LAJMET E FUNDIT

Studentët kërkojnë dorëheqjen e drejtuesve të Universitetit të Pejës

Studentët e “Unionit Studentor Haxhi Zeka” të universitetit publik “Haxhi Zeka”, të martën, kanë protestuar sërish para objektit të rektoratit kundër mosakreditimit të shtatë programeve në disa fakultete të këtij universiteti dhe kundër menaxhmentit të universitetit.

Ata kanë fajësuar menaxhmentin për mosakreditim të programeve, si dhe për mosndarjen bursave që katër vjet, shkruan sot “Koha Ditore”.

Në këtë protestë ata gjithashtu kërkuan edhe dorëheqjen e menaxhmentit të universitetit, me arsyetimin se ky menaxhment e ka degraduar këtë universitet..

Facebook Comments

Share This:

Comments