Kulturë

“Të dua pa e ditur” e Sislej Xhafës, revoltë ndaj sistemeve të padukshme

Ekspozitë emocionale e ka quajtur prezantimin e tij të parë në vendin e tij të lindjes, artisti shqiptar i njohur ndërkombëtarisht, Sislej Xhafa. Lidhur me këtë projekt të madh artistik, Xhafa pati sot një paraqitje para publikut bashkë me kuratorin e ekspozitës së titulluar “Të dua pa e ditur”, raporton Express i KTV-së.

Në një bisedë, ata bashkëbiseduan për jetën dhe karrierën e Xhafës, i cili kthimin e tij në vendlindje e ka quajtur moment magjik.

“Ekspozita ka qenë emocionale, nisur nga mënyra se si e kam pasur vizionin tim për gjithë këtë, e që përfshin vizionin tim edhe për natyrën e rininë time. Ka qenë sfidë dhe kjo ishte hera e parë që kemi biseduar shumë më herët për atë se është koha të kthehem dhe besoj se ka qenë moment magjik ky, dhe kështu kemi bërë një rrugë të gjatë së bashku deri te kjo ekspozitë. Jam shumë i lumtur për këtë. Ajo çfarë kam dashur të bëj, e keni parë. Për mua, që në momentin kur bëhet hapja e ekspozitës, gjithçka përfundon rreth asaj pune, madje që në atë sekondë dhe për mua, ajo mbetet e kaluar. I mbetet audiencës për ta parë e për ta vlerësuar. Natyrisht se fokusi më pas është te puna e re”.

Nga kuratori i ekspozitës, Sislej u cilësua si një artist i cili dallon për mënyrën e tij të punës dhe kjo e bënë të veçantë. Në këtë pikë, Xhafa nuk mohoi se gjithmonë frymëzimi i vjen nga vendlindja e tij.

“Peja për mua është e papërshkrueshme. Natyrisht se Kosova ka vende shumë të bukura, ka Gjilanin, Prizrenin e vende të tjera, por që Peja mua më jep një energji të pashpjegueshme, është e jashtëzakonshme, e sidomos natyra”.

Ky bashkëbisedim mes artistëve vazhdoi duke folur për projektet e Xhafës, por edhe për raportin e tij me të tjerët, nisur nga familja, miqtë e kolegët. Ai tregoi se kur vjen këtu gjithmonë i viziton familjarët e ngushtë, për të vazhduar me miqtë e kolegët këtu.

Me qasjen ironike të cilën artisti e përdor në mediume të ndryshme të artit, tërheq vëmendjen për sistemet e padukshme që lëkundin lidhjet intime.

më famë botërore ka pritur dhjetëra vizitorë teksa i ka informuar për pesëmbëdhjetë veprat që mbajnë vulën e tij, të cilat vite më parë janë prezantuar në muzetë e galeritë më të njohura botërore.

Ekspozita “Të dua pa e ditur” cilësohet të jetë dëshmitar i një kohe të paprecedentë të dhunës globale, indiferencës dhe migrimit të detyruar.

Pjesë e saj ishte edhe prezantimi i një përzgjedhjeje retrospektive të veprave të realizuara gjatë karrierës së tij 20-vjeçare. Të pranishmit patën mundësi të shikojnë një ombrellë plazhi në të cilën ishin të vendosura disa rroba, më pas një mikrofon të mbështjellë si sinonim i cenimit të fjalës së lirë në vendin tonë dhe disa krerë lopë në të cilën ishin ngujuar në një shtallë që gjendej pranë mureve të Galerisë Kombëtare të Kosovës.

Ndërkaq, si pjesë e kësaj ekspozite, Xhafa ka shfaqur një performancë artistike në Parlamentin e Kosovës, ku ishin mbledhur një pjesë e korit diplomatik dhe disa deputetë të parlamentit dhe shoqërisë civile.

Hapësirë magjike e kishte cilësuar vendin e tij të lindjes, artisti me famë botërore Sislej Xhafa, teksa një ditë më parë ka shfaqur në Pejë, aktivitetin e parë të ekspozitës “Të dua pa e ditur”.

Me këtë rast, ai solli në vendlindjen e tij veprën me të cilën vitin e kaluar e kishte prezantuar Kosovën në edicionin e 57-të të Bienales së Venecias, “E humbur dhe e gjetur”, e cila u dedikohet personave të pagjetur nga lufta e fundit në Kosovë.

Sislej Xhafa, jeton dhe vepron në New York, ndërsa ai njihet për hulumtimin artistik në realitet social të shoqërisë moderne. Ekspozita e tij do të jetë e hapur deri më njëzet e pesë gusht në Galerinë Kombëtare të Kosovës.

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 100
    Festivali ndërkombëtar i muzikës tashmë ka rezervuar datat për edicionin e radhës. Mbrëmjet muzikore të “DAM”-it sivjet shtrihen prej 29 marsit e deri më datën 3 të muajit prill. Nëpërmjet programit muzikor festivali do ta shënojë 100-vjetorin e përfundimit të Luftës Botërore, duke mëtuar të bëjë thirrje për paqe në…
    Tags: të, në, për
  • 100
    Se objekti i kinemasë “Lumbardhi” duhet vendosur në shërbim të gjeneratave të ardhshme dhe se objektit duhet t’i shtohen funksione tjera për ta bërë atë të shfrytëzueshëm në baza ditore, është thënë në takimin konsultativ të Komisionit për Rijetësim të këtij objekti, me hisedarë të ndryshëm. Komentet e takimit të…
    Tags: të, në, për
  • 100
    Drejtori i Drejtorisë së Kulturës në Komunën e Prishtinës, Yll Rugova, dje përmes një publikimi në rrjetin social Facebook, ka njoftuar për të arriturat përgjatë gjashtë muajve të parë të drejtorisë të cilën ai e drejton, shkruan KultPlus. Përveç të tjerash ai ka treguar për shumën që ka siguruar kjo…
    Tags: të, në, për
  • 100
    Nënkryetari i Komunës, Faruk Mujka, ka pritur në një takim drejtuesin eKishës Protestante Ungjillore “Fjala” në Vushtrri, pastorin Banush Elezi, i cili është përgjegjës edhe për Kishën në Mitrovicë, me të cilin ka biseduar për mundësitë e bashkëpunimit të ndërsjellë dhe për disa çështje që epreokupojnë anëtarësinë e kësaj Kishe. Nënkryetari Mujka, i ka thënë pastorit…
    Tags: të, në, për
  • 100
    Në nderim të 158 ushtarëve të NATO-s, që humbën jetën deri sa shërbenin në Kosovë, sot në Prishtinë do të përurohet një lapidar. Ky lapidar, i ngritur në sheshin “Nëna Terezë” të Prishtinës do të përurohet sot në orën 11. Siç është paralajmëruar, të pranishëm do të jenë drejtuesit shtetërorë…
    Tags: të, në, për
Comments