LAJMET E FUNDIT

“Sunny Hill Festival” me energjinë që i duhet Kosovës

Për 48 orë imazhi i një shteti të izoluar u përmbys. Dua Lipa e Action Bronson gërshetuan duart për ta lartësuar shqiponjën në një skenë gjigante. Kënduan në shtëpi për t’ia vënë themelet e festivalit të titulluar sipas një lagjeje në kryeqytet. Nëpërmjet tyre bota e pa një tjetër Prishtinë e një tjetër Kosovë.

Energjia e spektaklit të përmasave botërore u shpërnda në 41 hektarë të Parkut të Gërmisë – që mori pamjen e vendeve ku mbahen festivale të tilla si “Glastonbury” – ku këngëtarë me nam në botë ndanë skenën me ata që muzikën e bëjnë në Kosovë, shkruan Koha Ditore.

Kufiri mes zhanreve muzikore u shkri. Në njëfarë forme, u shkri edhe ai që e ndan rininë kosovare me botën. Ndjesinë e përkatësisë e dha “Sunny Hill Festival” në dy net të edicionit të parë.

Mijëra veta në audiencën e dominuar nga të rinjtë iu përgjigjën thirrjes për t’u bërë pjesë e festivalit që ia ka vënë vetes një qëllim goxha sfidues: ta dërgojë një fotografi tjetër nga Kosova e pasluftës. E t’i ndryshojë kryetitujt e mediave që raportojnë për vendin e seancave paralamentare të përcjella me gaz lotjsellës, korrupsionin a odisenë e heqjes së vizave. Kjo, duke e theksuar një anë të fortë: suksesin e yjeve që po bëjnë nam në skenën e muzikës botërore e që kanë dalë bash prej këtij vendi të vogël…

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 90
    Shtete anëtare të Bashkimit Evropian kërkojnë që të përfshihen në fazën përfundimtare të dialogut mes Kosovës e Serbisë i cili do të çonte në një marrëveshje ligjërisht obliguese për një normalizim zë plotë të marrëdhënieve, ka mësuar Radio Evropa e Lirë, edicioni në gjuhën serbe. Siç kanë thënë burimet evropiane,…
    Tags: të, në, për, që
  • 90
    Zoti do t’u japë një vizion më të fuqishëm  atyre që janë besnikë me atë gjë  që Ai u ka ngarkuar në këto momente. Bibla na mëson se Zoti shpërblen shërbyesit e Tij besnikë: Dhe zoti i tij i tha: “Të lumtë, shërbëtor i mirë dhe besnik; ti u tregove…
    Tags: të, që, në, për
  • 90
    Aurora dhe Beni janë një çift relativisht i ri që ka nisur ta ndërtojë jetën familjare. Të ardhurat u kanë mundësuar të marrin një kredi për të pasur një banesë në Prishtinë. Ata bëjnë jetë mesatare së bashku me vajzën e tyre Fionen. Jeta e tyre duket të jetë tejet…
    Tags: të, në, një, që
  • 90
    Përballja e grave nëpërmjet portreteve në hapësirë jo fort të madhe krijon ambientin e një dialogu goxha intim. Në njërën anë gjenden punimet ku paraqiten gra me plot ngjyra që shkëlqejnë e duken krenare. Teknikat e kombinuara të Mjellma Goranci-Firzit sjellin portretet e grave që në shikim të parë duken…
    Tags: të, në, që, për, një
  • 88
    Ministria e Kulturës planifikon që gjatë muajit korrik, një pjesë e kabinetit të ministrit të bartet në Prizren. Për të marrë epilog kjo çështje pritet që së shpejti Komuna e Prizrenit dhe Ministria e Kulturës të nënshkruajnë një marrëveshje për shfrytëzimin e objekteve që i janë ndarë MKRS-së në qytetin…
    Tags: të, që, në, për
Comments