë  që do të fuqizojë në kohë stuhie, është ajo e Fjalës së Perëndisë, Bibla. Bibla është si një lloj grafiku që përshkruan të panjohurën, diçka që është shumë e vështirë që të parashikohet, ashtu siç është edhe  deti i jetës. Bibla të tregon se vendmbërritja jote do  të jetë një strehë pushimi dhe se Krishti është fari që do të drejtojë ty që të shkosh i sigurt për në strehën që kërkon.  Jezusi tha “Unė jam udha, e vėrteta dhe jeta; askush nuk vjen tek Ati përveçse nëpërmjet meje” ( Gjoni 14:6)  Ndryshe nga sa do të na pëlqente, jo çdokush që lundron në detin e jetës arrin të shkojë në strehën e pushimit, të përshkruar si parajsa nga Bibla. Shumë njerëzve u shkatërrohen anijet dhe shpirtrat e tyre janë të humbur në udhëtim.

Spiranca e dytë, që do të japë qëndrueshmëri, është besimi në Jezus Krishtin. Bibla na thotë se besimi tek Krishti është një spirancë e sigurt dhe e qëndrueshme.  Kur një person ecën me Krishtin,  Ai qëndron pranë tij dhe ecën bashkë me të në stuhi.  Ky është momenti kur ti i dorëzon timonin e anijes Krishtit dhe e lë Atë që të japë udhëzimet dhe drejtim, në mënyrë që të jesh në paqe. Ti e di  se Ai do të shohë edhe kur gjendesh në errësirën më të thellë. Ndryshe nga sa shumë njerëz mendojnë, Perëndia nuk ka premtuar asnjëherë që të të çlirojë menjëherë nga stuhia. Ai premtoi që do të jetë me ty, do të jetë aty gjatë orëve të natës, e se do të çlirojë nga zemërimi i telasheve që mund të të shkatërrojnë

Në 17 Janar të vitit 1912, pesë burra arritën Polin e Jugut. Edëard Ëilson, ishte një ndër ta. Duke u rikthyer nga një udhëtim prej 800 miljesh, një nga burrat nuk rezistoi dhe vdiq në mes të rrugës së kthimit.  Një tjetër prej tyre doli jashtë dhe e takoi vdekjen mbi akuj; tre të tjerëve u duhej vetë 11 milje udhëtim për të dalë nga zona e rrezikut. Por ata u zhdukën. Më vonë u gjetën trupat dhe ditarët e tyre. Edëard Ëilson kishte shkruar në ditarin e tij, “ Unë jetoj duke e ditur se jam në duart e Zotit për t’u përdorur që të sjell të tjerë drejt Tij… ne duhet të bëjmë atë që mundemi dhe t’ia lemë pjesën tjetër Atij.  Besimi im është tek Zoti, kjo është ajo që ka rëndësi për mua. Jo ajo çfarë bëjmë, apo ku shkojmë.”  Ky ishte një burrë që e kishte  kthyer besimin në një spirancë të fuqishme.

Spiranca e tretë është ajo e lutjes. Kjo spirancë është shumë e fuqishme dhe duhet përdorur gjithmonë, jo vetëm kur je në telashe. Mëso se lutja mund të jetë një spirancë shumë e fuqishme. Ajo nuk të ndihmon vetëm që të mos përplasesh me shkëmbinjtë, por të hapësh derën e bekimeve dhe prezencës së Zotit.

Më në fund, është edhe spiranca e përkujdesjes.  Ndonjëherë Perëndia  e lejon stuhinë që ti të kuptosh se ke nevojë për Të.  Hidh të katër spirancat dhe do t’i mbijetosh stuhisë që po kalon në jetën tënde.

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 100
    Na u duk mirë Frymës së Shenjtë dhe neve!Veprat e Apostujve, kapitulli 15, vargu 28, thotë: “Në fakt na u duk mirë Frymës së Shenjtë dhe neve që të mos ju ngarkojmë asnjë barrë tjetër përveç këtyre gjërave të nevojshme “ Ky është vërtet një varg interesant dhe një fjali vërtet interesante në mes të kapitullit 15 të veprave…
    Tags: të, në, dhe, që, inkurajime
  • 100
    Mendoni drejt që të flisni drejtEdhe gjuha është zjarr, botë padrejtësie; kështu është vendosur gjuha midis gjymtyrëve tona: ajo e fëlliq gjithë trupin dhe ndez rrotën e jetës (ciklin e natyrës së njeriut) dhe ndizet nga ferri (Gehenna). –Jakobi 3:6 Pohimet negative fillojnë me mendime negative. Për shembull, le të themi që një punonjës dëgjon…
    Tags: të, në, që, dhe, inkurajime
  • 100
    Sakrifica e AbrahamitBesimi ynë forcohet kur i bindemi Perëndisë në situata sfiduese. Zanafilla 22:1-24 Ndonjëherë t’i bindesh Perwndisw nuk është e lehtë. Sa herë që përballeni me një thirrje të vështirë, kujtoni Abrahamin. Në pasazhin e sotëm, atij iu dha një nga sprovat më të mëdha të regjistruara në Bibël, megjithatë ai…
    Tags: të, që, në, dhe, inkurajime
  • 100
    Kurajo!Tek Veprat e Apostujve, kapitulli 23, Pali po gjykohet dhe ai po dëshmon për Ungjillin dhe, ndërsa e bën këtë, grindja rreth tij bëhet aq e dhunshme, sa që tribuni kishte frikë se mos Pali bëhej copa-copa nga kjo turmë dhe u dha urdhër ushtarëve që ta largonin Palin prej…
    Tags: të, dhe, në, që, inkurajime
  • 100
    Pse themi Gëzuar Krishtlindjen!Sot, ka të krishterë të cilët besojnë se të qenit njeri i mirë është rruga drejt shpëtimit. Ata nuk e ndjejnë se kanë nevojë për dikë që t’i shpëtojë sepse mëkatet e tyre janë shumë të vogla. Mjafton që shkojnë në kishë dhe nuk kanë bërë kurrë mëkate “të mëdha”.…
    Tags: të, dhe, në, që, inkurajime
Comments