Kulturë

Të hënën “Mosmarrëveshja” e Camus premierë në TKK

Në Tetarin Kombëtar të Kosovës, në Prishtinë, të hënën shfaqet premierë “Mosmarrëveshja” e Albert Camus. Regjinë e kësaj shfaqjeje, që do të jepet të hënën, më 20 maj, e ka bërë Fata Hyseni.

Ajo do të reprizohet edhe më 21 e 22 maj, gjithnjë në orën 21, bëjnë të ditur në Teatrin Kombëtar.

 

Ndërsa asistent regjia i kësaj shfaqjeje është Skender Podvorica, në të luajnë: Kumrie Hoxha, Florieta Bajraktari, Armend Ballazhi, Shpetim Selmani e Fatlume Bunjaku; skenograf është Mentor Berisha, kostumet Alma Krasniqi, dhe muzika Gëzim Hasani, transmeton Koha.net.

Përmbajtja e shkurtër e “Mosmarrëveshjes” është si në vazhdim:

Bujtina në të cilën kanë mbetur të izoluara një nënë dhe e bija e saj Marta, kthehet në një vend krimi.

Ato nisen drejt misionit të madh për mbledhjen e parave për t’u larguar nga ky izolim.

Mënyra se si ato do të sigurojnë paratë është mizore dh e çuditshme: ato pranojnë klientë, i vrasin dhe ua marrin paratë.

Zhani, djali i vetëm i shtëpisë i larguar njëzet vjet më parë, kthehet për ta sjellë pasurinë e tij në shtëpi.

Vendimi që në fillim të lajmërohet si një klient, do t’i kushtojë atij me jetë.

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 95
    Para se të flasim për secilin veç e veç, duhet theksuar fakti se janë të rralla edhe në botën me qytetërim të lartë, kur anëtarët e një familjeje hyn së bashku me historinë e lëvizjes kombëtare të një populli, siç është rasti me familjen e Qeriazëve. Prof. Dr. NEBI DERVISHI…
    Tags: të, në, dhe, për
  • 89
    Krishtlindja është si një festë e shenjtë fetare dhe një fenomen global kulturor dhe komercial. Për dy mijëvjeçarë, njerëzit në mbarë botën e kanë vëzhguar atë me tradita dhe praktika të cilat janë të natyrës fetare dhe sekulare. Të krishterët festojnë Ditën e Krishtlindjeve si përvjetorin e lindjes së Jezusit…
    Tags: të, në, dhe, një
  • 88
    Vdekja e Jezusit është ndër ngjarjet më të përfolura ndonjëherë, si dhe një ndër faktet historike më fascinuese. Madje edhe kritikët më të mëdhenj e pohojnë se vdekja e Jezusit në duart e ushtarëve romakë është një fakt i padiskutueshëm historik. Por pse u dënua Jezusi nga Nazareti me vdekje?…
    Tags: të, dhe, për
  • 86
    Përmbledhja me poezi e titulluar “Negative Space” nga shkrimtarja Luljeta Lleshanaku dhe e përkthyer nga Ani Gjika, botuar në Angli dhe në SHBA gjatë vitit të kaluar është përzgjedhur si një nga katër librat finalistë për çmimin Ndërkombëtar GRIFFIN në Kanada. Më herët kjo përmbledhje poezish është vlerësuar me çmimin…
    Tags: të, dhe, në, është, një, për
  • 86
    “Ndoshta shqiptarët në mesjetën e hershme mund të kenë humbur shumë tokë te serbët, ato nuk ishin aspak një popull që po shuhej. Që nga fundi i shekullit të 13 ata nisën një sulm drejt veriut në Selanik, Epir dhe Greqi, që nga fundi i shekullit të 17 një sulm…
    Tags: të, në, një
Comments