Inkurajime

Të luftosh në gjunjë!

Në këtë epokë në të cilën emocionet kanë më shumë peshë se faktet, Perëndia i ka thirrur bijtë e Tij që të qëndrojnë në të Vërtetën e Tij. Por nuk mund të luftojmë për të Vërtetën me forcën – ose me urtësinë tonë.

Lexoni Juda 1:20-25. A njihni dikë që beson të Vërtetën, predikon të Vërtetën dhe mbron të Vërtetën, dhe rri i zemëruar, nuk do njeri dhe nuk ka mëshirë? Nëse po, ju lutemi dijeni se kjo nuk është jeta që Zoti ka për ne. Mund të luftojmë për besimin pa u grindur.

Perëndia na ka thirrur që të ecim në dashurinë e Tij dhe të jemi të mëshirshëm me ata që dyshojnë (shihni vargjet 21-22). Në fakt, Bibla na thotë që gjithmonë të flasim të Vërtetën me dashuri – me një frymë maturie, si Krishti – jo nga hidhërimi, krenaria, urrejtja ose zemërimi (shihni Efesianëve 4:15). Nëse një jobesimtar ofendohet, le të jetë për shkak të Ungjillit – jo për shkak të sjelljes sonë.

Qëndrimi për të Vërtetën me një frymë vetë-drejtësie është nuk do të japë kurrë fryt. Për këtë arsye, kurrë nuk duhet ta ngremë zërin tonë profetik nga ndjesia e të dukurit më të mirë se të tjerët. Mund ta themi të vërtetën vetëm kur jemi plotësisht të vetëdijshëm se dikur kemi qenë armiqtë e saj. “Kur ende ishim mëkatarë, Krishti vdiq për ne” (Romakëve 5:8).

Kërcënimi më i madh për familjet tona, kishat tona dhe kulturën tonë vjen nga brenda nesh. Krenaria është armiku ynë kryesor, armiku më vdekjeprurës –  më i madh në luftën kundër së Vërtetës – dhe askush prej nesh nuk është i pacënueshëm nga kontrolli i saj. Kjo është arsyeja pse duhet të lutemi: “Zot, më çliro nga e keqja – veçanërisht nga krenaria ime dhe vetëdrejtësia ime”.

Nëse kam mësuar ndonjë gjë nga dekada të tëra në shërbesë, është se të thuash të Vërtetën në dashuri është një nga aspektet më të vështira dhe më të rëndësishme të jetës së krishterë. Kërkon transformim të vërtetë shpirtëror dhe vetëdije për hirin e pafund që kemi marrë nga Zoti ynë. Vetëm rritja e intimitetit me Perëndinë dhe Fjalën e Tij mund të na japë atë që kemi nevojë.

Vetëm Perëndia e kupton se si të balancojë mëshirën dhe mirësinë me qëndrueshmërinë dhe forcën. Vetëm Ai zotëron urtësinë për të ditur kur duhet të flasim dhe kur duhet të dëgjojmë. Vetëm një ecje më e afërt me Perëndinë mund të na lejojë t’i mbajmë këto gjëra në ekuilibër. Ne kemi nevojë që Fryma e Tij e Shenjtë të na udhëheqë dhe të na drejtojë, dhe kjo është arsyeja pse duhet të fillojmë me lutje.

Lutje: Zot, ti je drejtësia ime. Më ndihmo t’i dua të tjerët ashtu siç Ti më ke dashur mua me fuqinë e Frymës së Shenjtë, duke kujtuar se dikur kam qënë në errësirë. Faleminderit për dritën dhe për të Vërtetën Tënde. Më ndihmo ta përhap atë në një mënyrë që të sjell Ty lavdi. Lutem në emër të Jezusit. Amen.

“Gjithnjë gati për t’u përgjigjur në mbrojtjen tuaj kujtdo që ju kërkon shpjegime për shpresën që është në ju, por me butësi e me druajtje…” (1 Pjetrit 3:15).

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 100
    Besimtarët janë shenjtëruar për t’i shërbyer Zotit!Le të lexojmë pjesën e fundit të Torës të kësaj jave ku Kohanimët u shenjtëruan për të shërbyer. Një përkushtim i ngjashëm ndodh me çdo besimtar kur ai ose ajo pranon Yeshua-n dhe merr Frymën e Shenjtë – sepse edhe ai është i shenjtëruar për t’i shërbyer Zotit. Në kapitullin…
    Tags: të, për, dhe, në, inkurajime
  • 100
    Prit në ZotinRri në heshtje para Zotit dhe prite atë; mos u hidhëro për atë që i shkojnë mbarë punët e veta, për njeriun që ndjek planet e tij të këqija. (PSALMI 37:7) Unë kam nevojë të dëgjoj nga Perëndia çdo ditë, dhe dëshiroj të dëgjoj prej Tij në lidhje me gjithçka. Për…
    Tags: të, dhe, në, për, inkurajime
  • 100
    Besnikëria e Zotit ndaj popullit të Tij!Këtë Shabat do të lexojmë librin e pestë dhe të fundit në Ligjin e Moisiut. “Zoti, Perëndia juaj, ju ka shumuar, dhe ja, sot jeni në numër të madh si yjet e qiellit.” – Ligji i Përtërirë 1:10 Ky varg flet për besnikërinë e Zotit në lidhje me popullin e Tij.…
    Tags: të, në, dhe, për, inkurajime
  • 98
    Tregoni atë që Zoti ka bërë për ju!Kur Jezusi doli në breg pasi kaloi detin e Galilesë, u ndesh me një njeri të pushtuar nga demonët. Bibla na tregon se: ” Prej shumë kohe ishte pushtuar nga demonët, nuk vishte rroba, nuk banonte në shtëpi, por ndër varreza.” (Luka 8:27). Banorët vendas ishin përpjekur ta lidhnin me zinxhirë dhe…
    Tags: të, për, dhe, në, inkurajime
  • 98
    Përballuni me krenarinë!Mëkati vjen në shumë forma dhe përmasa, por thellë brenda, çdo mëkat mbin nga e njëjta farë: krenaria. Nën çdo dështim moral është një dëshirë për të lartësuar veten. Askush nuk është i imunizuar nga kjo thyerje. Edhe njerëzit që kanë parë shenja të mrekullueshme dhe kanë përjetuar dorën e…
    Tags: të, për, në, dhe, inkurajime
Comments