Inkurajime

Të bëhesh dhurues bujar!

Merrni pak kohë sot për të reflektuar mbi të gjitha dhuratat që gëzoni për shkak të mirësisë së Perëndisë.

2 Korintasve 9:6-8

Ne e dimë se duhet të jemi bujarë, por a keni menduar ndonjëherë për të gjitha mënyrat se si Zoti ka qenë bujar me ju? Ai na formoi në barkun e nënës sonë me kujdes , me butësi e me dashuri dhe na dha jetë (Psalmi 139:13). Ai krijoi botën në të cilën jetojmë dhe krijoi ajrin, ujin, ushqimin dhe gjërat e tjera thelbësore—si edhe perëndimin e diellit, fluturat, lulet dhe të qeshurat.

Kur u shpëtuam, morëm dhurata shtesë—faljen e mëkateve, jetën e përjetshme, birësimin në familjen e Perëndisë dhe një shtëpi qiellore. Neve na është dhënë gjithashtu Fryma e Shenjtë, i cili banon tek ne dhe na jep urtësi, drejtim dhe ngushëllim. Nuk i meritojmë asnjërën nga këto dhe as nuk mund ti përfitonim. Ajo u është dhënë falas të gjithë atyre që besojnë në Jezusin.

Kur mendojmë se sa bujar ka qenë Perëndia me ne, duhet të dëshirojmë ta kalojmë atë bujari edhe tek të tjerët. Për t’u bërë një dhurues bujar, mbani mend këto të vërteta. Ne …

  • Imitojmë Jezusin kur japim flijime.
  •  Nderojmë Perëndinë kur i bindemi urdhërimeve të Tij për të dhënë.
  •  Zgjerojmë punën e Tij nëpërmjet mbështetjes sonë për kishën.

Të jesh një person bujar kërkon një zemër që do Zotin mbi gjithçka tjetër. Fryma e Shenjtë gjithashtu do të transformojë secilin prej nesh në dikë që gjen kënaqësi duke dhënë. Dhe Zoti e do një dhurues të gëzuar.

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 98
    5 mënyra për të respektuar marrëveshjet në marrëdhënie.Prandaj eja të bëjmë një besëlidhie midis teje dhe meje, dhe që ajo shërbeftë si dëshmi midis teje dhe meje” –Zanafilla 31:44 Ekziston një fjalë e vjetër që përdoret për të përshkruar angazhimin, si përkushtimi në martesë, dhe është kjo: besëlidhje. Një besëlidhje është më e fortë se një marrëveshje…
    Tags: të, një, dhe, për, në, inkurajime
  • 97
    Bekimi në Sprova“Para se të pikëllohem endesha sa andej e këndej, por tani ndjek fjalën tënde.” – Psalmi 119:67 “Zoti nuk e lejon dhimbjen tonë të jetë e kotë. Ai e përdor çdo vuajtje për të na forcuar, për të na shenjtëruar dhe për të na afruar më pranë zemrës së Tij.” June…
    Tags: të, në, për, dhe, inkurajime
  • 97
    Të luftosh në gjunjë!Në këtë epokë në të cilën emocionet kanë më shumë peshë se faktet, Perëndia i ka thirrur bijtë e Tij që të qëndrojnë në të Vërtetën e Tij. Por nuk mund të luftojmë për të Vërtetën me forcën – ose me urtësinë tonë. Lexoni Juda 1:20-25. A njihni dikë që beson…
    Tags: të, dhe, për, në, inkurajime
  • 97
    Besnikëria e Zotit ndaj popullit të Tij!Këtë Shabat do të lexojmë librin e pestë dhe të fundit në Ligjin e Moisiut. “Zoti, Perëndia juaj, ju ka shumuar, dhe ja, sot jeni në numër të madh si yjet e qiellit.” – Ligji i Përtërirë 1:10 Ky varg flet për besnikërinë e Zotit në lidhje me popullin e Tij.…
    Tags: të, në, dhe, për, inkurajime
  • 97
    Të luftosh në gjunjë!Në këtë epokë në të cilën emocionet kanë më shumë peshë se faktet, Perëndia i ka thirrur bijtë e Tij që të qëndrojnë në të Vërtetën e Tij. Por nuk mund të luftojmë për të Vërtetën me forcën – ose me urtësinë tonë. Lexoni Juda 1:20-25. A njihni dikë që beson…
    Tags: të, dhe, për, në, inkurajime
Comments