Inkurajime

Të jesh shembull për të tjerët!

Filipianëve kapitulli 4 vargu 9. Pali u thotë kështu të krishterëve: “Ato gjëra që keni mësuar, marrë dhe dëgjuar nga mua dhe patë në mua, i bëni, dhe Perëndia i paqes do të jetë me ju.”

Kjo është një deklaratë e guximshme. Ai po u thotë të krishterëve të tjerë: “Mirë, ju më keni parë mua. Ju keni mësuar nga unë. Ju keni marrë gjëra prej meje. Ju keni parë gjëra në mua. Ju më keni dëgjuar t’ju mësoj gjëra. Thjesht vërini në zbatim këto gjëra dhe Perëndia i paqes do të jetë me ju.”

Pali e dinte se jeta e tij do të ndikonte tek aftësia e të tjerëve për të ndjekur Krishtin dhe për të përjetuar paqen e Perëndisë në jetën e tyre.  Ky është thelbi i fjalëve: “Të bëjmë dishepuj!” Kjo do të thotë, t’u thuash njerëzve të tjerë: “Unë dua t’ju tregoj se si të ndiqni Krishtin. Dua t’ju mësoj se si të ndiqni Krishtin.” Dicka të ngjashme me këtë, Pali e thotë edhe tek 1 Korintasve 11:1. Ai thotë: “Më imitoni mua, ashtu si unë jam imitues i Krishtit. Më ndiqni mua dhe do të ndiqni Krishtin.” Pikërisht këtë po thotë edhe tek Filipianëve, kapitulli 4, vargu 9.

Kështu, ky varg më bën të mendoj. Në fakt, duhet të na bëjë të gjithëve të mendojmë: “Mirë, kujt po ia themi ne këtë gjë, në jetën tonë. Kujt po i themi “Hej, unë po jetoj para teje, një jetë të tillë, prej së cilës cfarëdo që ti të mësoj, cfarëdo që të marrësh, cfarëdo që të dëgjosh, cfarëdo që të shohësh tek unë, nëse e zbaton në praktikë, Perëndia i paqes do të jetë me ty.”

Unë dua t’ju inkurajoj që të synoni të jeni një person i tillë, në jetën e njerëzve që ju rrethojnë, sidomos, në jetën e njerëzve me të cilët jetoni. Le të jetojmë pra, në një mënyrë të tillë, që ata që na dëgjojnë e na shohin, të mësojnë e të marrin gjëra prej nesh dhe që, nëse na ndjekin neve, të jenë duke ndjekur Krishtin. Dhe jo vetëm në shtëpitë tona, por edhe në vendet ku ne kemi ndikim, në komunitet, në kishë, në punë e kudo.

Kështu, Perëndi, ne lutemi që të na ndihmosh të jemi njerëz të tillë sot. Na ndihmo të jetojmë me qëllim, në një mënyrë të tillë, që njerëzit rreth nesh, në shtëpi, në kishë, në punë dhe në komunitet, të kenë cfarë të mësojnë prej nesh, të marrin prej nesh, të dëgjojnë prej nesh, të shohin në jetën tonë dhe t’i vënë këto gjëra në zbatim. Dhe duke e bërë këtë, ata të jenë duke ndjekur Krishtin dhe duke përjetuar paqen Tënde.

Perëndi, na ndihmo t’u tregojmë të tjerëve dhe t’u mësojmë të tjerëve, se si të ndjekin Krishtin. Përdore jetën tonë në një mënyrë të tillë që, nëse na imitojnë ne, njerëzit të jetë duke të të imituar Ty, dhe duke ndjekur modelin e jetës sonë, njerëzit të ndjekin vetë Krishtin dhe të përjetojnë paqen Tënde.

Perëndi, ne lutemi që të na ndihmosh të bëjmë dishepuj dhe të ndihmojmë njerëz të tjerë, që të rriten në Krishtin. Ne lutemi për këto në emër të Jezusit, amen.

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 100
    Hapa drejt vetë-disiplinimit!Prandaj unë kënaqem në dobësi, në fyerje, në nevoja, në përndjekje, në ngushtica për shkak të Krishtit, sepse, kur jam i dobët, atëherë jam i fuqishëm. 2 Korintasve 12:10 Kur ai ishte fëmijë, nuk ishte disiplinuar kurrë. “Dashuria është gjithçka për të cilën ka nevojë një fëmijë,” thoshte nëna e…
    Tags: të, në, inkurajime
  • 100
    BESIM I SPROVUARNë Bibël lexojmë se Abrahami më në fund iu bind Perëndisë dhe arriti në Kanaan. Por bindja e Abrahamit nuk do të thoshte se çdo gjë në jetën  e tij do të bëhej papritur më e lehtë. Kur arriti në vendin që i tregoi Perëndia, gjeti atje kananitët. Pas një…
    Tags: të, në, inkurajime
  • 100
    Ndriçoni dritën tuaj!Tek Mateu 24:35 Krishti thotë: “Qielli dhe toka do të kalojnë, por fjalët e mia nuk do të kalojnë”. Me këto fjalë, kemi sigurinë se çdo premtim që Ai na ka dhënë në Fjalën e Tij do të realizohet. Ashtu siç erdhi për herë të parë në Krishtlindje, Ai do të vijë përsëri.…
    Tags: të, në, inkurajime
  • 100
    Të jesh i drejtë në një botë të padrejtë!Fjalët e urta 2:6-11 janë vargje shumë të pasur. Ata na tregojnë se si Perëndia jep dituri dhe se cfarë ndodh në jetën tonë, si rezultat i kësaj. Kështu, unë dua t’u lexoj këto vargje dhe pastaj, të lutemi përmes këtyre vargjeve, për jetën tonë. Pra, Fjalët e urta 2:6-11. “Sepse…
    Tags: të, në, inkurajime
  • 100
    Dashuri e Vendosur!Hekuri mpreh hekurin, kështu njeriu mpreh fytyrën e shokut të tij. – FJALËT E URTA 27:17 Të gjithë ne kemi njerëz në jetën tonë që janë si letër zmerile me ne. Disa janë si një pako e tërë me letra zmerile. Besojeni apo jo, Perëndia i vendos ata në jetën tonë…
    Tags: të, në, inkurajime
Comments