Sulmet ndaj të krishterëve në Nigeri, mijëra të vrarë
Qindra të krishterë, janë vrarë nga terroristët Fulani në Nigerinë Qendrore.
30,000 banorë janë larguar nga banesat e tyre për ti shpëtuar sulmeve të terroristëve dhe rreth 30 ndërtesa kishash, 2,000 shtëpi janë shkatërruar, 150 makina me drithëra në zone janë plaçkitur. Nga vëzhgimi i Open Doors 2023, Nigeria u ngjit në vendin e gjashtë në listen botërore, si një nga 50 vendet kryesore me persekutimin më të madh të krishterëve.
Persekutimi me të cilin përballen të krishterët në Nigeri është ekstrem dhe shpesh brutalisht I dhunshëm. Edhe pse të gjithë civilët janë subject i kërcënimeve dhe dhunës, të krishterët shpesh janë në shënjestër të veçantë për shkak të besimit të tyre. Sipas statistikave, më shumë të krishterë vriten për besimin e tyre në Nigeri sesa në vendet e tjera të botës. Qindra të krishterë janë terrorizuar në qarkun Mangu, duke përfshirë dy pastorë që u vranë javën e kaluar.
Pastori Amos Mohzo thotë se po përpiqet të inkurajojë ata që kanëshpëtuar dhe janë zhvendosur pas sulmeve.”Ky është inkurajimi ynë për ju: Mos kini frikë’,” u tha ai atyre. “Ju që jeni gjallë, nuk është koha për t’u frikësuar, jini të guximshëm. Zoti do të jetë me ju. Zoti është forca juaj dhe vetëm Ai mund të plotësojë nevojat dhe pritjet tuaja gjatë kësaj periudhe,” vazhdoi ai. Ai këshilloi pastorët vendas që të inkurajojnë dhe forcojnë besimtarët.
Related Posts
- 96Komplikacionet e gripit tek fëmijët, mjekja ndan këshilla të rëndësishme për prindërit Gripi paraqet një sëmundje akute të rrugëve të frymëmarrjes të cilën e shkakton virusi i influencës të tipit A dhe B, që zakonisht paraqitet në numër të madh ose në formë epidemie gjatë periudhës së dimrit. Në këtë…
- 95
- 95Me ndryshimin e stinëve, por sidomos në pranverë kur lulëzojnë bimët, ndodh një fenomen natyral, ku re të padukshme të poleneve ndjekin rrymat e ajrit dhe përhapen në atmosferë në distanca të largëta prej shumë kilometrash nga vendburimi i tyre. Polenet mund të depozitohen nga pak kudo, madje edhe në…
- 95Natyropatia është një bashkësi disiplinash plotësuese e mjekësisë zyrtare e njohur nga Organizata Botërore e Shëndetësisë duke përfshirë homeopatinë apo osteopatinë akupunkturën. Arben Gjoni, mjeku natyropat i diplomuar në Itali gjatë një interviste për TV7 Albania ndau disa këshilla të rëndësishme që lidhen me konsumimin e ushqimit por edhe informacione të rëndësishme…
- 95