LAJMET E FUNDIT

BE do të ketë mision vëzhgues për monitorimin e zgjedhjeve në Kosovë

Prishtinë, 19 maj – Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, ka nënshkruar në emër të Qeverisë, Memorandumin me Bashkimin Evropian, përkatësisht Zyrën e BE-së në Kosovë, i cili ka për qëllim monitorimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 11 qershorit nga një mision vëzhgues shumë profesional dhe me përvojë, i deleguar nga BE-ja.

Në ceremoninë e nënshkrimit të memorandumit, së bashku me shefen e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, ministri Hoxhaj ka vlerësuar se kjo është një praktikë e ndjekur në mes të Kosovës dhe BE-së edhe në zgjedhjet e kaluara.

“Kosova si vend që synon që sa më shpejtë të bëhet pjesë e familjes evropiane është e përkushtuar për të arritur standardet më të larta në funksion të organizimit dhe garantimit të zgjedhjeve të lira, fer dhe demokratike. Prandaj, nënshkrimi i këtij Memorandumi është mënyra më e mirë për ta dëshmuar një gjë të tillë dhe për të konfirmuar orientimin tonë të qartë si shtet i ri”, ka thënë ai.

Hoxhaj ka ofruar gatishmërinë e Qeverisë dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme për të garantuar të gjitha kushtet për një proces të lirë dhe demokratik.

“Vetë ftesa e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi drejtuar BE-së për të monitoruar zgjedhjet e 11 qershorit, flet për interesimin, gatishmërinë dhe përkushtimin e institucioneve të Kosovës për të organizuar zgjedhje sa më të mira”, ka theksuar ministri Hoxhaj.

Me këtë rast, ministri Hoxhaj, duke u bazuar në përvojat e mira të organizimit të zgjedhjeve, ka falënderuar edhe kryetaren e KQZ-së, Valdete Daka për organizimin e zgjedhjeve demokratike.

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 100
    Të dielën, më 11 qershor, në Kosovë mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare në të cilat marrin pjesë 26 subjekte politike të të gjitha komuniteteve. Në një intervistë për Zërin e Amerikës kandidati për kryeministër i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, tha se synim i partisë së tij është zhvillimi ekonomik, barazia…
    Tags: të, në, dhe, për
  • 95
    Në prag të zgjedhjeve të parakohshme të 11 qershorit përfaqësuesi rezident i Fondit Monetar Ndërkombëtar në Kosovë , Ruud Vermeulen, ka kërkuar maturi në zotime fiskale. “Tani, është e rëndësishme që të sigurohen veprime të fuqishme të politikave, duke përfshirë disiplinë fiskale, meqë ato janë thelbësore për të përshpejtuar konvergjencën…
    Tags: të, në, për, dhe
  • 93
    Shefi i stafit të presidentit, Bekim Çollaku, tha se Kosova është vonuar shumë sa i përket liberalizmit të vizave. Në një bisedë për televizionin publik, Çollaku ka folur edhe për çështjen e demarkacionit me Malin e Zi, duke rikonfirmuar se ky proces nuk është vetëm kusht për liberalizimin e vizave,…
    Tags: të, për, dhe, në
  • 92
    KADC përfaqësoi Kosovën në seminarin për “Standardizimin e pakove të duhanit”, të mbajtur në Londër dhe të organizuar nga Campaign for Tobacco-Free Kids. Përfaqësuesit e KADC-së prezantuan Kosovën në mes të shumë vendeve të tjera që vinin nga Evropa, Amerika, Afrika dhe Azia, në përpjekje për të unifikuar politikat për…
    Tags: të, në, për, dhe
  • 91
    Prishtinë, 1 qershor – Në ambientet e Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGjK), kryesuesi Nehat Idrizi i shoqëruar nga disa anëtarë të Këshillit, priti sot një delegacion të nivelit të lartë të Këshillit të Lartë të Drejtësisë së Shqipërisë (KLD), kryesuar nga presidenti i Rrjetit Ballkanik dhe Euro-Mesdhetar i Këshillave Gjyqësorë…
    Tags: të, në, dhe
Comments