Kulturë

Taulant Mehmeti merr çmim në SHBA, akordohet për albumin e dytë

“Pathways To Jazz”, prej se u themelua gjashtë vjet më parë, e kishte të qartë qëllimin e vet: mbështetjen e jazz-muzikantëve në mënyrë që ky zhanër të lulëzojë edhe në vitet në vazhdim e muzika të mbetet e qasshme për të gjithë. Sivjet, kjo organizatë misionin e vet do ta realizojë duke ndihmuar në përhapjen e tingujve të këtij zhanri edhe nëpërmjet kompozimeve të jazz-kitaristit shqiptar.

Taulant Mehmeti është në mesin e dhjetë muzikantëve, të cilët janë fitues të çmimit të sivjetshëm të “Pathways To Jazz”.

Sipas përshkrimit në faqen zyrtare të organizatës, çmimi shërben si ndihmë për muzikantë të talentuar në realizimin e materialeve muzikore profesionale dhe cilësore, për promovimin e punës, por edhe për distribuim komercial.

Për Mehmetin, ky çmim është një mundësi që ai të vërë në jetë kompozime që i ka realizuar tash e sa vite. Jazz-kitaristi, i cili tash e disa vite bën karrierë në New York, ka thënë se shpërblimin do ta fusë në punë për albumin e tij të dytë.

Këtë vit më shumë se 400 performues kishin synuar që të ishin në mesin e fituesve të çmimit “Pathways To Jazz”. Për të qenë në mesin e përfituesve u është dashur që të dëshmojnë se kanë incizime të fuqishme artistike dhe se çmimi do t’iu ndihmojë që ata të zhvillohen më shumë në aspektin artistik dhe të pasurojnë e të ndikojnë në zhvillimin e mëtejshëm të skenës së jazzit.

Mehmeti përmes kompozimeve të tij autoriale dhe punës disavjeçare e që shpesh herë ishte në qendër të kritikave për inovacionin dhe lojën e shkëlqyer, ia doli që t’i bindte se e meriton një çmim të tillë.© KOHA. 

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 77
    Me “besa-besë” para 121 vitesh filloi punimet Lidhja e PejësNë fund të shekullit 19-të tokat e banuara me shqiptarë u vunë përsëri në rrezik kur fqinjët ballkanikë të shqiptarëve filluan aktivisht të ndeshen për të marrë pjesë nga territori i Maqedonisë, kontest që do të shpinte drejt Luftërave Ballkanike. Territori i Kontestueshëm përfshinte edhe katër vilajetet shqiptare. Patriotët shqiptar…
    Tags: të, në
  • 74
    95 vjet nga vrasja e Luigj GurakuqitLuigj Gurakuqi ishte veprimtar i çështjes kombëtare, hartues dhe nënshkrues i Deklaratës së Pavarësisë së Shqipërisë, poet, arsimtar, tekstolog, gjuhëtar, diplomat, deputet dhe Hero i Popullit shqiptar. Ai shkroi deklaratën e Pavarësisë së Shqipërisë. Dora e tij shkroi alfabetin e miratuar nga Kongresi i Manastirit. Është një nga personalitetet më…
    Tags: të, në
  • 74
    129 vite nga hapja e Shkollës ShqipeSot shënohen 129 vite nga hapja e Shkollës Shqipe për Vajza në Korçë, më 23 tetor 1891. Në këtë shkollë morën pjesë shumë vajza, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Përveç qëllimit kombëtar, kjo ishte një shkollë misionare ungjillore e mbështetur nga misionet protestante. Në këtë shkollë dhanë mësim Gjerasim dhe…
    Tags: në, të, për, kulturë
  • 73
    Ligji për sponsorizime në Kulturë, Sport dhe Media - REPORTAZHOda Ekonomike Amerikane në Kosovë (OEAK) ka organizuar tryezë diskutimi lidhur me Ligjin e ri për Sponsorizimet. Në këtë tryezë ka marrë pjesë edhe ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, i cili tha se ky ligj rregullon mbështetjen financiare të aktiviteve në fushën e kulturës, rinisë dhe sportit…
    Tags: në, për, të, kulturë
  • 70
    Kontributi i familjes Qiriazi ne ngritjen e vetëdijes kombëtarePara se të flasim për secilin veç e veç, duhet theksuar fakti se janë të rralla edhe në botën me qytetërim të lartë, kur anëtarët e një familjeje hyn së bashku me historinë e lëvizjes kombëtare të një populli, siç është rasti me familjen e Qeriazëve. Prof. Dr. NEBI DERVISHI…
    Tags: të, në, për
Comments