Të kesh sigurinë që kishte Pali
Duke qënë i bindur për këtë, se ai që nisi një punë të mirë në ju, do ta përfundojë deri në ditën e Jezu Krishtit. (Filipianët 1:6)
Merr një hartë dhe mundohu të gjurmosh udhëtimet që apostulli Pal përshkroi përmes Lindjes së Mesme, e duke marrë parasysh edhe se sa e vështirë ka qenë që të udhëtoje në shekullin e parë, do të kuptosh shpejt, se ai ka përshkruar distanca jo të vogla. Në udhëtimin e tij të tretë, ai ndodhej diku në Greqi, e prej andej ai u ul dhe shkroi një letër që e dërgoi në Romë, me anë të një udhëtari, që ishte miku i tij, emri i të cilit ishte Fibi.
Historianët thonë se Pali ka qenë i Krishterë për rreth 20 vjet- 20 vite të mbushura me dramë dhe aksion të cilat e çuan atë larg prej shtëpisë, në malet Tarsus në Romë ku ai shpjegoi çështjen e tij dhe ku me sa duket humbi. Dikush kishte thënë se Pali ishte një ndër dëshmitë më të mëdha që Krishterimi ka prodhuar ndonjëherë, e unë nuk do ta kundërshtoj këtë pohim.
Libri që ai ka shkruar gjatë kohës që ishte në Greqi është shumë i fuqishëm. Ai kundërshton me forcë logjikën e atyre që e lënë Perëndinë mënjanë. Ky libër shpjegon se përse kemi cuname, tërmete, e se përse njerëzit dënojnë mëkatet e tjerëve dhe lejojnë që të njëjtat mëkate të jenë pjesë e jetës së tyre.
Jeta e Palit nuk ishte e lehtë. Ai urrehej nga Judenjtë, pasi ata besonin se ai i kishte tradhtuar, e persekutohej prej atyre që nuk u pëlqenin ndryshimet që shkaktonte ungjilli i tij tek jetët e atyre që u përgjigjeshin mësimeve të tij, Palin e rrahën shpesh, e futën në burg, e nxorën prej qyteteve. E megjithatë ai vazhdonte të këshillonte, “Mos ia ktheni kurrkujt të keqen me të keqe, kërkoni të bëni të mirën përpara gjithë njerëzve. Po të jetë e mundur dhe aq sa varet prej jush, jetoni në paqe me gjithë njerëzit. Mos u hakmerrni për veten tuaj, o të dashur, por i jepni vend zemërimit të Perëndisë, sepse është shkruar: `Mua më përket hakmarrja, unë kam për të shpaguar, thotë Zoti’ Në qoftë se armiku yt, pra, ka uri, jepi të hajë; në pastë etje, jepi të pijë; sepse, duke bërë këtë, do të grumbullosh mbi krye të tij thëngjij të ndezur. Mos u mund nga e keqja, por munde të keqen me të mirën.” ( Romakët 12:17-21)
Këshillat e tij nuk vinin sepse ai donte të shpërfaqte një sjellje morale të lartë të një “njeriu të mirë” që shkruante nga brenda një manastiri, apo nga pas një muri të fortë, përkundrazi ai mbante shenjat e një luftëtari-rruge, një gladiatori që kishte marrë goditje prej armikut të tij dhe që nuk e kishte hequr shpatën prej millit.
Për ta mbyllur, dy pyetje: “ Si mund ta bënte Pali këtë? “ dhe “ A mund të kem unë të njëjtën siguri që ai kishte? Pyetja e parë– përse ai ishte i aftë që t’u përgjigjej telasheve ashtu siç bënte? Unë kam dalë në përfundimin, se ai vepronte kështu sepse ishte i sigurt në marrëdhënien e Tij me Zotin. Lexoni gjysmën e fundit të Romakëve 8, ku ai thotë, “Por në të gjitha këto gjëra ne jemi më shumë se fitimtarë për hir të atij që na deshi. Sepse unë jam i bindur se as vdekja, as jeta, as engjëjt, as pushtetet, as fuqia dhe as gjërat e tashme as gjërat e ardhshme, as lartësitë, as thellësitë, as ndonjë tjetër krijesë, nuk do të mund të na ndajë nga dashuria e Perëndisë që është në Jezu Krishtin, Zotin tonë.” (Romakët 8:37-39)
Ai ishte i sigurt. Ai e dinte se kush e mbante timonin e jetës dhe kush kontrollonte të ardhmen.
Pyetja e dytë: “A mund të kesh edhe ti të njëjtën siguri?” Cila është përgjigja jote? Në po të njëjtën letër, Pali na thotë se nuk ka dallim tek Perëndia. Ai nuk ka të favorizuar. Ai i trajton të gjithë fëmijët e Tij njësoj. Nëse e beson këtë, ti mund të kesh të njëjtën siguri që pati edhe ai. Pali u shkruante këtë Filipianëve, “Duke qënë i bindur për këtë, se ai që nisi një punë të mirë në ju, do ta përfundojë deri në ditën e Jezu Krishtit.” (Filipianëve 1:6)
A mund t’ju sugjeroj që të bëheni më familjarë me letrën e Palit? Duhet vetëm një orë për ta lexuar, e kjo një orë mund t’ju ndihmojë që të fitoni një kuptim që mund të përbëjë një bazë për sigurinë në jetën tuaj- një siguri të tillë që nuk mund të tundet.
Related Posts
- 96
- 96
- 94
- 93
- 93